• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

6 mld $ për sigurinë energjitike të rajonit, Shqipëria marrëveshje me SHBA dhe Greqinë

by A R
28/04/2026 12:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Rama ka pritur në takim këtë të martë, 28 prill, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi, Kimberly Guilfoyle.

Mes palëve është nënshkruar një marrëveshje mjaft e rëndësishme në sektorin e energjisë. Në fakt, lidhur me këtë, vetë ambasadorja ka bërë një postim në rrjetin social “X”.

“Isha e nderuar të udhëtoja në Tiranë për të çuar përpara agjendën energjetike të Presidentit të SHBA-ve dhe për t’iu bashkuar kryeministrit Edi Rama në ceremoninë e nënshkrimit të një marrëveshjeje historike mes Venture Global, Aktor LNG dhe Shqipërisë për një marrëveshje 20-vjeçare për gazin natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA-të. Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike dhe njëkohësisht sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin.

Jemi krenarë të ndërtojmë mbi punën e shkëlqyer të Doug Burgum, Chris Wright dhe Këshillit Kombëtar për Dominimin Energjetik. Kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia bashkëpunojnë, ky rajon bëhet më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë”, bën me dije Guilfoyle.

Venture Global është një kompani amerikane, e fokusuar në prodhimin dhe eksportin e gazit natyror të lëngshëm nga SHBA-të, ndërsa Aktor LNG lidhet me grupin Aktor Group, i cili është grek dhe operon në infrastrukturë dhe projekte energjetike në rajon.

Ky është takimi i dytë mes Ramës dhe ambasadores në një kohë relativisht të shkurtër. Më 11 mars 2026, Guilfoyle mbërriti në ambientet e Kryeministrisë, vizitë që kreu i qeverisë e përshkroi kështu:

Ambasadorja Kimberly Guilfoyle ka ardhur për të bërë një takim njohjeje për të diskutuar për disa çështje, që janë çështje të interesit të lartë amerikan në rajon, që kanë të bëjnë me energjinë, me bashkëpunimin rajonal, me qasjen ndaj forcave të treta, me faktorë të tretë, dhe nga ana tjetër kini parasysh se ambasadorja e SHBA-ve në Athinë është përfaqësuese e njohur në politikën amerikane, drejpërdrejtë e rrethit të ngushtë të Shteteve të Bashkuara.

Ky reagim i numrit një të kabinetit erdhi dy ditë pas takimit, që u shoqërua nga spekulime të shumta, sidomos nga opozitarët. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në “Opinion” se ambasadorja ka ardhur në Shqipëri lidhur me disa investime që lidhin Tiranën me Athinën, që sipas tij janë bllokuar nga qeveria shqiptare.

“Po meqenëse po merremi me komentet e veshjes, të merremi me një gjë thelbësore. Projekti lidhet me Athinën dhe disa vende të tjera. Pra, Bullgarinë dhe vende të tjera. Është një projekt rajonal dhe është bllokuar pjesa e këtij projekti në Shqipëri“, deklaroi demokrati.

Guilfoyle është një nga njerëzit më të besuar të presidentit amerikan Donald Trump. Për një periudhë të gjatë ajo ka bashkëjetuar me djalin e presidentit, Donald Trump Jr., dhe prej vitesh njihet si një nga figurat kyçe të rrethit të ngushtë të Trump në politikën amerikane.

Next Post
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

Rezervat valutore të Rajonit arrijnë në rreth 62 miliardë dollarë, Shqipëria rritje rekord

October 22, 2026
Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

Automjeti merr flakë në lëvizje, shkrumbohet mjeti dhe plagoset rëndë drejtuesi

October 22, 2026
Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

Irani godet katër anije me naftë në Gjirin Persik, IRGC lëshon paralajmërim të ri për ushtrinë amerikane

October 22, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Moti për sot, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja zonat ku priten reshje më intensive

October 22, 2026
Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

October 22, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Si firuan votat e dikurshme të PD-AN-së dhe të LSI-së në Tiranën urbane

October 22, 2026
Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

October 22, 2026
Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

October 22, 2026
Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

October 22, 2026
Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In