• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

by A R
23/12/2025 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca e 18 dhjetorit, e fundit për këtë vit, u karakterizua nga skena kaosi të vazhdueshme. Deputetët e Partisë Demokratike nuk lejuan zhvillimin normal të diskutimeve dhe u përplasën me Gardën e Republikës. Pikërisht për këtë, Sekretariati i Etikës përjashtoi me 30 ditë nga punimet e Kuvendit, gjashtë deputetë të opozitës, pavarësisht se kërkesa e PS-së ishte për 29 prej tyre.

Në listë ishte edhe deputeti Saimir Korreshi. Po ashtu, protagonist në pamjet e bëra virale nga Kuvendi.

Në një lidhje direkte këtë të martë, 23 dhjetor, për gazetarin Besard Jacaj në Klan News, ai shpjegoi konkretisht se çfarë ndodhi në ato momente tensioni.

“Së pari, gjithë lëvizjet tona kanë qenë para nisjes së seancës plenare. Garda e Republikës nuk mund të hyjë në asnjë  moment kur nuk ka nisur seanca, e ka rregullorja.

Nuk mundet të pengojë në të gjithë zonë aty deputetët, se Kuvendi nuk është i Partisë Socialiste as nuk na ka punësuar njeri, aty është një Kuvend që rregullorja duhet respektuar dhe jo vetëm kur i leverdis partisë që ka mazhorancën.

Aq më tepër Niko Peleshi nuk mund të provokojë me nisje të seancës kur nuk ka normalitet në sallë. Garda përgjigjet për mbrojtjen e deputetit, këta kanë dhunuar deputetët.

Shiko si shtyn Garda, shiko! Për çfarë duhej të shtynte?! E para as nuk u godit as nuk ka qenë qëllimi ynë të godisnim kolegët deputetë. Kryetari i Kuvendit e ka ndërprerë seancën në momente shumë më koti, nuk është cenuar siguria e as një ministri, s’ka pasur ngacmime as nuk bën vaki. Aty ke një bllokim që nuk mundesh, për çfarë po na shtyni?! Ku do të na çoni?!”, shpjegoi Korreshi.

Më tej, foli shkurtimisht për anëtarin e Kryesisë së PD-së, Ervin Salianji.

“Mik dhe shok i jonë”, u shpreh Korreshi për ish-deputetin.

Pavarësisht deklaratave të kryetarit të PD-së, Sali Berisha, deputeti shtoi:

I gjithë aksioni opozitar nuk është më se çfarë tha kryetari i partisë apo si u ndje Ervini e anasjelltas. Ne kemi një krim monstruoz që po ndodh, gjëra që deri dje quheshin fantazi. Unë do i mëshoj vetëm kësaj, sepse nuk e meritojnë demokratët!

Next Post
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

"E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve", Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”...

Comments 1

  1. leka says:
    9 months ago

    Saimir humoristi kujton se garda eshte ne kuvend per te ledgatuar. Ju beni kaos dhe garda ne baze te ligjit dhunes i pergjighet me force.Ne parlamentet e BE kaosit i pergjigjen forcat e sigurise i kapun prej xverku dhe i nxjerrin jashte salles

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

Osmani: Asnjë aktgjykim nuk mund ta zhbëjë të vërtetën e luftës në Kosovë

September 16, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

September 16, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

Apeli vendos nesër, Meta: Nuk kam munguar në gjyq, s’ka pse të me pezullohen afatet

September 16, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Padrejtësi e papranueshme, duhet ndryshuar në Apel

September 16, 2026
Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

Luftëtarët e UÇK morën dhjetëra vite burg nga gjykata e Hagës, po tani çfarë ndodh me ta?

September 16, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur agresorët serbë shkruanin dosjen në Hagë, shqiptarët flinin mbi dafina

September 16, 2026
Ali Ahmeti: Përmes Gjykatës Speciale, Serbia po përpiqet të përmbysë arritjet e Kosovës

Ali Ahmeti i zhgënjyer nga vendimi i Hagës: Njollosje e Kosovës!

September 16, 2026
Revolta / BE bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Revolta / BE bën thirrje për përmbajtje pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 16, 2026
Paradoksi: Haga i dha 25 vite burgim Thaçit, ndërsa Millosheviçi e kishte dënuar 10 vite!

Paradoksi: Haga i dha 25 vite burgim Thaçit, ndërsa Millosheviçi e kishte dënuar 10 vite!

September 16, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK, shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

Dënimi i ish-krerëve të UÇK, shqiptarët revoltë në Hagë, sulmojnë makinat e policisë! Protestë edhe para EULEX

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com