• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Visar Ymeri akuzon qeverinë për nxitje urrejtjeje me Tiranën

by A R
09/12/2015 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Visar Ymeri, kryetari i Vetëvendosjes, ka krahasuar qëndrimin e qeverisë së Kosovës, në lidhje me shqiptarët problematikë, me atë Serbisë. Ymeri u referohet fjalëve të kryeministrit Mustafa për ardhjen e problematikëve nga Shqipëria në Kosovë.

“Na kujtohet shumë mirë koha kur Serbia pretendonte se të gjithë shqiptarët në Kosovë janë të ardhur nga Shqipëria. Kështu Serbia legjitimonte projektin e ardhshëm gjenocidal ndaj shqiptarëve për të bërë Kosovën të Serbisë.

Ky regjimi i sotëm policor qëndrimin e ka më të butë: ata po thonë që shqiptarët që ‘po shkaktojnë trazira’, dhe se problemet për Republikën vijnë nga Republika e Shqipërisë”, thotë Ymeri.

“Kështu deklaroi Isa Mustafa, kështu deklaroi këshilltari i tij lojal Bajram Gecaj, e të tjerët si këta. Dhe menjëherë, siç e do rregulli me këtë lloj pushteti, filloi me punën propaganda shpifëse mediatike që e kërkon ‘deportimin!’ e këtyre problemsjellësve nga Republika e Shqipërisë.

Peticioni i qytetarëve, protestat nëpër rrugë e sheshe, e deputetëve në Kuvend, e aktivistëve në aksionin politik janë kundër ‘Zajednicës’ së Serbisë. Kosovës kërcënimet, e shqiptarëve në Kosovë i kanë ardhur nga Serbia e jo nga Shqipëria. Kjo ka qenë e vërtetë atëherë, para luftës së dytë botërore, pas saj, gjatë Rankoviqit, gjatë viteve 60, 70, 80, e 90, para luftës së UÇK-së, gjatë saj, e është e vërtetë edhe sot. Edhe sot Republika e Kosovës kërcënohet e rrezikohet nga ‘Zajednica’ e Serbisë.

Është e papranueshme, dhe neveritëse, kjo propagandë e pushtetit që nxit urrejtjen ndaj shqiptarëve nga Tirana, Shkodra, Elbasani, Durrësi e Vlora. Kjo mënyrë e të menduarit dhe të vepruarit përveç antikombëtare, është provinciale e përjashtuese.

Republika e Kosovës jetësohet me deportimin e ‘Zajednicës’. Ky është problemi që duhet shporrur, i cili jo vetëm që po e trazon, por po kërcënon ta rrënojë Republikën duke ia gërryer dheun nën këmbë.

Shqiptarët do të bashkëjetojnë e do të bashkëpunojnë përkundër vullnetit të Mustafës me shokë që ta pengojnë këtë. Në Republikën pa ‘Zajednicë’ dhe për Republikën pa ‘Zajednicë’.

Next Post

A e mbani mend Lirakun? U dogj para bunkerit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

Të kërkuar në Itali dhe Kosovë, arrestohen në Rinas dy persona

September 27, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Urrejtja civile

September 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 28 Shtator 2026

September 27, 2026
Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

Wang Yi: Përparim i ri në marëdhëniet kino- amerikane

September 27, 2026
Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

Kontrollet për mjetet luksoze në Fier, ndalohet “Benz”-i, rezulton i kërkuar nga Interpol Manchester

September 27, 2026
Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

September 27, 2026
WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

September 27, 2026
Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com