• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Autostrada Tiranë-Elbasan përfundon brenda Dhjetorit

by A R
28/07/2017 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autostrada Tiranë-Elbasan pritet të përfundojë brenda vitit 2017.  Inxhinieri i projektit të autostradës Tiranë-Elbasan, Elton Kallabaku, në një prononcim për ATSH-në bëri të ditur se punimet për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan pritet të mbyllen në fund te muajit dhjetor të këtij viti.

Bëhet fjalë për segmentin e parë të autostradës Tiranë–Elbasan, qe fillon nga rrethrrotullimi i TEG Tiranë – hyrje e Tunelit të Krrabës, pasi punimet në dy segmentet e tjera, Tuneli i Krrabës dhe dalje e Tunelit – Elbasan kanë përfunduar.

Punimet për ndërtimin e kësaj autostrade nisën në vitin 2011 për ndërtimin e tunelit, ndërsa punimet për segmentin Nr 1 dhe segmentin Nr 3 kanë filluar në vitin 2012 dhe parashikohej të mbylleshin brenda një periudhe 18-mujore. Por, gjatë ndërtimit të segmentit Nr 1 kanë ndodhur disa rrëshqitje të konsiderueshme në disa zona, të cilat kanë ndikuar për përfundimin e projektit brenda afatit të parashikuar.

Për të financuar koston shtesë të dalë mbi projektin fillestar për shkak të rrëshqitjeve qeveria u detyrua të marrë një kredie tjetër prej 35 milionë e 174 mijë dollarësh nga Banka Islamike e Zhvillimit. Sipas relacionit shoqërues të marrëveshjes, bashkë me kredinë e re kostoja totale e projektit për ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan (tre segmentet) me gjatësi 27 kilometra shkon në 335.2 milionë dollarë amerikane, ose 35.1 milionë dollarë më shumë nga sa ishte parashikuar në projektin fillestar.

Gjatësia totale e rrugës është 27 km, gjerësia është 28 m, me dy karexhata të pavarura me nga dy korsi lëvizje (me gjerësi 3 .75m) dhe me nga një korsi emergjence (me gjerësi 3.00m ) secila.

Pjesë e kësaj rruge është dhe tuneli i Krrabës, i cili përbëhet nga dy tuba (me dy korsi lëvizje secili). Tubi i majtë (drejtimi Elbasan-Tiranë) ka një gjatësi prej rreth 2.32 km dhe tubi i djathtë (drejtimi Tiranë-­ Elbasan) ka një gjatësi prej rreth 2.58 km.

Rruga është e ndarë në tre segmente: segmenti 1 Tiranë – hyrje e Tunelit të Krrabës, segmenti  2 Tuneli i Krrabës, segmenti 3 dalje e Tunelit – Elbasan. Ndërtimi i kësaj rruge financohet nga Banka Islamike për Zhvillim, Fondi Abu Dhabi dhe OFID (OPEC) dhe qeveria shqiptare.

Punimet për ndërtimin e Tunelit të Krrabës kanë nisur në muajin prill 2011 dhe kanë përfunduar plotësisht në muajin mars 2013. Tuneli është i hapur për trafikun dhe menaxhimi tij po kryhet nga Qendra e Operimit e ngritur pranë këtij Tuneli./a.m.

Next Post
Rama flet për luftë: Opozita e vërtetë janë parazitët dhe grabitqarët e administratës

"Na mbytën mbeturinat", përgjigja e Ramës e lë pa fjalë qytetarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In