• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mërtiri: Ndërkombëtarët nuk janë shkaktarët e rrënimit tonë. “Vrasja e demokracisë” produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar

by A R
11/05/2026 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “3D” të moderuar nga Alban Dudushi në RTSH, tema mbi raportet e Partisë Demokratike me faktorin ndërkombëtar ka nxitur diskutime të forta. Analisti Ergys Mërtiri ka mbajtur një qëndrim kritik, duke hedhur poshtë retorikën që fajëson diplomatët e huaj për gjendjen e vendit dhe duke e vendosur përgjegjësinë drejtpërdrejt mbi klasën politike shqiptare.

Mërtiri argumentoi se, ndonëse ndërkombëtarët mund të kishin qenë më efektivë në përpjekjet e tyre, shkaktarët realë të krizave 35-vjeçare në vend janë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Sipas tij, “vrasja e demokracisë” është një produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar.

“Krimet në vendin tonë nuk i kanë bërë ndërkombëtarët. I kemi bërë ne. I kanë bërë ata që kanë vrarë demokracinë, që janë PS dhe PD. Kemi një vend ku rrëmbehet prona, nuk ka stabilitet dhe është bërë i pajetueshëm për faj të Berishës dhe Ramës,” deklaroi Mërtiri.

Sipas analistit, fakti që njerëzit po braktisin vendin masivisht nuk është pasojë e politikave të Brukselit, por e sistemit të instaluar nga dy liderët kryesorë në vend.

Sulmet ndaj Gonzato-s dhe izolimi i Berishës

Mërtiri e cilësoi si “krizë personale” të Sali Berishës sulmin e fundit ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. Sipas tij, Berisha po përpiqet të shpërndajë fajin te ndërkombëtarët për të mbuluar izolimin e tij diplomatik.

Sipas Mërtirit, Berisha sulmon Gonzaton sepse parashikon një relacion pozitiv nga Brukseli për Shqipërinë dhe dëshiron t’u mbushë mendjen mbështetësve të tij se ambasadori është rreshtuar me Ramën.

Deklaratat e Berishës se “ka informacione” më shumë se vetë BE-ja, Mërtiri i cilësoi si banale dhe qesharake nga pikëpamja diplomatike.

Analisti theksoi se Berisha është i izoluar dhe nuk përfillet nga faktori ndërkombëtar, i cili njeh figura të tjera brenda PD-së si Gazment Bardhin apo Jorida Tabakun.

Ergys Mërtiri theksoi se faktori ndërkombëtar nuk është as me Ramën dhe as me Berishën, por është kundër sistemit që ata përfaqësojnë.

“Ata janë kundër pengmarrjes nga Rama dhe Berisha. Është e qartë se nuk janë me Ramën, por qartazi nuk janë fare me Berishën. Ky i fundit është non-grata dhe asnjë nuk e takon,” përfundoi analisti.

Për Mërtirin, zgjidhja e krizës nuk vjen duke sulmuar diplomatët, por duke pranuar përgjegjësitë për dështimet e brendshme që e kanë bërë Shqipërinë një vend ku “njerëzit marrin avionët dhe ikin”.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

Elisa Spiropali thyen heshtjen pas përjashtimit: Flasim nesër në 11:00

November 24, 2026
Liceu Francez i Korçës rikthehet në sistemin arsimor, Kumbaro: Do të ketë profil shkencor dhe diploma të përbashkëta me Francën

Liceu Francez i Korçës rikthehet në sistemin arsimor, Kumbaro: Do të ketë profil shkencor dhe diploma të përbashkëta me Francën

November 24, 2026

Si mund të vriten shqiptarët?

November 24, 2026
Droni rus hyn sërish në hapësirën ajrore të Polonisë, qëndron 8 minuta dhe kthehet në Ukrainë

Droni rus hyn sërish në hapësirën ajrore të Polonisë, qëndron 8 minuta dhe kthehet në Ukrainë

November 24, 2026
“Nuk e besoj këtë që po bëj”, sulmuesi vendos rekord në Serinë A. E ndjek Interi

“Nuk e besoj këtë që po bëj”, sulmuesi vendos rekord në Serinë A. E ndjek Interi

November 24, 2026
Ambasadori amerikan Eric Wendt, takime me krerët e SPAK dhe BKH

Ambasadori amerikan Eric Wendt, takime me krerët e SPAK dhe BKH

November 24, 2026
SPAK kërkon që gjyqi ndaj Veliajt të zhvillohet online, seanca e radhës shtyhet për më 15 dhjetor

SPAK kërkon që gjyqi ndaj Veliajt të zhvillohet online, seanca e radhës shtyhet për më 15 dhjetor

November 24, 2026
Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

November 24, 2026
Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

November 24, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra

Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In