• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vota e emigrantëve, pesha specifike sipas Qarqeve

by Dardan Malaj
05/03/2025 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dardan Malaj

Me përfundimin e regjistrimit të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, tashmë është më e qartë panorama e efektit të pritshëm të këtyre votave në nivel të 12 qarqeve. Marrë për bazë zgjedhjet e fundit parlamentare, numri i pritshëm i shtetasve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit që do ta ushtrojnë të drejtën e votës shkon mbi 1,810,000. Rrjedhimisht, që një subjekt politik apo koalicion të hyjë në formulën e ndarjes së mandateve duhet të ketë marrë në nivel kombëtar mbi 18,100 vota.

QARKU TIRANË

Të regjistruar mbi 49,000 shtetas shqiptar jashtë vendit. Pritshmëria e votuesve faktik total mbi 515,000. Numri i votave të diasporës është i njëjtë me shumatoren numerike të votave që kanë prodhuar 4 mandatet e fundit në qark në 2021. Me 13,024 vota (mandati i 34/PD); 12,602 vota (mandati i 35/PS); 12,156 vota (mandati i 36/PD); 11,939 vota ( mandati i 37/PS). *TR në 2025 ka 37 mandate.

QARKU FIER

Të regjistruar mbi 30,500 shtetas shqiptar jashtë vendit. Pritshmëria e votuesve faktik total mbi 204,000. Numri i votave të diasporës është i përafërt me shumatoren numerike të votave që kanë prodhuar 3 mandatet e fundit në qark në 2021. Me 11,477 vota (mandati i 14/PS); me 10,780 vota (mandati i 15/PD) dhe me 10,175 vota (mandati i 16/PS).

QARKU DURRËS

Të regjistruar mbi 23,700 shtetas shqiptar jashtë vendit. Pritshmëria e votuesve faktik total mbi 177,000. Numri i votave të diasporës është më shumë se shumatorja numerike e votave që kanë prodhuar 2 mandatet e fundit në qark në 2021. Me 10,566 vota (mandate 14/PD) dhe me 9612 vota (mandati 15/PS).

QARKU ELBASAN

Të regjistruar mbi 23,500 shtetas shqiptar jashtë vendit. Pritshmëria e votuesve faktik total mbi 180,000. Numri i votave të diasporës është më shumë se shumatorja numerike e votave që kanë prodhuar 2 mandatet e fundit në qark në 2021. Me 10,778 vota (mandati 13/PS) dhe me 9646 vota (mandati 14/PD).

QARKU KORÇË

Të regjistruar mbi 19,500 shtetas shqiptar jashtë vendit. Pritshmëria e votuesve faktik total mbi 144,000. Numri i votave të diasporës është më pak se shumatorja numerike e votave që kanë prodhuar 2 mandatet e fundit në qark në 2021. Me 12,109 vota (mandati 9/PS) dhe 10,096 vota (mandati 10/PD). *Korça në 2025 ka 10 mandate.

QARKU VLORË

Të regjistruar mbi 18,500 shtetas shqiptar jashtë vendit. Pritshmëria e votuesve faktik total mbi 120,000. Numri i votave të diasporës është më shumë se sa shumatorja e votave që kanë prodhuar dy mandatet e fundit në qark në 2021. Me 8032 vota (mandati i 11/PD) dhe me 7378 vota (mandati i 12/PS).

QARKU SHKODËR

Të regjistruar mbi 16,300 shtetas shqiptar jashtë vendit. Pritshmëria e votuesve faktik total mbi 125,000. Numri i votave të emigrantëve është pothuajse i barabartë me shumatoren numerike të votave që kanë prodhuar dy mandatet e fundit në qark në 2021. Me 9,441 vota (mandati i 10/PD) dhe 8213 vota (mandati i 11/PSD).

QARKU BERAT

Të regjistruar mbi 15,000 shtetas shqiptar jashtë vendit. Pritshmëria e votuesve faktik total mbi 91,000. Numri i votave të diasporës është më i vogël se sa shumatorja numerike e votave që kanë prodhuar dy mandatet e fundit në Qark në 2021, përkatësisht me 10,584 vota (mandati 6/PS) dhe 8467 vota (mandati 7/PS).

QARKU LEZHË

Të regjistruar rreth 14,000 shtetas shqiptar jashtë vendit. Pritshmëria e votuesve faktik në Qark mund të arrijë mbi 86,000. Numri i votave të diasporës është më i vogël se sa shumatorja numerike e votave që kanë prodhuar dy mandatet e fundit në Qark në 2021, përkatësisht me 9,090 vota (mandati 6/PS) dhe 8,500 vota (mandati 7/PD).

QARKU DIBËR

Të regjistruar mbi 8,900 shtetas shqiptar jashtë vendit. Pritshmëria e votuesve faktik në Qark mund të arrijë mbi 73,200. Numri i votave të diasporës është më i vogël se numri i votave që ka prodhuar mandatin e fundit në Qark në 2021, përkatësisht me 9,673 vota (mandati i 5/PD).

QARKU GJIROKASTËR

Të regjistruar mbi 7,900 shtetas shqiptar jashtë vendit. Pritshmëria e votuesve faktik në Qark mund të arrijë mbi 53,500. Numri i votave të diasporës është thuajse i njëjtë me numrin e votave që ka prodhuar mandatin e fundit në Qark në 2021, përkatësisht 8,177 vota (mandati 4/PS).

QARKU KUKËS

Të regjistruar mbi 3,800 shtetas shqiptar jashtë vendit. Pritshmëria e votuesve faktik në Qark mund të arrijë mbi 42,500. Numri i votave të diasporës është shumë herë më i vogël se sa numri i votave që ka prodhuar mandatin e fundit në Qark në 2021, përkatësisht me 12,036 vota (mandati 3/PD).

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 6 Mars 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Edhe nëse Amerika urdhëron…”, ministri izraelit: Nuk largohemi nga Libani!

“Edhe nëse Amerika urdhëron…”, ministri izraelit: Nuk largohemi nga Libani!

June 24, 2026
Berisha, akuza për investimet: Rama ka projektuar 523 restorte e hotele në zonat turistike

Berisha, akuza për investimet: Rama ka projektuar 523 restorte e hotele në zonat turistike

June 24, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rama nuk është i korruptuar. Sloganet nuk janë fakte

June 24, 2026
“Bëhu ushtar i prokurorisë”, përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit: S’ka pasur ndikim nga ana ime!

“Bëhu ushtar i prokurorisë”, përplasje në GJKKO mes Metës dhe Kryemadhit: S’ka pasur ndikim nga ana ime!

June 24, 2026
Vala ekstreme e të nxehtit godet Europën, Franca regjistron 45 viktima

Vala ekstreme e të nxehtit godet Europën, Franca regjistron 45 viktima

June 24, 2026
“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

“Vendi i shqiponjave nuk ka kohë për të humbur”, Rama ndan mesazhin e qytetarit lidhur me protestat

June 24, 2026
Studimi: Gati 1 në 4 europianë voton për partitë e ekstremit të djathtë, mbështetja në nivel rekord

Studimi: Gati 1 në 4 europianë voton për partitë e ekstremit të djathtë, mbështetja në nivel rekord

June 24, 2026
Zërat nga Irani: Na thonë se fituam, por ne s’kemi para për bukë

Zërat nga Irani: Na thonë se fituam, por ne s’kemi para për bukë

June 24, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 25 Qershor 2026

June 24, 2026
Zuckerberg sfidon Polymarket, Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

Zuckerberg sfidon Polymarket, Meta përgatit aplikacionin e ri të parashikimeve “Arena”

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In