• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

by A R
23/12/2025 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli ka analizuar pasojat e djegies së mandateve të opozitës në vitin 2019, duke theksuar se ky veprim gabim i opozitës e garantoi fitoren e Edi Ramës jo vetëm për mandatin e tretë, por edhe për mandatin e katërt.

Në emisionin “Trialog” në RTSH, Vangjeli theksoi se djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale nga opozita në 2019 ishte një “gabim kriminal” që tronditi sistemin politik shqiptar dhe e bëri të vështirë për opozitën të rikuperohej.

“Shqipëri vijon të jetë në një krizë të vazhdueshme zgjedhore, në kuptimin se humbësi nuk njeh rezultatin ndërkohë që fituesi ka vështirësi të përkohshme për të administruar fitoren. Shqipëria humbi një nga shanset periodike të saj për të zhvilluar zgjedhjet, që të ishin të pakontestuara nga askush. Hilja apo devijimi i zgjedhjeve në afatgjatë janë problematike dhe kam përshtypjen se të gjithë gabuam në 2019 dhe një pakicë dëshpëruese të zërave publik kur djegia e mandateve të opozitës në 2019 e konsideruan si një faturë të caktuar që i garantonte Ramës mandatin e 3-të, por në fakt i kanë garantuar edhe mandatin e 4-ët”, tha Vangjeli.

Ai e cilësoi këtë veprim si një “atentat kamikaz” që, edhe pse goditi opozitën, i dha mundësinë Ramës të ruante kontrollin dhe të konsolidojë pushtetin për më shumë kohë.

“Duket si e çuditshme por nëse rikthehemi edhe njëherë në kohë, një nga shkaqet themelore të opozitës edhe në këtë zgjedhje është gafa kriminale e djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve lokale po në 2019. Ky është një atentat kamikaz në themel të sistemit që e ka tronditur gati gati të pakthyeshme për një kohë të caktuar vetë sistemin, por atentatorin e vrau. Nëse ne 2021 gara ishte shumë afër mes dy forcave politike, kësaj radhe as Sali Berisha nuk mendonte se partia e tij do të arrinte së paku të njëjtin rezultat ose një hendek minimal me PS. E gjithë loja zhvillohej jo te dilema kush do ishte fituese, por sa më shumë dol ishte diferenca. Gara bëhej vetëm për vendin e dytë”, tha Vangjeli.

Next Post
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In