• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

by Java News
04/11/2026 00:03
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Foto: Botë

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa procesi i votimit në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara po i afrohet fundit në disa shtete, janë raportuar probleme në një pjesë të qendrave të votimit, ndërsa në shtete të tjera procesi është zhvilluar pa incidente të rëndësishme. Paralelisht, disa shtete kanë regjistruar pjesëmarrje të lartë, duke tejkaluar edhe shifrat e zgjedhjeve të mëparshme.

Në Kentucky dhe Indiana, votuesit kanë qenë në orët e fundit për të ushtruar të drejtën e votës, ndërsa disa qendra votimi po i afroheshin mbylljes në orën 18:00 sipas orës lindore amerikane.

Pjesëmarrje rekord është raportuar në Karolinën e Jugut, e cila ka njoftuar se ka thyer rekordin e saj për numrin e votuesve në zgjedhjet e mesmandatit. Edhe në një qark të Ohajos, pjesëmarrja është në rrugën e duhur për të tejkaluar shifrat e vitit 2022. Ndërkohë, Iowa pret gjithashtu një pjesëmarrje rekord, sipas sekretarit të shtetit. Interesi i lartë i votuesve lidhet, ndër të tjera, me shqetësimet për koston e jetesës dhe kërkesën për më shumë bashkëpunim mes dy partive kryesore.

Probleme me pajisjet e votimit janë raportuar në Qarkun Westchester, në Nju Jork, ku zyrtarët zgjedhorë janë detyruar të instalojnë makineri alternative, të quajtura “Plani B”. Për shkak të një gabimi në printera, mijëra votues u detyruan të depozitonin fletët e votimit në qese emergjence, për t’u numëruar më vonë. Sipas autoriteteve, fletët do të transportohen nga zyrtarë zgjedhorë të të dyja partive, të shoqëruar nga policia, drejt një qendre numërimi.

Përfaqësuesi republikan Mike Lawler ka deklaruar se nuk duhet të ketë vend për teori konspirative dhe se çdo votë do të numërohet.

Ndërkohë, prania e rreth 1,000 vëzhguesve të Departamentit të Drejtësisë, të shpërndarë në të 50 shtetet, nuk është konsideruar pengesë për procesin zgjedhor nga shumica e autoriteteve. Në Michigan, sekretarja e shtetit bëri të ditur se vëzhguesit në Dearborn dhe Flint u kishin drejtuar pyetje punonjësve të qendrave të votimit lidhur me trajnimet e tyre.

Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit i Xhorxhias, Brad Raffensperger, deklaroi se nuk është raportuar asnjë problem me vëzhguesit, duke theksuar se ata janë të pranishëm në çdo cikël zgjedhor dhe kanë rolin e vëzhguesve të procesit.

The post Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Next Post
Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

Shkaktoi masakrën me 9 të vdekur në Krakov, zbulohet se autori kishte prirje të ekstremit të djathtë!

November 8, 2026
“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

“Ka një sëmundje jo të lehtë për t’u kuruar”- Humbi dy herë ndjenjat në fushë, rriten shqetësimet te Bayerni për Jamal Musialan!

November 8, 2026
I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

I riu me maskë hodhi gurë e kapsolla në protestë, Policia i vendos gjobën e ‘majme’ 500 mijë nga paketa antidhunë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In