• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vizita në Berlin/ Rama, pas takimit me Scholz: Gjeta gadishmërinë e fortë të tij për të shtyrë përpara procesin e integrimit

by Java News
11/04/2022 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama zbuloi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kancelarin Olaf Scholz se gjatë takimit me të mori një gadishmëri tepër inkurajuese nga Gjermania për të avancuar me procesin e integrimit në ballkanin Perëndimor.

“Ishte vërtetë kënaqësi të merrja ftesën tuaj dhe të ritakoheshim pas takimit të parë në qytetin e mrekullueshëm të Hamburgut. Nga ana tjetër jam shumë i inkurajuar nga biseda me kancelarin sepse gjeta një gadishmëri jashtëzakonisht inkurajuese të tij dhe të Gjermanisë për të shtyrë me më shumë vendosmëri përpara procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Shpresojmë që të ndodhë në Këshillin e ardhshëm në muajin Qershor.

E çmojmë shumë konsideratën dhe vlerësimet që kancelari evidentoi për progresin që kemi bërë, por kemi ende shumë për të bërë në të gjitha drejtimet.

Jemi të vendosur të bëjmë shumë më shumë, ne kemi si qëllim të ndërtojmë një Shqipëri me standartet evropiane dhe këtë nuk ia dedikojmë Brukselit apo Berlinit, por ia dedikojmë fëmijëve tanë”, tha Rama.

“Ishte vërtet kënaqësi të merrja ftesën tuaj dhe të ritakoheshim pas një takimi të parë në qytetin e mrekullueshëm të Hamburgut. Nga ana tjetër jam shumë i inkurajuar nga biseda me Kancelarin sepse gjeta një gatishmëri inkurajuese të tij dhe të Gjermanisë për të shtyrë me më shuëm vendosmëri procesin e integrimit europian të Ballkanit Perëndimor, duke filluar nga përmbyshja e një faze të procesit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që shpresojmë të ndodhë në qershor. E çmojmë shumë konsideratën e qeverisë federale për progresin që ne kemi bërë por jemi edhe të vetëdijshëm që kemi shumë për të bërë në të gjitha drejtimet.

Për ne procesi i integrimit europian nuk është një proces për të shkuar në Evropë por për të ndërtuar një Shqipëri me standarde e BE, dhe këtë ia detyrojmë fëmijëve tanë. Sigurisht që ne kemi tërësisht në një linjë me Kancelarin, sikundër e gjithë BE, në raport me agresionin rus mbi Ukrainën. Ne i dënojmë njëzëri krimet mizore që po kryhen atje dhe kërkojmë armëpushim sa më të shpejte dhe negociata sa më të vërteta që të përfundojë ky kalvar që po shkatërron jetën e miliona njerëzve, që po bën reale atë që ne mendonim se nuk do përsëritej kurrë më, një luftë në Evropë.

Së treti, vlerësoj dëshirën e tij për t’i dhënë një impuls të ri Procesit të Berlinit, që e ka sot më të domosdoshëm se kurrë një përshpejtim të ri. Unë e informova Kancelarin edhe për ‘Ballkanin e hapur’ që nuk është gjë tjetër vetëm një përpjekje për ta jetësuar Procesin e Berlinit”, tha Rama./m.j

Next Post
DEBATI / Berisha: E ke lumturuar burrin me prona; Xhaçka: Nuk e di nëse gruaja juaj…

DEBATI / Berisha: E ke lumturuar burrin me prona; Xhaçka: Nuk e di nëse gruaja juaj…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën

Lufta mes dy qeverive të futbollit kalon në fazë tjetër, FIFA akuzon UEFA-n për fushatë dezinformimi dhe ndikim në zgjedhjet presidenciale

September 29, 2026
Puthi me dorë në Kuvend gjatë betimit/ Shabani: Nuk është formë ironike apo cinike! Kisha marrë me vete familjarët e mi

Gjykata Kushtetuese merr vendimin, rrëzon kërkesën e PD! Endrit Shabani mbetet Avokat i Popullit

September 29, 2026
Nations League/ Pak orë para ndeshjes, Maran merr vendimin! Ja cilët lojtarë lihen në tribunë për duelin me San Marinon

Nations League/ Pak orë para ndeshjes, Maran merr vendimin! Ja cilët lojtarë lihen në tribunë për duelin me San Marinon

September 29, 2026
“Operacione të përbashkëta kundër krimit”- Demo takohet me ambasadorin italian: Bashkëpunimi na ndihmon edhe për kapitullin 24 të integrimit në BE

“Operacione të përbashkëta kundër krimit”- Demo takohet me ambasadorin italian: Bashkëpunimi na ndihmon edhe për kapitullin 24 të integrimit në BE

September 29, 2026
Zelensky akuza Pekinit: Kina është tashmë në anën e Rusisë -

Rusia fillon mobilizimin, Zelensky lëshon alarmin: Koreja e Veriut do dërgojë 10 mijë trupa shtesë në frontin rus

September 29, 2026
UÇK-OVL paralajmërojnë protesta masive nëse nuk procedohen ndryshimet për Gjykatën Speciale

UÇK-OVL paralajmërojnë protesta masive nëse nuk procedohen ndryshimet për Gjykatën Speciale

September 29, 2026
“Ajo nuk është Papa…”- Rama batuta për “Revolucionin Flamingo” dhe këngëtaren e njohur shqiptare: Duas i pëlqen protesta, mua më pëlqen Dua!

“Ajo nuk është Papa…”- Rama batuta për “Revolucionin Flamingo” dhe këngëtaren e njohur shqiptare: Duas i pëlqen protesta, mua më pëlqen Dua!

September 29, 2026
Të shtënat gjatë operacionit antidrogë në Krujë, Policia zbardh dinamikën: Një efektiv qëlloi në ajër për të…!

Të shtënat gjatë operacionit antidrogë në Krujë, Policia zbardh dinamikën: Një efektiv qëlloi në ajër për të…!

September 29, 2026
Dhunoi dhe këcënoi Eduart Kuçin, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shokun e tij Kristjan Nikolli! Dy ende në arrati

Dhunoi Eduart Kuçin dhe postoi pamjet në rrjetet sociale, Gjykata e Apelit jep vendimin për këngëtarin Jozefin Marku!

September 29, 2026
PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë

“U cenua siguria kombëtare”- PD kërkesë për informacion zyrtar Kryeministrit dhe Presidentit për çështjen e SHISH: Institucionet të përgjigjen

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com