• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Emrat/ Vetingu, ja gjyqtarët e rrezikuar nga përjashtimi

by Aalison Pearse Stevens
26/07/2016 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në armatën e njerëzve të drejtësisë, tre janë grupet e gjyqtarëve më të ekspozuar ndaj rrezikut të përjashtimit nga sistemi i ri i drejtësisë, për shkak të procesit të Vetingut, kontrollit të trefishtë, për ligjshmërinë e pasurisë, lidhjet me krimin dhe aftësitë profesionale. Pavarësisht përpjekjeve epike të opozitës për ta deformuar dhe ndarë politikisht Komisionin e Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit, Vetingu pritet të disifektojë sistemin e drejtësisë, duke identifikuar dhe më pas penalizuar gjyqtarët e dhe prokurorët e përfshirë në praktika korruptive.

Grupi i parë

Grupi i parë i të ekspozuarve janë gjyqtarët e kallëzuar gjatë dy viteve të fundit nga ILDKP për fshehje pasurie, deklarim të rremë, mosjustifikim të të ardhurave, pastrim parash etj. Ndonëse të kallëzuarit i kanë shpëtuar gjykimit me procedurë si dhe kanë mundësuar mbylljen e çështjeve që në organin e akuzës, dosjet e tyre pritet jenë të vlefshme për Komisionin e Kualifikimit. Nuk ka dyshim që lista e të ekspozuarve ndaj riskut të përjashtimit nis me anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, i kallëzuar nga ILDKP për fshehjen e rreth 2 milionë eurove pasuri.

Gjin Gjoni i ka shpëtuar me manovra procedurale lakut të drejtësisë, por subjekti në fjalë, në muajit në vijim, duhet të kalojë në sitën e trefishtë të Vetingut, si kusht për të shërbyer në sistemin gjyqësor. Gjyqtarja e Durrësit, Shpëtime Pitaku, një ndër gjyqtaret më të pasura të sistemit të drejtësisë, do të duhet të justifikojë gjithashtu pasuritë e paluajtshme, me të ardhura të ligjshme, në të kundërt, ndryshimet Kushtetuese parashikojnë largimin e saj nga sistemi. Zonja në fjalë, e cila ka deklaruar pesë lokale dhe troje, është kallëzuar gjithashtu nga ILDKP për fshehje pasurie. Të ekspozuar janë gjithashtu gjyqtarët Petraq Çuri, Ardian Kalia, Tomorr Kullolli, Besnik Qira, Petrit Aliaj, Enkeleda Doda, Adelina Zarka etj., që të gjithë të kallëzuar nga ILDKP për fshehje pasurie.

Grupi i dytë

Në grupin e dytë përfshihen gjyqtarët, për të cilët Ministria e Drejtësisë ka kërkuar masa disiplinore, por që kryesisht janë mbrojtur me vendosshmëri nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, gjatë tre viteve të fundit. Ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedimit disiplinor për dhjetëra gjyqtarë të Gjykatave të Shkallës së Parë dhe Apelit, për mungesë absolute të arsyetimit në vendimin gjyqësor, për fshehje pasurie, për sjellje që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit etj.

Disa nga gjyqtarët, për të cilët është kërkuar masë disiplinore deri në shkarkim nga detyra janë, Ilir Pashaj, Andri Ymeri, Markelian Kuqo, Engjellushe Tahiri, Dhurat Bilo, Maksim Qirjazi etj. Shumica e kërkesave të ish-ministrit të Drejtësisë janë rrëzuar nga KLD, e dominuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të presidentit Nishani dhe Gjin Gjonit. Megjithatë, pavarësisht vendimeve të KLD, në favor apo kundër gjyqtarëve në fjalë, këta të fundit do të jenë objekt i procesit të Vetingut, sidomos për aftësitë profesionale. Vlerësimi i aftësisë për gjyqtarët përfshin aftësinë për të gjykuar, aftësitë organizative, etikën dhe angazhimin ndaj vlerave gjyqësore, cilësitë personale dhe angazhimin profesional, bazuar në standardet e parashikuara në ligj, shkruan Shqiptarja.com.

Grupi i tretë

Gjatë muajve të fundit, sipas burimeve, ILDKP ka identifikuar një numër të konsiderueshëm prokurorësh dhe gjyqtarësh me pasuri të dyshimta, por nuk ka referuar asnjë rast në Prokurori, për shkak të mosbesimit të thellë mes dy institucioneve. Siç dihet, organi i akuzës ka shënuar një rekord të zi sa i takon mbylljes së dosjeve të pasurive, sidomos për njerëzit e drejtësisë, por edhe për politikanët.

Në këto kushte, gjetjet e konstatuara nga kontrolli dhe rikontrolli i plotë i pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të jenë të vlefshme për procesin e Vetingut, por sigurisht do të jenë një provë e fortë edhe për organet e reja anti-korrupsion të parashikuar në ndryshimet kushtetuese dhe në ligjet për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Ka dyshime të forta se, rreth 80 për qind e gjyqtarëve nuk e justifikojnë pasurinë, ndaj dhe pritshmëria mbi rezultatet e para të Vetingut është e madhe.

ma.me

Next Post

Marrëveshja me BERZH, Rama: Historike për fshatin, më shumë investime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret riaktivizohen në jugperëndim të Francës, evakuohen edhe 4 mijë persona dhe paralizohen 14 500 biznese

Zjarret riaktivizohen në jugperëndim të Francës, evakuohen edhe 4 mijë persona dhe paralizohen 14 500 biznese

July 28, 2026
Patos/ Zjarr i madh shkrumbon fermën blegtorale, digjen mbi 10 krerë bagëti! Dëmet arrijnë 7 mln lekë

Patos/ Zjarr i madh shkrumbon fermën blegtorale, digjen mbi 10 krerë bagëti! Dëmet arrijnë 7 mln lekë

July 28, 2026
E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni

July 28, 2026
Zyrtare/ Ja kush është trajneri i ri i kombëtares italiane të futbollit

Zyrtare/ Ja kush është trajneri i ri i kombëtares italiane të futbollit

July 28, 2026
Rriten eksportet e “Tre Risive Versioni 2.0″

Rriten eksportet e “Tre Risive Versioni 2.0″

July 28, 2026
“Kurti po tenton ta kontrollojë masën”, deputeti i PDK-së akuzon Vetëvendosjen: Qindra profile false dhe sulme ndaj UÇK-së e opozitës

“Kurti po tenton ta kontrollojë masën”, deputeti i PDK-së akuzon Vetëvendosjen: Qindra profile false dhe sulme ndaj UÇK-së e opozitës

July 28, 2026
Momente paniku në Korçë! Automjeti godet karrocën me fëmijën e vogël

Momente paniku në Korçë! Automjeti godet karrocën me fëmijën e vogël

July 28, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

“Mund të shkatërrojmë ura dhe termocentrale brenda pak orësh”, Trump kërcënon sërish Iranin

July 28, 2026
Shqipëria ngjitet me shpejtësi drejt integrimit të BE-së, vetëm 0.1 pikë larg Malit të Zi!

Shqipëria ngjitet me shpejtësi drejt integrimit të BE-së, vetëm 0.1 pikë larg Malit të Zi!

July 28, 2026
Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com