• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vito Kapo për dekorimin e 67 ballistëve nga Presidenti Nishani: Eshtë çmenduri

by Java News
26/10/2016 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Vito Kapo, ish­-partizane gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe një nga figurat kryesore të diktaturës si bashkëshorte e Hysni Kapos e cilëson një çmenduri dekorimin e Presidentit Nishani ndaj 67 ish­anëtarëve të Ballit Kombëtar.

E pyetur nga “Panorama” se çfarë shije i ka lënë ky dekorim, zonja Kapo i cilëson përfaqësuesit e Ballit tradhtarë, të cilët bashkëpunuan me pushtuesin e huaj kundër interesave të vendit.

“Nuk ka gjë më të ulët. Çfarë mund të them?! E pashë dhe m’u duk një çmenduri. Si mund të dekorosh ata që u bashkuan me pushtuesin e huaj kundër partizanëve, bijve të popullit. Së bashku me pushtuesin e huaj ata luftuan kundër çlirimit të vendit sepse, nëse donin çlirimin e vendit, duhet të ishin në krah me partizanët.

Ata kanë qenë dhe mbeten tradhtarë të Shqipërisë, të cilët jo vetëm nuk duhen dekoruar, por as duhen zënë fare me gojë. Këto gjëra dihen publikisht. Mos më lëndoni më shumë zemrën me këto gjëra”, u shpreh e veja e Hysni Kapos, figurës numër dy të sistemit komunist në Shqipëri.

Historiani

Paskal Milo, historiani i njohur, ka kërkuar që dekorime të tilla duhet të marrin fund, pasi zhvlerësojnë rolin e Presidentit dhe vlerën e dekoratave. Milo e ka quajtur ngjarjen si kriminale dhe të dënueshme, por ajo, sipas tij, ka ndodhur në kushtet e luftës.

Ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe me mijëra shqiptarë që u vranë sipas tij nga pushtuesit,

ballistët dhe zogistët. Milo është shprehur se Mehmet Shehu u kritikua nga Enver Hoxha për

vrasjen e 67 ballistëve pa gjyq, duke e quajtur ngjarjen si shumë të rëndë, por sipas historianit, Shehu vazhdoi pushkatimet e kundërshtarëve.

“Për çfarë ideali demokratik u vranë këta njerëz dhe kujt i shërbeu nga ata në atë kohë? Ata ishin viktimat e luftës si mijëra të tjerë të vrarë nga pushtuesit, ballistët, zogistët dhe nga partizanët. E dhimbshme, e trishtueshme, e dënueshme, por ky ishte realiteti i kohës.

Keqpërdorimi i vrasjes së tyre dhe spekulimi me vrasjen e tyre është i pafalshëm. Ndaj dhe duhet ndalur epidemia e dekorimeve për qëllime të politikës së ditës, sepse zhvlerëson vetë titujt e lartë dhe të nderuar, por edhe institucionin që i akordon ato”, u shpreh Milo.

Edhe Fatos Klosi, një nga polemistët e majtë, e ka quajtur si qesharak vendimin e Presidentit për të shpallur si “Martirë të Demokracisë” 67 anëtarët e Ballit Kombëtar, të pushkatuar në vitin 1943 nga Mehmet Shehu. Klosi tha se ndiente keqardhje për Presidentin.

Ai tha se një ngjarje të tillë, nuk e kanë vlerësuar presidentet e tjerë dhe askush nuk i bëri  martirë. Fatos Klosi ka ironizuar me Presidentin, duke thënë se porosinë e ka marrë nga ballistët që jetojnë në Amerikë.

ma.me

Next Post
Elbasan/ Vjedh postën e fshatit, arrestohet 30 vjeçari

Arrestohen 2 kosovarë, tentuan të kalonin 1,7 ton fruta-perime kontrabandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com