• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Puthja e Robertit!

by Artan Fuga
11/05/2026 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga

Ka dy a tri ditë që merremi me puthje.

I sulemi Robert Ndrenikës sepse vajti në sallën e gjyqit të Erion Veliajt, e puthi në ballë, nën vështrimin dashamirës të policit, iu parapriu disa “krushqëve” të tjerë, artikuloi edhe tiradën teatrale se ç’i kishte mbetur për të bërë burg, ja merrte ai përsipër, si Ago Ymeri i përrallës së moçme, e bënte ai për të!

Për mua ngjarja e vërtetë nuk ishte fare puthja e Robertit, por sjellja e policit zëmërmirë e babaxhan! Po kini pak durim se do ta them se përse!

Kaq u desh të vlonte kazani! Unë jam mbështetës i zjarrit që e bën kazanin të vlojë nisur nga rrjetet sociale. Po të vënë në balancën e sotme mediat profesionale dhe rrjetet sociale, si teknik do të zgjidhja të parat, por si qytetar të dytat.

Faleminderit teknologjisë!

Çfarë nuk i thanë aktorit që kaq shumë i ka dhënë teatrit dhe kinematografisë shqiptare! Nuk lanë biografi pa i bërë. Madje i numëruan edhe rolet që ka luajtur në kuadrin e dramës socrealiste të prefektit, nënprefektit, e të tjerëve!

E kam thënë që tekstet e gjimnazit janë bërnut! Le që tekst estetike nuk ka fare, a thua se edukojmë barbarë jo shqiptarë të shekullit 21!!!

Nuk gjykohet aktori për profilin e personazhit që krijon o të uruar! Ai ekzekuton skenarin, sikurse e ka konceptuar rregjisori, autori, po deshët edhe këshilli artistik, ose edhe organizata e partisë në disa rregjime! Aktori në skenë nuk luan veten e tij, madje as edhe atë personazh që do!

Se po qe kështu t’i sulemi edhe Carli Caplinit sepse si shumë gazmor e ka paraqitur ai Hitlerin duke luajtur dhe bërë ojna me Globin si top, a thua të ishte Messi!

Në historinë e teatrit njihen faza kur publiku evropian në shekullin e 19-të shpesh merrte dramën në teatër për ngjarje të vërtetë. Aktorët me role negative i nxirrnin nga dera e pasme e ndërtesës sepse kishin frikë se turma që i priste jashtë i rrihte.

Ishte famshme kur erdhi kinemaja masive në Shqipëri. Kishte spektatorë që iu bërtisnin hijeve mbi ekran : O i poshtër! O tradhëtar! Ose i inkurajonin: Putheeeeee! Ose bërtisnin : Vriteeeee!

Mosdallimi midis lojës teatrale dhe realitetit është një shkarje psikologjike në fillimet e teatrit. Arti është një lojë mes së vërtetës që duket si e pavërtetë dhe së pavërtetës që duket e vërtetë! Por, në këtë dialektikë, është e lehtë të marrësh njërën për tjetrën. Të marrësh teatrin për jetën reale, dhe të marrësh jetën reale për teatër!

Kështu në vend të gjykojnë Robertin, gjykojnë personazhet që ai ka luajtur, hijet e tij në skenë, sikurse do të thoshte Frederik Niçja. Sa për Robertin, ai nuk duhet në asnjë rast të ketë mendim ndryshe nga militantët, nga turma, apo nga unë. Se unë kam qenë dhe jam kundër prishjes së ndërtesës së stërkonsumuar të Teatrit Kombëtar, por ja që Roberti nuk ishte me mendjen time. Si të them unë? Kush nuk mendon si unë, t’ja shënojmë në librin e shtëpisë!

Por sikur nuk ecën kështu opinioni publik! Përndryshe do të ishim një turmë e pështirë!

Siiiii? Puthi Erion Veliajn? Në sallën e gjyqit? Ja pra ku e justifikoi korrupsionin e Erionit! Ju intelektualët mbështesni njëri tjetrin hë!

Po prisni more pak! E para Erioni ende nuk është shpallur fajtor. Në del i pafajshëm, shumë mirë! Në i provofshin korrupsionin, të vuajë dënimin dhe shpaguajë dëmin shoqërisë! Unë nuk jam aspak fans i administrimit dhe i politikave që janë ndjekur për urbanizimin e Tiranës. I quaj të dështuara! Por, për këtë nuk e ka fajin vetëm ai! Madje ai ka ardhur shumë vonë në këtë histori! Sikurse jam kundër reformës së dikurshme territoriale që tani duan ta ribëjnë! E ribëjnë sepse ajo që u bë doli shterpë! Po unë që qysh në fillim thashë se ajo është e dështuar, s’më dëgjoi njeri!

Por, Robert Ndrenika kur e pyetën gazetarët se çfarë mendonte për akuzat kundër Velisë, ishte krejt i kthjellët: Kam ardhur të mbështes mikun tim në një ditë fatkeqe, pak a shumë tha, nuk merrem me akuzat, nuk është puna ime!

Po ku është thënë që kur një mik, qoftë edhe sikur të ketë bërë faje, apo gabime, lëre kur ende asgjë e tillë nuk i është komunikuar, bie në burg, në paraburg, e mbyllin në kështjellë, a në kamp përqendrimi, në spital psikiatrik, a në shkollën e vagabondëve, qenka e ndaluar, amorale, e poshtër, të shkosh ta takosh! Mos duhet të bëjmë si në kohët e parme kur të duheshe të merrje distancim nga gjyshi, apo dajat, apo xhaxhai i dënuar, se ndryshe ikje si kovë pusi?

Unë për vete miqtë e mi që u ka ndodhur t’i izolojnë në shtëpi, apo në burg, pa u ngatërruar me punët dhe llogaritë e tyre me shtetin, i kam përshëndetur, uruar për datëlindje a gëzime të tjera, kam marrë përshëndetje prej tyre dhe u kam çuar të fala sa herë kam mundur! C’a të keqe ka!

Mirë, mirë, më thotë moralisti, por kur i tha Ndrenika që bëj burg për ty!

Po pse vërtet mund ta bënte? Apo mendoni se Roberti s’është krejtësisht i kthjellët? E keni gabim! Ai është aktor në stofin e tij psiqik të brendshëm. Teatrin e ka të shkruar nën lëkurë! Ajo është batutë teatrale, metaforë, sado miqësi mban brenda! Edhe ai, sikurse Erioni, e di mirë se burgun e Veliajt apo pafajësinë e tij do ta marrë vetë ky i fundit përsipër, askush tjetër!

Pse kur i themi dikujt : Ta hangsha syrin! – Vërtet duam t’ja hamë? Po kur i themi : Vdeksha për ty!, seriozisht e kemi apo bëjmë teatër? Vërtet të gjithë vemë në skenë për ditë lojën tonë teatrale (Goffman), por aktorë si Ndrenika nuk jemi të gjithë! Madje nuk i vijmë atij në këtë pikë as te kërciri!

Për mua domethënëse ishte sjellja e policit zëmërmirë. Ai i priti të gjithë përzëmërsisht, ata që vinin të takonin të akuzuarin, e puthnin, si Roberti. Polici babaxhan madje u kujdes që t’u gjente vend të uleshin, t’i sistemonte dhe rehatonte nëpër karrige!!!

Ajo figurë më tronditi sepse ishte simbol i diçkaje që askush nuk e artikulon, as analistët, as ish shokët dhe miqtë partiakë të Erionit, as ish bashkëpuntorët e tij të afërt, shokë në bashki, madje as vetë Erioni!

Ajo mirësjellje policore, besoj në anashkalim dhe mbikalim të ligjit, mu duk se thoshte: Ky vërtet është dënuar! Partia dhe bashkia e tij, këshilltarët e tij e kanë flakur tej! Cka e vërteton shpallja e vendit vakant në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën, ku veç kryeministrit, u përfshi edhe Presidenti. Vendim i anulluar nga Gjykata Kushtetuese. Por, është edhe joni! Ja polici sillet miqësisht, nuk ka ftohtësinë dhe distancimin cinik të ligjit!

Je yni, por në bangën e të akuzuarit!

Je i akuzuar, të kemi flakur, por je yni!

Sepse mu kujtua kohët e vjetra kur kuadro të lartë të diktaturës e dinin në burg se ishin edhe të dënuar, por mbeteshin edhe të partisë!

Shtynin kohën mes dëshpërimit dhe shpresës! Yni, por në burg, në burg, por yni!

Juridikisht çështja është e qartë! Atë nuk e zgjidh fare puthja e Robertit. Fjalën do ta thotë drejtësia. Ajo drejtësi që është. Këtu, por edhe gjetiu besoj!

Pa u ngatërruar me punët e shtetit, duke e ditur se nuk mund të përfitojë ndonjë gjë tjetër nga miku i tij, përsëri Roberti iu gjet pranë atij! Thoni çfarë të doni! Sot është e rrallë që kur këmba rrëshket, mirënjohja ose miqësia të ruhet! S’ka shporta fiq, s’ka miq! Roberti shkoi kundër kësaj!

Pse shkoi kundër rrymës? Është vështirë që gjithkush ta kuptojë që intelektuali që ka një jetë që jeton si i tillë, artisti në këtë rast, është i lirë, krejt i lirë! Nuk pyet fare se çfarë thotë shumica. Nuk i nënshtrohet fare votimit. Aq më pak për sjelljen e tij. Madje tentohet nga ecja kundër rrymës, merr adrenalinë! Nuk e kanë pasur kot ata që e kanë përkufizuar intelektualin, ndoshta prej qindra vitesh, mijëra mbase, si dikush që i kundërvihet asaj që është e zakonshme, mesatare, e rëndomtë, që duket e natyrshme, përse jo që duket edhe morale. Aq më shumë një aktor që profesionalisht luan me spektatorët e tij, nuk janë spektatorët që luajnë me të.

Politikisht situata është e paqartë sepse paradoksale: Erion Veliaj ndodhet midis të qënurit yni (i tyre) dhe i akuzuar!

Kjo e çfazon sjelljen e policit! Ai lëkundet midis respektuesit të ftohtë të ligjit dhe mikpritësit dashamirës dhe zëmërmirë të miqve të të akuzuarit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shpërthen” në thirrje Artan Fuga: Shtet fejsbukist! Hiqni të drejtat dhe liritë me kod penal, orar xhiro për gratë e virgjëra

Puthja e Robertit!

May 11, 2026
“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

May 11, 2026
“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

May 11, 2026
Sot në 12:00 skadon afati për kandidaturat, Berisha ‘garon me veten’ për kreun e PD-së

A do të ketë garë të ndershme në PD? Sondazhi: Mbi 70% thonë se nuk u intereson fare!

May 11, 2026
Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

May 11, 2026
Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

May 11, 2026
“Sistemi zgjedhor gjithmonë për interesa momentale”, Mërtiri: Jo në funksion të stabilitetit të vendit

Mërtiri: Ndërkombëtarët nuk janë shkaktarët e rrënimit tonë. “Vrasja e demokracisë” produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar

May 11, 2026
Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

May 11, 2026
S’ia shembi dot shtëpinë tërmeti, por tritoli i pallatit pranë! E moshuara në qiell të hapur, ç’i tha Rama

S’ia shembi dot shtëpinë tërmeti, por tritoli i pallatit pranë! E moshuara në qiell të hapur, ç’i tha Rama

May 11, 2026
“Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë

“Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In