• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Volodymyr Zelensky, komediani që sfidoi fuqinë e makinerisë së luftës së Putinit

by A R
25/03/2022 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

The Conversation

Në betejën kundër Ukrainës, forcat ruse kanë shënuar në mjetet e tyre ushtrake një shkronjë që nënkupton objektivin e tyre. Ka pasur interpretime të ndryshme të shkronjës “Z” në automjetet ruse – njëra është se ajo përfaqëson shkronjën e parë të ” Za pobedy “, që do të thotë “Fitore” në rusisht.

Por për disa të tjerë, simboli “Z” duket se konfirmon se Zelensky është objektivi numër 1 i Rusisë. Jashtë Ukrainës, Zelensky është bërë figura globale dhe fokusi i rezistencës ukrainase.

Rruga e Zelenskit drejt pushtetit ka qenë shumë ndryshe në krahasim me rrugën e  Putin. Putin u fuqizua në radhët e KGB-së për të ndërtuar bazën e tij të pushtetit nën udhëheqjen kaotike të ish-presidentit rus Boris Jelcin.

Ndërkohë, presidenti 44-vjeçar ukrainas ishte fillimisht një komedian, aktor filmi shumë i suksesshëm. Zelensky nuk kishte përvojë politike kur kandidoi për president në vitin 2019.

I lindur në vitin 1978 në Kryvyi Rih , një qytet i madh në Ukrainën juglindore, ai është djali i një profesori të shkencave kompjuterike dhe një inxhiniere. Gjyshi i tij dhe tre xhaxhallarët e tij luftuan në ushtrinë sovjetike kundër nazistëve, dhe vetëm gjyshi i tij arriti të mbijetonte.

Stërgjyshi i tij dhe të afërmit e tjerë u vranë gjatë Holokaustit. Në shkollën e mesme, Zelensky dhe miqtë e tij morën pjesë në Vesyólykh i Nakhódchivykh (KVN). Ky është një konkurs i komedisë dhe shfaqje televizive për të rinj, e quajtur si “Club of Funny and Inventive People”, që ka mbetur jashtëzakonisht popullor që nga fillimi i tij në vitet 1960.

Ndërsa u diplomua për juridik, Zelensky formoi me trupën e komedisë “Kvartal 95”.  Në vitin 2003, “Kvartal 95” filloi të prodhojë shfaqje për televizionin ukrainas dhe, deri në vitin 2005, Zelensky filloi të merrte pjesë në filma të ndryshëm. Në vitin 2006, ai fitoi versionin ukrainas të Dancing With the Stars. Roli i tij më i spikatur deri tani ishte në serialin televiziv 2015-2019.

Në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës të prillit 2019, pas një fushate të shkurtër, përveç premtimeve për të luftuar korrupsionin dhe për të sjellë paqen në Donbas, Zelensky arriti të rrëzonte presidentin aktual Petro Poroshenko. Ai fitoi 73% të votave – një sukses i jashtëzakonshëm dhe i paprecedentë në politikën ukrainase. Zelensky kishte më shumë pushtet politik se çdo politikan në historinë 30-vjeçare të Ukrainës, raporton abcnews.al

Si president, Zelensky promovoi shërbimin online të qeverisë për të gjithë dhe përsosi komunikimin e drejtpërdrejt me publikun përmes mediave sociale. Për luftën në Donbas, ai besonte se fillimisht duhej  të negocionte me Putinin.

Por një marrëveshje paraprake e shpallur nga Zelensky në tetor 2019 dhe që u tërhoq më vonë pati kritika të konsiderueshme si në Ukrainë ashtu edhe jashtë saj. Në pranverën e vitit 2020, Zelensky e “çliroi” qeverinë e tij nga shumë reformatorë properëndimorë, përfshirë kryeministrin  dhe kreun e Byrosë së re Kombëtare Kundër Korrupsionit.

Zelensky shprehu mbështetjen për Poroshenkon, pavarësisht akuzave për tradhti në janar të 2022 në lidhje me një marrëveshje të tregtisë së qymyrit në Donbas. Zelensky u kritikua me arsyetimin se mbështetja e tij për akuzat po dëmtonin imazhin ndërkombëtar të Ukrainës në një moment krize ndërsa ushtarët e Putinit ishin vendosur në kufi.

Në vitin 2020, vlerësimet e popullaritetit të Zelensky ranë deri në 30% megjithëse ai mbeti politikani më popullor në vend. Korrupsioni ka qenë një problem që ka shqetësuar prej kohësh Ukrainën, pavarësisht përpjekjeve të Zelenskit për ta luftuar.

Gjatë fushatës presidenciale në 2019, ai kishte lidhje të ngushta me Ihor Kolomoisky, dikur një mbështetës i tij. Por Zelensky refuzoi të lejonte riprivatizimin e PrivatBank, dikur në pronësi të Kolomoisky. Në vitin 2021, Zelensky miratoi me sukses një ligj për të “dënuar” mediat në pronësi të oligarkëve që do të hynte në fuqi gjatë pranverës.

Zelensky hoqi gjithashtu imunitetin ligjor për anëtarët e parlamentit dhe gjyqtarët. Në vitin 2020, presidenca pati një përplasje me gjykatën kushtetuese të Ukrainës, e cila hodhi poshtë një sistem të deklarimit të pasurisë për politikanët dhe gjyqtarët.

Ndërkohë, një vit më vonë, mes shumë zbulimeve në lidhje me elitat politike në mbarë botën, Pandora Papers zbuloi se Zelensky zotëronte asete në det të hapur – megjithëse ai mohoi çdo akuzë për pastrim parash.

Kontranditat mes Zelenskyt dhe Putin kanë filluar përpara pushtimit. Në shkurt të vitit të kaluar, ai ndërmorri një qëndrim kundër Putinit duke mbyllur kanalet televizive të kontrolluara nga Vikor Medvedchuk, një oligark ukrainas, për nxitjen e një narrative pro-Kremlinit për Donbasin.

Në prill, pas grumbullimit të ushtrisë  përgjatë kufijve të Ukrainës, Zelensky i kërkoi NATO-s që Ukraina të bëhej sa më shpejt pjesë e aleancës. Në nëntor, ai akuzoi një tjetër oligark, Rinat Akhmetov, për bashkëpunim me Rusinë për të kryer një grusht shteti.

Jashtë Ukrainës, Zelensky do të mbahet mend më së miri për bisedën telefonike të vitit 2019 me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump, i cili i bëri presion Zelenskit për të nisur hetimet për djalin e rivalit të tij të fushatës Joe Biden, Hunter.

Por ndërsa Zelensky refuzon të largohet nga kryeqyteti i tij dhe vazhdon të bashkojë vendin në luftën e tij ekzistenciale, ai skandal ka të ngjarë të shndërrohet në një fusnotë  në historinë e Z.

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Next Post
Berisha si ‘pronar’ i PD, pas Bashës po kërkon ‘qiraxhiun’ e radhës?!

Çfarë ndodh nëse gjykata regjistron edhe statutin e Kuvendit të thirrur nga Basha?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Kosovë/ Arrihet dakordësia, LDK garon me listë të përbashkët me Vjosa Osmanin

Zgjedhjet në Kosovë/ Arrihet dakordësia, LDK garon me listë të përbashkët me Vjosa Osmanin

May 5, 2026
Shqiptarët online, por shumë pas në aftësi digjitale

Shqiptarët online, por shumë pas në aftësi digjitale

May 5, 2026
Netanyahu takon Mladenov në Jerusalem, fokus te plani 20-pikësh i Trump për Gazën

Netanyahu takon Mladenov në Jerusalem, fokus te plani 20-pikësh i Trump për Gazën

May 5, 2026
Gjykata e Durrësit rindërton dinamikën e aksidentit tragjik, Nikoll Radaçi pretendon se u pengua nga një mjet tjetër

Gjykata e Durrësit rindërton dinamikën e aksidentit tragjik, Nikoll Radaçi pretendon se u pengua nga një mjet tjetër

May 5, 2026
Statuti i PD drejt Gjykatës! Kërkohet pezullimi si kryetar i Sali Berishës dhe ndalimi i kandidimit, zbardhet kërkesa zyrtare

“PD nuk ecën përpara me këtë drejtim”, analistët kritika Berishës: S’lejon garë të lirë, hiq dorë!

May 5, 2026
Kryeministri Rama në Gjirokastër: Rritet financimi për startup-et dhe investimet në inteligjencën artificiale

Kryeministri Rama në Gjirokastër: Rritet financimi për startup-et dhe investimet në inteligjencën artificiale

May 5, 2026
Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Emirateve: Akt terrorist dhe kërcënim për paqen rajonale

Rama dënon sulmin e Iranit ndaj Emirateve: Akt terrorist dhe kërcënim për paqen rajonale

May 5, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

May 5, 2026
“Ai që i ka realizuar, më ka ‘përmirësuar’”, Meloni reagon pas fotove që qarkulluan në rrjet: Janë të krijuara me inteligjencë artificiale!

“Ai që i ka realizuar, më ka ‘përmirësuar’”, Meloni reagon pas fotove që qarkulluan në rrjet: Janë të krijuara me inteligjencë artificiale!

May 5, 2026
Donald Trump kritikon Papa Leoni XIV për qëndrimin ndaj Iranit, rriten tensionet para takimit në Vatikan

Donald Trump kritikon Papa Leoni XIV për qëndrimin ndaj Iranit, rriten tensionet para takimit në Vatikan

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In