• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

by E B
23/03/2026 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Si mundet të luftojë korrupsionin krye i korruptuari i këtij vendi?” Kjo ishte pyetja që avokati Idajet Beqiri i bëri Sali Berishës nga emisioni ‘Studio Live’ në Report TV.

Gjatë intervistës së të hënës, Beqiri vuri në dyshim legjitimitetin moral të Berishës për të udhëhequr protesta kundër korrupsionit, duke e paraqitur atë si pjesë të problemit dhe jo zgjidhjes.

“Si mundet të dalë në protestë e të luftosh korrupsionin, kur ti je krye i korruptuari i këtij vendi, që nuk ke lënë gjë pa bërë, grabitur e vjedhur. Ai është i pandehur për korrupsion. Nuk ka lezet fjala e tij kur flet për korrupsionin. Ai i Gërdecit do të flasë për korrupsion? Dogji të gjallë 300 vetë dhe 26 i la të vdekur. Si do të flasë Berisha për korrupsion me 500 milionët që i vodhi në Rrugën e Kombit. Ai u vodhi shqiptarëve 4 miliardë euro me firmat piramidale dhe i bëri rrush e kumbulla me familjen. Vrau 3000 vetë dhe 3000 të tjerë u vetëvranë nga humbja e shtëpive. Tani do luftojë Berisha korrupsionin? Është qesharake”, tha Beqiri.

Duke komentuar protestën e dhunshme të 22 marsit, Beqiri tha se ajo kishte qëllime kriminale dhe një objektiv: baltosjen e Shqipërisë në prag të anëtarësimit të saj në BE.

“Për Hamasin e Saliut ishte efikase protesta. Qëllimi i kryengritjes së armatosur është baltosja e imazhit të Shqipërisë, e cila është në prag të hyrjes në Bashkimin Europian. Ky person që shkoi në Greqi dhe bashkë me Belerin mori mësimin e duhur që Shqipëria nuk duhet të hyjë në BE dhe e deklaroi hapur edhe në mediat greke, ai po e konkretizon me këtë kryengritje që po bën në Shqipëri. Ky është qëllimi kriminal i kësaj proteste”.

Duke e çuar më tej argumentin, ai e lexon gjithë protestën si një lëvizje të dëshpëruar për mbijetesë politike, jo si reagim qytetar.

“Kemi të bëjmë me një person të dëshpëruar në maksimum. Berishën nuk e beson më njeri brenda PD-së. Nëse do ta besonin, nuk do të kishte 2000 veta në protestë dhe populli do ta përkrahte. Populli e sheh arsyen për çfarë i bën Berisha këto protesta. Ai do me çdo kusht ta lërë vendin pa opozitë reale, ka shumë frikë se do t’i hiqen ofiqet e kryetarllëkut. PD është kthyer në një parti familjare”, tha Beqiri.

Një tjetër pikë ku Beqiri u ndal gjatë intervistës me Report TV është raporti i Berishës me ndërkombëtarët. Sipas Beqirit, përpjekjet e PD-së për të marrë mbështetje jashtë vendit kanë marrë një ‘JO’ të prerë.

“I gënjeu njerëzit me Amerikën dhe u tha që ka mbështetjen e Trump dhe se ai do t’i heqë non-gratën. Ai tha se Rama do të arrestohet në Amerikë, por Rama vajti në Amerikë dhe e nderoi popullin shqiptar me mesazhet dhe takimet që pati atje. Kur Berisha pa këtë sukses dhe nuk iu hoq non-grata, ndonëse ia pagoi Chris LaCivita-s 6 milionë euro për këtë punë. Ai në fakt mori 60 milionë për këtë punë, por ia la dopio 6-ën Saliut. Ai tani hidhet sikur është pro-Gjermanisë dhe sillet sikur Gjermania po e mbështet. La flamurin amerikan dhe mori flamurin gjerman. U gënjen mendja të mendojnë se mund të shkojë Jorida në Gjermani dhe mund t’i ketë marrëdhëniet e mira me 2-3 vetë nga Bundestagu dhe ata mendojnë sikur shteti ndërtohet me marrëdhënie personale. Unë erdha mbrëmë vonë nga Brukseli. Këta të PD-së kanë vajtur dhe kanë kërkuar mbështetje për Saliun dhe ndihmë për ta fuqizuar PD-në. Mesazhi që kanë marrë ka qenë i prerë: “Zhdukni Sali Berishën, mos hajdeni kot. Është non-grata dhe kriminel, është vrasës, distancohuni prej tij dhe ejani t’ju ndihmojmë””, tha ai.

Ai e cilësoi protestën e PD-së si shumë problematike edhe për faktin se kjo parti i fut të miturit në grupet e zjarrit që sulmojnë institucionet.

“Protesta ishte vrastare. 15 policë u plagosën. Kishte tentativë vrasjeje ndaj tyre. Ai hodhi molotovë dhe bomba tek Partia Socialiste. Krimi tjetër është marrja e fëmijëve në protesta. Fëmijët largohen nga protesta, ndërsa ai i fut tek grupi i zjarrit, tek molotovët. Kjo parti po inkriminon filizat e këtij vendi. Si mund të quhet ndryshe përveç se Hamas? Populli shqiptar po e braktis Partinë Demokratike” tha ai.

Next Post
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmuesit shqiptar nuk i japin pagën, klubi turk i kërkon edhe largimin nga ekipi!

Sulmuesit shqiptar nuk i japin pagën, klubi turk i kërkon edhe largimin nga ekipi!

September 5, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Tragjike në Malësinë e Madhe, 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën, hetime për shkaqet!

September 5, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

Witkoff dhe Kushner vizitojnë Moskën për bisedimet e paqes me Ukrainën, Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev!

September 5, 2026
“Zgjerimi, sukses i përbashkët”- Ministri Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Shqipëria ecën drejt objektivit për anëtarësim brenda kësaj dekade

“Zgjerimi, sukses i përbashkët”- Ministri Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Shqipëria ecën drejt objektivit për anëtarësim brenda kësaj dekade

September 5, 2026
EMRAT/ I vunë bombë me telekomandë makinës në Durrës, 2 persona bien në pranga! Dy akuzat që rëndojnë ndaj tyre

EMRAT/ I vunë bombë me telekomandë makinës në Durrës, 2 persona bien në pranga! Dy akuzat që rëndojnë ndaj tyre

September 5, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Nuk kam shpresë, kam frikë se…”- Shehi: Vajtja e Berishës në SHBA nuk ndryshon gjë për opozitën, si do ta rrëzojë Ramën kur vetë ka probleme me SPAK?!

September 5, 2026
FOTO/ Makina “Ford” shkrumbohet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë!

FOTO/ Makina “Ford” shkrumbohet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë!

September 5, 2026
“Nuk na duhet vetoja për t’u ulur në tryezë”- Rama nga forumi për Evropën në Itali: Integrimi gradual, e vetmja mënyrë për të hyrë në BE!

“Po më merr Putini në telefon!”- Rama batuta dhe mesazhe: Jemi i vetmi vend që nuk ka pasur një vizitë nga autoritetet ruse, nuk na merr malli!

September 5, 2026
“7 fëmijët e Ursulës të ulen në tryezë!”- Rama batuta nga Italia: Ja si duhet të funksionojë integrimi gradual dhe zgjerimi i BE! Të dëgjojnë babanë, nënën, tezen…

“7 fëmijët e Ursulës të ulen në tryezë!”- Rama batuta nga Italia: Ja si duhet të funksionojë integrimi gradual dhe zgjerimi i BE! Të dëgjojnë babanë, nënën, tezen…

September 5, 2026
Modric do të vazhdojë aventurën me kombëtaren kroate, do të luajë në Nations League

Modric do të vazhdojë aventurën me kombëtaren kroate, do të luajë në Nations League

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com