Një video e postuar së fundmi në rrjetet sociale ka shokuar opinionin amerikan, pasi një mësuese ka rrahur brutalisht me shkelma asistenten e saj përpara nxënësve.
Videoja është filmuar në shkollën fillore “Stone Mountain” në Atlanta të Georgia.
Nxënësit janë tmerruar nga pamja e sherrit mes mësueses dhe asistentes, dhe kanë nisur të bërtasin në korridoret e shkollës.
Zyrtarë të kësaj shkolle kanë bërë të ditur që të dyja nëpunëset janë përjashtuar nga puna, derisa prindërit kanë mirëpritur vendimin duke thënë se ato do të duhej të ishin shembull për nxënësit dhe jo të rriheshin në mënyrë brutale para syve të vogëlushëve./a.ç