• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vila bunker e baronit të drogës Alket Hatija, si u zbulua nga policia

by Java News
14/07/2017 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alket Hatija, apo baroni i drogës që jetinte në bunker i ruajtur me truproja ishte super i kerkuar ne Itali, i denuar me 20 vjet burg. Gjatë periudhës janar 2003 – mars 2004, Hatija ka dërguar në shtetin fqinj 350 kg heroinë dhe 190 kg kokainë, e nisur nga Shqipëria e fshehur në kamionë me ngarkesa mallrash të ndryshme. Në total, nga shitja e sasisë së kësaj droge fitimi arrin në 35-45 milionë euro. Ndërkohë që ishte në kërkim, Hatija besohet se fshihej në Berat. Në bashkëpunim me autoritetet italiane, policia shqiptare arriti të gjente vendin ku fshihej.

Por, për shkak të dyshimeve se ai mund t’i shpë- tonte arrestimit nëse policia ndërhynte në vilën e tij luksoze në qytetin e Beratit, forcat e policisë çuan në fund planin e tyre gjatë një udhëtimi të tij për në Durrës, ku kishte lënë takim me një mik të tij.

Nga hetimet e autoriteteve italiane, Hatija trafikonte sasi rekord të kokainës, heroinës dhe marijuanës nga Amerika Latine.

Koka e grupit, “i paster”. Si u zbulua

Vetë Hatija, edhe pse ishte koka e grupit, ishte “i pastër”. Kjo pasi ai kurrë nuk kishte prekur një gram drogë. Por, Drejtësia italiane arriti të gjejë fakte për implikimin e tij, pas përgjimit të telefonit, ku Hatija ka folur për transportimin e një sasie të konsiderueshme droge në Itali.

Gjithashtu, 45-vjeçari kur transportonte sasi të konsiderueshme droge për në Itali, paraprinte vetë udhëtimet e korrierëve për t’u siguruar se gjithçka do të shkonte siç duhej. Autoritetet italiane ranë në gjurmët e tij nga fotografia e pasaportës që ka treguar gjatë një udhëtimi nga Shqipëria për në Portin e Ankonës.

Një emër, dy datëlindje, një foto në një pasaportë dhe një adresë banimi në Itali, në provincën e Campobasso, rruga Kennedy 2. Aty kishte jetuar në vitin 1997, viti kur kishte shkuar për herë të parë në shtetin fqinj dhe punonte si punëtor krahu. Nga hetimet e Drejtësisë italiane, rezultoi se droga transportohej kryesisht përmes kamionëve nga Shqipëria për në Itali. Kamionët ishin me targa të BE-së dhe ata hynin në kufi me Italinë në pjesën veriore të saj.

Ne nje nga rruget ai bëri edhe gabimin duke treguar pasaportën në mbërritje me anijen në portin e Ankonës. Dje gjykata e shkallës së parë në Durrës e rrëzoi arrestimin e Hatisë duke e konsideruar të paligjshëm ndalimin e tij me qëllim ekstradimin./panorama/ma.me

Next Post
FOTO/ Çfarë bëri Rama pas takimit me Fleckenstein dhe McAllister

Rama poston videon e bregdetit shqiptar nga “Lonely Planet”, por qytetarët i ankohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

February 17, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

February 17, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Zbardhet dosja mbi vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos: Konflikti nisi me një grek, por ekzekutimi u pagua

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Ndërhyrja e Ramës në Kodin e Procedurës Penale për “pezullimet”, reagon Komisioni Europian: Po e ndjekim nga afër amendamentin

February 17, 2026
“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

February 17, 2026
Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

February 17, 2026
“Epsteini” ynë

Kosova si fëmijë jetim i divorcit mes SHBA dhe Evropës

February 17, 2026
Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In