• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Viktima të tërthortë, sanksionet amerikane kundër Rusisë rrezikojnë TAP

by A R
28/07/2017 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekspertët europianë paralajmërojnë se sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë mund të rrezikojnë projekte të rëndësishme gazi në kontinentin e vjetër.

Ato mund të vënë në pikëpyetje korridorin jugor të gazit, që supozohet të furnizojë Gjeorgjinë, Turqinë, Shqiperine, Malin e Zi dhe Kroacinë me gaz nga Azerbajxhani.

Por duke qenë se në projekt merr pjesë edhe Lukoil-i rus, shkruan “Total Croatia News”, sanksionet mund të bllokojnë të gjithë inciativën.

Ekonomia e Kroacisë, vend anëtar i Bashkimit Europian e ka ndjerë tashmë peshën e masave të marra kundër Rusisë dhe të dhënat e viteve të fundit tregojnë se rritja e eksporteve do të ishte ndjeshëm më e shpejtë pa sanksione.

Burime në Bruksel thonë se këtë herë, Bashkimi Europian do të bëhet tërthorazi viktimë e sanksioneve të Uashingtonit dhe po përpiqet ta bindë administratën amerikane të heqë dorë nga shtrirja e tyre.

“Ne shpresojmë në gjetjen e një zgjidhjeje e cila të mos i përkeqësojë marrëdhëniet SHBA-Rusi, që është dhe një prej objektivave të lidershipit europian”, citon portali të thonë disa diplomatë kroatë.

“Të gjithë janë të shqetësuar dhe ne besojmë se nuk do të ketë nevojë për hapa drastike në mbrojtjen e interesave europiane”, shtojnë më tej ata.

Në Bruksel duket se po diskutohet dhe mundësia e nisjes së një procesi gjyqësor kundër Shteteve të Bashkuara nëse vlerësohet se ekonomia europiane do të vuajë pasoja të mëtejshme nga sanksionet amerikane kundër Moskës.

Projektet që njihen së bashku si korridori i gazit përbëhen nga gazsjellësi ekzistues i Kaukazit jugor, që do të zgjerohet me një linjë paralele përmes Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë, TANAP, që transporton gaz nga fusha e Shah Denizit përmes Turqisë dhe TAP-i, që do të përshkojë Greqinë e veriut, Shqipërinë, detin Adriatik e më pas do të dalë edhe një herë në tokë në Italinë jugore./TCH

Next Post
Autostrada Tiranë-Elbasan, votohet financimi shtesë prej 35 milionë dollarësh

Autostrada Tiranë-Elbasan përfundon brenda Dhjetorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In