• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Rama: Jemi në kushtet e sosjes së durimit nga aleatët, rrezikohet Kosova dhe kombi shqiptar

by Java News
13/06/2023 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama tha se ne kushtet ne te cilet gjendet situata, jemi në kushtet e sosjes së durimit, kam frikë se planin nga pertneret nuk eshte aspak i mire.

Kryeministri Rama ka anuluar mbledhjen e dy qeverive Kosovë-Shqipëri për shkak të agravimit të Kosovës me bashkësinë euroatlantike. Ai u shpreh se ka thirrur një takim më të ngushtë me Albin Kurtin.

“Në kushtet e agravimit me orë të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar. Pasi kam folur me Borrellin, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë me ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes për të folur pikërisht për këtë situatë që po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkinë euroatlantike në një pikë të paimagjinueshme.”- thotë Rama.

“Nuk eshte thjeshte Albin Kurti i “zoti i hallit”, por rrezikohet Kosova dhe tere kombi shqiptar”, shtoi Rama.

Po agravohet marrëdhënia mes dy vendeve?

Rama: Nuk është fjala për të zotin e hallit sepse halli është i Kosovës por është edhe i shqiptarëve, i kombit që rrezikon të dalë në një dritë jo të mirë në sytë e atyre që e kanë bërë këtë komb të jetë në ditët e veta më të mira në historinë e tij mijëravjeçare. Halli nuk është i Kurtit, por i qytetarëve të Kosovës, Kosovës e të gjithë shqiptarëve.

Shqipëria nuk është një ufo, nuk operon e izoluar dhe marrëdhënia e Shqipërisë me Kosovën është një marrëdhënie vëllazërie, por jemi një shtet pjese e pandashme euroatlantike, pjesëtare e NATO-s dhe nuk ka shans të zhvendoset nga boshti i tyre. Ne mendojmë 100 përqind njësoj si aleatët tanë në këtë rast.
Kur disa prej partnerëve i thoshin Albinit dhe autoriteteve të Kosovës mos i mbani zgjedhjet në veri, unë isha 100 përqin me Albinin që duheshin mbajtur sepse bojkoti i serbëve nuk mund të fitonte statusin e instrumentit fatal për Kosovën.

Me atë rast kam dhënë edhe unë kontributin tim modest që aleatët të kuptonin që nuk ishte tekë e Kurtit po një qëndrim parimor.
mirëpo sot nuk ndajmë opinionin mbi mënyrën se si po veprohet, por si vend jemi 100 përqind kundër mënyrës si po veprohet.

Marrëdhëniet me bashkësinë euroatlantike dhe vendin që kemi fituar, nuk e vë dot në diskutim askush dhe për asnjë arsye, aq më pak ta vërë në diskutim një situatë ku Kosova po kërcënohet nga një arsye e mos arsyes e nga një gjykim i gabuar strategjik. Nuk kuptoj cila është strategjia dhe cili është interesi strategjik i Kosovës ku po hyn në një përplasje dramatike me bashkësinë euroatlantike./m.j

Next Post
Tensionet në veri, Rama paralajmëron: Kam frikë se një plan shumë i rëndë për Kosovën do vihet në lëvizje

Tensionet në veri, Rama paralajmëron: Kam frikë se një plan shumë i rëndë për Kosovën do vihet në lëvizje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

November 1, 2026
Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

November 1, 2026
“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

November 1, 2026
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

November 1, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

November 1, 2026
Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

Zjarri shkrumbon banesën në Fier, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët

November 1, 2026
Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

Netanyahu rrezikon pushtetin në Izrael, opozita kërkon shumicën me partitë arabe dhe ultra-ortodokse

November 1, 2026
A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

Braçe kundërshton alarmin për TVSH-në 21%: Biznesi i vogël nuk do të paguajë asnjë lek tatim mbi fitimin deri në 2029

November 1, 2026
BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

BE vendos tarifë të re për pakot online, blerësit do të paguajnë 2 euro shtesë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In