• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidentja e Zvicrës uron Metën: Marrëdhëniet mes dy vendeve tona do vazhdojnë të zhvillohen

by Java News
24/05/2017 17:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Doris Leuthard i shkruan Ilir Metës me rastin e zgjedhjes në kreut të shtetit shqiptar.

Ajo thekson se interesi i përbashkët për zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit, përbën një bazë të fortë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh.

Shkëlqesia Juaj,

Është një kënaqësi e madhe për mua t’ju shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e zgjedhjes tuaj President i Republikës së Shqipërisë. Në emër të Këshillit Federal të Zvicrës, dëshiroj t’ju uroj suksese në këtë detyrë të lartë, si dhe begati për vendin tuaj dhe mirëqenie personale.

Zvicra dhe Shqipëria gëzojnë marrëdhënie reciproke shumë të mira dhe të ngushta, të karakterizuara nga vlera dhe interesa të përbashkëta, si stabilizimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi zviceran për zhvillim, i përfshirë në Shqipëri që prej vitit 1992, është vendosur si një shtyllë e rëndësishme e marrëdhënieve tona bilaterale. Zvicra mbetet e angazhuar në këtë drejtim për të vazhduar mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit europian.

Në takimin që pata me kryeministrin Edi Rama disa javë më parë në Bernë, unë njoha rolin konstruktiv që Shqipëria  ka luajtur në rajon, si dhe theksova,  sipas perspektivës zvicerane, sa e rëndësishme është që Tirana të vazhdojë të luajë rolin e urës lidhëse. Më lejoni të përmend edhe një herë, se si interesi ynë i përbashkët për zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit, përbën një bazë të fortë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh.

Bazuar në këtë, jam e bindur se marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona do të vazhdojnë të zhvillohen në të ardhmen.

Ju lutem, Shkëlqesi, pranoni ndjenjat e konsideratës time më të lartë.

Doris Leuthard

Shkëlqesia e Tij,

Z. Ilir Meta

President i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë/a.ç

Next Post
“Do ta shkatërroj jetën”, 60-vjeçari përndjek ish-të fejuarën 36 vite pas ndarjes

"Më vjen keq për gocat e tua por..." Burg personit që përndiqte gruan e martuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Martin Leka: Kemi problem me “republikën e prokurorëve”, institucionet duhet të kenë dinjitet

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com