• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

by A R
11/05/2026 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Baton Haxhiu e pyeti ish-kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për detajet e të ashtuquajturës dosje CEZ-DIA, ku flitet për “200 mijë”, që thuhet se Ilir Meta ia ka kërkuar ish-administratorit Kastriot Ismailaj me mesazh. Zonja Kryemadhi u shpreh se ajo dosje nuk ekziston fare.

Pjesë nga biseda

Baton Haxhiu: Fuqia e prokurorisë në opinionin publik është në momentin kur vendos të japë pjesë nga dosja, është përparësi derisa fillon procesi gjyqësor pasi ashtu ndërton rrëfimin e vet. Kjo fuqi zhduket kur fillon gjykimi, aty pastaj jeni barabartë. Tani po shoh, që prokuroria apo gazetarët, ka dalë kjo 200 mijë euro. Meqenëse kjo pjesë e dosjes është asgjësuar, nuk e di pse ka dalë në publik dhe pse është e tillë. Nëse është e asgjësuar, ka elementë politikë. Dua të ma sqaroni si është e mundur që kur të gjithë gjërat janë kopsitur nga prokuroria, ende janë në pafuqinë e spekulimit. Është e patolerueshme, pasi e kanë patur kohën e mjaftueshme ta shkatërrojnë imazhin e Metës. Pse ka dalë kjo, dua të ma sqaroni.

Artan Hoxha: Nuk e kuptoj, në çfarë momenti e nxorri prokurori Kllapi këtë?

Monika Kryemadhi: Kjo nuk është provë, nuk ekziston si provë. Në akuzë 240 faqe, 210 faqe janë me perceptim, më the, të thashë, mendojmë, u tha, më tha, do të vij, a ke, ku je, do më blesh një palë vëthë, muhabete grash. Në 240 faqe, 200 faqe flitet për Monikën, marrëdhënia ime me kushëririn tim, deputetët, fëmijët, e me radhë. Është telefoni im për vitin 2014 dhe kanë marrë mesazhe.

Aty është bërë çështje që ky zotëria të futet në burg.

Kur ishim në seancë paraprake, kur zoti Meta filloi të shpjegojë procesin e CEZ-DIA, sepse shqiptarët nuk e dinë se si kompania e Ismailajt ka patur 71 kompani.

Në këtë histori, që unë ta kisha ditur që Ismailajn e kanë futur në burg, se donin të mbyllnin historitë e CEZ-DIA është histori tjetër.

Sotir Kllapi dhe Arben Kraja, ngelën të shokuar kur Meta fliste për CEZ-DIA, pasi e ka bërë Altin Dumani. Pse e ka marrë përsipër? Ka çuar haber nëpërmjet Ulsi Manjës, ka kërkuar, është edhe fotografia dhe përgjimi, prandaj nuk u bë Dumani kryeprokuror, sepse ka qenë i përzgjedhur i Berishës për te Krimet e Rënda, ky i tha Ramës, më bëj kryeprokuror se do të fus në burg Ilir Metës. E ke të regjistruar, e ka Operacionalja me shërbimet e huaja. Me këtë arsye nuk e zgjodhën kryeprokuror.

Pra ngelën, nuk erdhën prokurorët, i thanë Dumanit shko mbroje vetë CEZ-DIA. Duke qenë se i zhbëhet çështja, kanë marrë këtë mesazh, në akuzën e parë nuk është mesazhi.

Kjo gjë që pretendojnë këta nuk ekziston as si provë dhe as si veprim.

Baton Haxhiu: Tani jeni të barabartë dhe këto nuk kanë vlerë, këto shtytje që prokurori nxjerr, nuk kanë vlerën e fakteve. Mua më intereson çfarë do të jetë reagimi juaj, kur t’u vijë rradha të flisni për këtë dosje, që zoti Dumani apo kushdo e lexon aty, çfarë do të thoni?

Monika Kryemadhi: Nuk ekziston.

Next Post
“Shpërthen” në thirrje Artan Fuga: Shtet fejsbukist! Hiqni të drejtat dhe liritë me kod penal, orar xhiro për gratë e virgjëra

Puthja e Robertit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen në Tiranë/ Çika: Ishte mbështetëse ndaj qeverisë, por kërkuese për luftën kundër korrupsionit

Von der Leyen në Tiranë/ Çika: Ishte mbështetëse ndaj qeverisë, por kërkuese për luftën kundër korrupsionit

September 30, 2026
Incidenti në fluturimin Dubai–Tel Aviv/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit!

Incidenti në fluturimin Dubai–Tel Aviv/ Ambasada e Izraelit: Ishte përpjekje për rrëmbimin e avionit!

September 30, 2026
Publikimi i videove intime/ Policia e Tiranës nis hetimet, po identifikohen adresat IP të faqeve dhe profileve

Publikimi i videove intime/ Policia e Tiranës nis hetimet, po identifikohen adresat IP të faqeve dhe profileve

September 30, 2026
Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë

September 30, 2026
Dita e 123-të e protestës në bulevard, marshim dhe fjalime kundër Qeverisë!

Dita e 123-të e protestës në bulevard, marshim dhe fjalime kundër Qeverisë!

September 30, 2026
Sfidat e sigurisë në Europë, Hita merr pjesë në Hagë me drejtuesit e agjencive ligjzbatuese nga 59 shtete

Sfidat e sigurisë në Europë, Hita merr pjesë në Hagë me drejtuesit e agjencive ligjzbatuese nga 59 shtete

September 30, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Ja çfarë i thashë Ramës pas tërmetit të vitit 2019! Procesi i integrimit nuk është i ngadaltë

Nga përparimi i Shqipërisë drejt BE, te drejtësia dhe reformat! Mesazhet që Ursula von der Leyen i dha Tiranës dhe shqiptarëve

September 30, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Flamingot si dekor

September 30, 2026
Kodi i ri Penal, burg edhe për një shkrim ose koment në “Facebook”?

DRAFTI/ Ja 105 nenet e reja në Kodin e Procedurës Penale, çfarë ndryshon (DOKUMENTI)

September 30, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com