• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Nga sporteli i shtetit në “litarin” e qelisë

by Plarent Ndreca
14/05/2026 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plarent Ndreca

Sot, Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshoi një vendim pafajësie dhe shpalli fajtor një djalë të ri, një specialist të Q.K.B., i cili në thelb kishte bërë vetëm detyrën e tij: kishte marrë dokumentacionin dhe kishte kryer regjistrimin e një shoqërie në regjistrin shtetëror, pa pasur asnjë shkak të qartë dhe të parashikueshëm ligjor (jo thjesht nënligjor) për ta refuzuar atë procedurë. Një veprim administrativ rutinë, i kthyer sot në një dramë penale dhe njerëzore.

Ai nuk ishte një “trafikant”, një “bandit” apo një njeri që kishte hyrë në shtet për të grabitur publikun. Ishte një djalë i shkolluar. Një specialist i administratës publike. Një i ri nga që hyn në institucion me ëndrra të zakonshme: të ndërtojë jetën e tij me punë, me dinjitet dhe me besimin se mund t’i shërbejë shtetit të vet me profesionalizëm. Një njeri që kishte zgjedhur rrugën e shkollimit, të rregullit dhe të shërbimit publik, jo rrugën e forcës, të mashtrimit, të pushtetit kriminal apo të korrupsionit.

Papritur gjatë hetimit paraprak, ky djalë përfundoi pas hekurave. Tronditja e tij ishte aq e thellë, sa në ambientet e paraburgimit mendoi që t’i jepte edhe fund jetës. Vetëm fati arriti ta shpëtonte. Për një shërbyes publik, sidomos për një të ri që e ka ndërtuar identitetin e tij mbi punën, shtetin, autoritetin dhe dinjitetin profesional, akuza penale dhe burgosja nuk janë thjesht “akte proceduriale”. Ato janë shembje e gjithë botës personale. Janë momenti kur njeriu sheh të copëtohet brenda pak ditësh gjithçka për të cilën kishte studiuar, punuar dhe ëndërruar për vite të tëra. Emri. Dinjiteti. Besimi i familjes. Respekti shoqëror. E ardhmja. Pesha psikologjike e kësaj goditjeje bëhet aq e rëndë, sa njeriu nuk arrin më të shohë dalje tjetër përveç errësirës.

Gjyqtarja e shkallës së parë, me një kurajë profesionale që sot fatkeqësisht gjendet rrallë, arritën të shohin përtej formalizmit brutal të një procesi penal. Ata panë mungesën e qëllimit kriminal. Panë dallimin thelbësor mes korrupsionit dhe një veprimi administrativ të kryer në ushtrim të detyrës. Për këtë arsye i dhanë pafajësinë, që nuk i ktheu vetëm lirinë, por edhe frymëmarrjen njerëzore dhe profesionale. I ktheu besimin se në këtë vend drejtësia ende mund të dallojë mes një gabimi administrativ dhe kriminalitetit.

Por sot apeli vendosi ndryshe. Pa reflektuar mbi faktin se përballë tyre nuk ishte një figurë e krimit të organizuar, por një specialist i zakonshëm i administratës publike, detyra e të cilit ishte thjesht regjistrimi formal i dokumenteve në regjistrin shtetëror.

Mesazhi i vendimit ishte i qartë: Një firmë, një interpretim procedural apo një vendim administrativ mund të të shkatërrojë jetën. Kufiri mes zyrës dhe qelisë mund të bëhet transparent dhe shteti të cilit i ke shërbyer, mund të kthehet brenda natës në makthin e jetës. Ky nuk është thjesht një vendim penal. Është një instrument frike që po instalohet çdo ditë në administratën publike dhe po dëmton vetë autoritetin e shtetit dhe po e bën shërbimin publik gjithnjë e më pak tërheqës për njerëzit profesionistë, të ndershëm dhe me integritet.

Kur një specialist i zakonshëm trajtohet si kriminel për një akt formal administrativ, mesazhi që i jepet administratës është brutal: mos shërbeni, mos vendosni, mos merrni përgjegjësi, sepse shteti nuk ju mbron, ai ju sakrifikon.

Pastaj kërkohen edhe shërbime publike normale. Jo. Mos prisni më të tilla. Çdo vendim administrativ fillon të shihet si një risk penal personal dhe çdo nëpunës publik fillon të punojë jo për të zgjidhur problemin e qytetarit, por për të mbrojtur veten nga pasoja penale Në mes hallit të qytetarit dhe fatit të tij personal, ai do të zgjedhë veten. Do të zgjedhë të mos firmosë. Do të zgjedhë ta zvarrisë. Do të zgjedhë ta ndërlikojë. Do të zgjedhë të mos marrë përgjegjësi. Sepse shteti nuk e mbron më shërbëtorin e tij publik kur ai gabon pa qëllim kriminal. Përkundrazi, e poshtëron, e denigron dhe është gjithmonë gati ta shohë si “mish për burg”.

Kështu që lulëzon administrata më e rrezikshme për një vend, më e rrezikshme se ajo e e korruptuara: administrata e frikësuar. Një administratë që nuk merr më vendime, nuk zgjidh më probleme dhe nuk i shërben më qytetarit, por thjesht përpiqet të mbijetojë. Ku më i sigurti është ai që nuk shërben e as punon fare.

P.S.: Mbi gjithcka, në këtë moment, përtej çdo debati juridik apo publik, mbetet një lutje njerëzore: që ky djalë ta gjejë forcën për ta përballuar këtë dramë dhe të mos i ndodhë asgjë e pariparueshme. Institucionet duhet të tregojnë vëmendje maksimale. Familja, miqtë, kolegët dhe shoqëria duhet të jenë pranë tij. Ne nuk duhet ta thyejmë një qytetar tonin, një djalë të ri që dje kishte ëndrra, profesion dhe besim tek jeta.

Drejtësia në një shtet demokratik nuk ka për qëllim thyerjen shpirtërore të njeriut. Nuk ka për qëllim shkatërrimin e shpresës për të jetuar. Qëllimi i saj duhet të jetë edukimi, rehabilitimi dhe riintegrimi i individit në shoqëri, jo krijimi i dëshpërimit të pakthyeshëm. Në momentin kur drejtësia fillon të shuajë tek njeriu vetë dëshirën për të jetuar, atëherë shteti ka humbur diçka shumë më të madhe se sa drejtësinë, ka humbur humanizmin e tij.

Next Post
Rregullorja e re e Kuvendit, mbeten ende çështje pa konsensus mes PS dhe PD

Rregullorja e re e Kuvendit, mbeten ende çështje pa konsensus mes PS dhe PD

Comments 1

  1. ppa says:
    5 months ago

    Teorikisht analiza nuk ka te share; por cila eshte kauza qe edhe ne te mund te vleresojme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

Mazniku zbulon kriteret e bashkimit të bashkive: Sjell përqendrim të mundësive ekonomike!

October 7, 2026
Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

Medalje të reja për ushtarakët! Qeveria miraton rregullat e reja të dekorimit në FARSH

October 7, 2026
Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

Tragjedi në Kurbin! 3-vjeçarja humb jetën pasi u godit aksidentalisht nga babai me mjet bujqësor

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com