• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Urrejtja civile

by Shpëtim Luku
27/09/2026 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Shpëtim Luku

Ka vende që kanë përjetuar luftën civile. Por ka vende, si Shqipëria, që po përjetojnë urrejtjen civile.

Nëse lufta civile është një konflikt i armatosur mes dy apo më shumë grupeve brenda kufijve të një shteti, urrejtja civile ku janë zhytur shqiptarët është kontradikta e madhe mes dy apo më shumë grupimeve që jetojnë brenda të njëjtit shtet, ndajnë të njëjtën hapësirë, të njëjtat rrugë, të njëjtat halle, por gjithnjë e më shumë e shohin njëri-tjetrin si kundërshtar dhe jo si bashkëqytetar.

Dhe kjo është, në një masë të madhe, “meritë” e politikës.

Një anëtar apo militant i Partisë Demokratike është i mbushur me urrejtje për kolegun e tij, që militon në kampin kundërshtar. E ndihmon në këtë aspekt lideri i tij, i cili vizaton përmasat dhe arsyet e urrejtjes ndaj kundërshtarit politik dhe dishepujt e ndjekin pas.

Nga ana tjetër, edhe anëtarët apo militantët e Partisë Socialiste nuk kanë ndonjë pretendim të madh për reflektim, për sa kohë përballë tyre është “ushtria” e komanduar nga një person që, në narrativën e tyre politike, lidhet me piramidat, vitet 1997-1998, katër viktimat e 21 Janarit, Gërdecin, SHIK-un e drejtuar nga Gazidede etj., etj.

Por rrethi vazhdon të zgjerohet. Edhe të ashtuquajturat parti të reja po i hedhin benzinë këtij zjarri. Aktivistët dhe militantët e tyre po operojnë shpesh me të njëjtat metoda: përndiq, shaj, etiketo, mallko. Sikur politika të mos ishte më aftësia për të bindur votuesin, por aftësia për të poshtëruar kundërshtarin. Sikur ai, pra kundërshtari, të mos ishte një qytetar që mendon ndryshe, por një armik që duhet mundur, denoncuar, çmontuar dhe, nëse është e mundur, zhdukur nga hapësira publike.

Kështu, politika nuk mbaron më kur përfundon fushata elektorale. Ajo na ndjek në kafene, në familje, në vendin e punës, në rrjetet sociale. Na futet në bisedat mes miqsh dhe, ndonjëherë, edhe në marrëdhëniet mes njerëzish që deri dje nuk kishin asnjë arsye të ishin armiq.

Por ky është paradoksi. Politikanët grinden për pushtetin, ndërsa qytetarët mësohen të urrejnë njëri-tjetrin. Politikani mund të ulet nesër me kundërshtarin e tij në një tryezë. Mund të negociojë, të bëjë marrëveshje, të bashkëpunojë, madje edhe të ndryshojë aleancë, sikurse ka ndodhur jo rrallë. Kjo është pjesë e politikës. Ndërsa militanti mbetet me inatin, me fyerjen dhe me armiqësinë që i është ushqyer për vite.

Në këtë pikë, urrejtja civile bëhet më e rrezikshme se një debat i zakonshëm politik, i cili e ka një fund. Kurse urrejtja nuk kërkon argument. Ajo thjesht kërkon armik.

Dhe sa më shumë armiq të ketë, aq më shumë justifikohet ekzistenca e saj.

Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse në Shqipëri kemi kaq shumë “kampistë” dhe kaq pak qytetarë që mund ta dëgjojnë tjetrin pa e pyetur fillimisht se cilës parti i përket.

Pasi, çfarë rëndësie ka nëse njëri është socialist, tjetri demokrat, një tjetër mbështet një parti të re apo nuk beson te asnjëra prej tyre? Të gjithë përdorin njëjtat rrugë, paguajnë të njëjtat taksa, përballen me të njëjtat çmime, presin të njëjtat shërbime dhe jetojnë në të njëjtin vend.

Luftërat civile kanë kufij, fronte dhe armë. Urrejtja civile nuk ka nevojë për asnjërën prej tyre.

Mjafton një ekran, një status, një etiketim, një fjalë e rëndë.

Dhe pastaj një tjetër përgjigjet.

Pastaj një tjetër. Deri sa detyrohemi të jetojmë nën këtë atmosferë që ka krijuar ajo. Urrejtja Civile.

Next Post
Rande Gerber viziton sërish shtëpinë e djalit të ndjerë, Presley Gerber humbi jetën tragjikisht në moshën 27-vjeçare

Rande Gerber viziton sërish shtëpinë e djalit të ndjerë, Presley Gerber humbi jetën tragjikisht në moshën 27-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In