• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

by A R
23/12/2025 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për emisionin Real Story në ABC News, historiani Pëllumb Xhufi zbardh detaje të panjohura më parë mbi marrëveshjen e Ballit Kombëtar me Greqinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se Kosova dhe Çamëria u injoruan në këtë plan. Xhufi shpjegon se firma e Mit’hat Frashërit synonte krijimin e një shteti dualist greko-shqiptar, ku Shqipëria do të kufizohej në një pjesë federative dhe Greqia do të kontrollonte mbrojtjen dhe politikën e jashtme. Sipas tij, kjo tentativë u refuzua nga Partia Komuniste dhe u përball me kundërshtim të fortë nga udhëheqësit nacionalistë shqiptarë.

Gjithashtu, historiani Mariglen Kasmi shton se brenda Partisë Komuniste shqiptare kishin nisur përçarje të brendshme, të cilat lidhen me mënyrën e organizimit të saj dhe me rivalitetet personale, ndërkohë që figura si Sadik Premte dhe Anastasi konsideroheshin si të rrezikshëm për ndikimin dhe bazën që kishin në Vlorë.

Pëllumb Xhufi: Alternativë nuk mund të kishte nëse mohoje që në fillim lëvizjen e parë, për t’iu përgjigjur thirrjes së kohës. Jo vetëm kjo që kapi momentin, por kanë ndodhur edhe gjëra të tjera. Kur mbaroi ofensiva gjermane e dimrit dhe ato formacionet partizane u rritën si numër. Në atë kohë Balli Kombëtar i pari, bëri një shkelje të vetvetes, sepse që në maj 1944 duke parë se Britania e trajtonte me shumë precedencë Greqinë, tentuan marrëveshjen me qeverinë greke në mërgim për një shtet të përbashkët greko shqiptar, ku Greqia do të mbulonte edhe mbrojtjen edhe politikën e jashtme. Është bërë me disa takime të turpshme, si është formuluar. Është firma e Mit’hat Frashërit, me këtë detyrë, do propozoni shtetin dualist greko shqiptar, ku ata të kenë mbrojtjen dhe politikën e jashtme dhe ti reduktoheshe në një provincë, apo në një pjesë federative. Në atë propozim thuhej edhe që Shqipëria në kuadrin e këtij shteti dualist do kishte kufijtë e vitit 1939, pra e harroi edhe Kosovën edhe Çamërinë. Këtë punën e aleancës me britanikët Partia Komuniste e refuzoi që në fillim e thonë amerikanët vetë. Tom Stefani në një raport të tij thotë: Ne Enveri na toleron, anglezët nuk i duron dot sepse e dinte pikërisht që me deklaratën që bëri në 1942 që pas luftës do ua rishohim kufijtë dhe kjo e alarmoi edhe Mit’hat Frashërin, se i pari ka reaguar Mit’hat Frashëri, po në kafene.  Dhe në 1944 në shtator Shtabi i Përgjithshëm në shtator, Shtabi i Përgjithshëm, me firmën e dikujt lëshon një urdhër, tre brigada të Ushtrisë Antifashiste Nacional Çlirimtare rreshtohen me detyre mbrojtje kufiri. Kur u mbajt fjalimi në 28 nëntor në Bulevard, kryetari i qeverisë së përkohshme që erdhi nga Berati në atë fjalim dy apo tre faqe, gjysmë faqe ia kushtoi Greqisë sepse kishte dalë Papandreu me deklaratë që do marrim Vorio Epirin dhe tha ne jemi gati të bëjmë një luftë tjetër, nuk kemi tokë për të dhënë, kemi për të marrë. Ndaj e ka patur edhe këtë momentin nacionalist.

Mariglen Kasmi: Vetë Sadiku ka lënë të shkruara për marrëdhëniet e tij me kolegë të tjerë. Ato që vetë Sadiku shkruan janë pretendimet që ai pati me rolin e dy emisarëve jugosllavë me mënyrën si ata vepruan brenda Partisë Komuniste dhe duke qenë se u prek nga qëndrimi i tyre i sheh edhe ata si problemi më i madh brenda kësaj lëvizje. Sheh gjithashtu se komiteti qendror u zgjodh sipas shijeve të tyre. Dhe në momentin që mënjanohet edhe nga zgjedhja në komitetin qendror, sepse grupit të të rinjve përsëri iu bë një padrejtësi kur do themelohej partia u mor vendimi paraprak që nga çdo grup komunist do ketë dy përfaqësues në këtë komitet qendror, sigurisht përjashtoheshin drejtuesit e grupeve dhe shohim që kur themelohet Partia Komuniste grupi I të rinjve përfaqësohet vetëm me një anëtar që është Ramadan Citaku. Pra, pakënaqësia e parë vjen në këtë drejtim. E dyta, për mënyrë si u organizua partia e re komuniste duke prishur celulat e vjetra duke i ribërë celulat, dhe në këtë pikë jep edhe profesor Kristo një të dhënë shumë interesante se thoshte dakord por PSE? Të gjitha këto për hir të konspiracionit dhe më pas vijmë në një moment shumë të rëndësishëm te kritika dhe autokritika. Dhe aty kam shkruar se Sadik Premte dhe Anastasi ka qenë i njohur me ide trockistë se internacionalja e katërt u krijua që në vitin 1938. Pra ka qenë i njohur me përmbajtjen e kësaj opozite që i bëhej Stalinit dhe shkon në një linjë edhe logjika e sjelljes së tij. Ambicia për të bërë karriere dhe kritika dhe autokritika. Pra, nisi si një çarje në këtë mënyrë pastaj ndarja kryesore është momenti që ishte tërësisht kundër linjës së vrasjes brenda radhëve të tyre. Dhe ky është momenti që sidomos pas organizimit të atentatit në gusht 1943 është çarja përfundimtare.

Pëllumb Xhufi: Pse ishin të rrezikshëm kjo dyshja Anastasi me Sadikun se pas vetes kishin edhe një çetë, që kishte degëzime në të gjithë qarkun e Vlorës i cili ishte projektuar si baza e luftës që në atë kohë. Dhe këta me një çetë të fortë siç ishte çeta ‘plak’ dhe me tendenca edhe të zgjerohej duke bërë fraksionistin rrezikonin.

Next Post
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com