• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO & FOTO / “Xhindi doli nga llamba”, Putin nxjerr tanket në Moskë, BBC shkruan për Prigozhin

by A R
24/06/2023 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat kanë publikuar pamjet e blindave dhe tankeve në rrugët e Moskës teksa kreu i mercenarëve Wagner ka deklaruar rebelimin e tij ndaj Kremlinit.

https://www.youtube.com/watch?v=oyRpa3vdI_E

Gjërat po lëvizin me shpejtësi në jug të Rusisë për momentin. Shefi i grupit mercenar Wagner Yevgeny Prigozhin tha se forcat e tij kontrollojnë qendrat kryesore të qytetit rus Rostov-on-Don.

Ai postoi një video në të cilën tha se trupat e Wagner do të vazhdojnë bllokadën në qytet dhe do të lëvizin drejt Moskës nëse krerët e mbrojtjes ruse, ministri Shoigu dhe Valery Gerasimov nuk e takojnë. E sipas korrespondentit të BBC, Frank Gardner, kjo situatë nuk mund të vinte më mirë për Ukrainën.

“Litar shpëtimi”, e konsideron ai situatën që po ndodh ndërkohë që Kievi po përshtatej me perspektivën se kundërsulmi i premtuar prej kohësh nuk kishte gjasa të dëbonte forcat ruse këtë vit.

“Me Kremlinin dhe Wagner tashmë më të zënë me “sherrin” mes tyre, kjo heq nga fusha e betejës, disa nga forcat ruse më efektive”, shkruan BBC.

Madje kjo sfidë ndaj Moskës mund të dëmtojë moralin e trupave të saj në frontin e luftës.

“Në një botë ideale kjo përfundon me Rusinë që të anulojë luftën dhe të tërheq trupat nga Ukraina. Por kjo ka pak gjasa të jetë e lehtë”, shkruan më tej BBC.

Madje në Perëndim mund të ketë shqetësim për një kolaps të mundshëm të shtetit rus, një vend me më shumë se 4 mijë koka bërthamore. Një tjetër, hipotezë është se sfida e Prigozhinit do të jetë afatshkurtër dhe se forcat e tij do të rrethohen.

“Por çfarëdo që të ndodhë më tej, xhindi ka dalë nga llamba”, shkruan BBC.

Mercenari që i dha Rusisë suksesin e vetëm të rëndësishëm në disa muaj në Bakhmut, i ka thënë popullit rus se i gjithë preteksti për pushtimin ishte një gënjeshtër dhe se kërcënimi nga Ukraina ishte një ide e shpikur.

E pikërisht duke marrë shkas nga kjo situatë, në Moskë janë marrë masa të forta anti-terrori. Mjete të blinduara janë parë në rrugë të ndryshme. Ndërkohë mediat e huaja kanë publikuar foto nga trupat Wagner në qytetin rus.

Sipas BBC, pas deklaratave kërcënuese, u shfaq një video ku Prigozhin takohej me zv/ministrin rus të mbrojtjes Yunus-Bek Yevkurov.

Ndërsa ministri rus i Mbrojtjes i bëri thirrje luftëtarëve të Wagner. Sipas tij, ata janë “mashtruar në aventurën kriminale dhe rebelimin e armatosur” nga Prigozhin.

Në një deklaratë të transmetuar në mediat shtetërore, ministria tha se shumë anëtarë të Wagner “tashmë e kishin kuptuar gabimin e tyre” dhe kërkonin ndihmë nga autoritetet që të mund të “ktheheshin të sigurt” në bazat e tyre të përhershme.

Por sipas BBC asnjë provë nuk u shfaq për këtë pretendim. Ndërkohë, kanali televiziv Rossiya 24 transmetoi pamje që supozohet se tregonin anëtarët e Wagner që ktheheshin nën kontrollin e forcave të armatosura.

BBC thotë se videoja nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Prigozhin ende nuk ka komentuar publikisht deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Grupi Wagner është një organizatë paraushtarake që lufton përkrah forcave ruse në Ukrainë.

Prigozhin ka qenë dikur aleat i Putinit. Në Janar të këtij viti, SHBA-ja e ka shpallur grupin e tij, Wagner, organizatë kriminale transkombëtare, për shkak të aktiviteteve në Ukrainë, por edhe në Lindje të Mesme dhe në Afrikë. Si Prigozhin, ashtu edhe grupi janë të sanksionuar nga Perëndimi.

/a.r

Next Post
Grabitet pika e këmbimit valutor në Tiranë, punëtori: Hajduti mori 30 mijë euro

Grabitet pika e këmbimit valutor në Tiranë, punëtori: Hajduti mori 30 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In