• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vetëm BE e bashkuar ka sukses kundër Donald Trump

by A R
26/07/2018 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carsten von Nahmen, marrë nga DW

Donald Trump do ta paraqesë ujdinë me Bashkimin Europian si sukses të tij. Por në të vërtetë “deal”-i i arritur është fitore e unitetit dhe vendosmërisë në BE, mendon Carsten von Nahmen.

Si ia doli Jean-Claude Juncker? Presidenti i Komisionit Europian në vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë arriti më shumë se ai vetë ndoshta kishte shpresuar: “Për një fazë të re miqësie dhe marrëdhënie të ngushta tregtare” u fol, për negociata me qëllim reudktimin e të gjitha pengesave dhe barriervae tregtare. E kjo pas javësh të retorike agresive të Donald Trump kundër BE dhe Gjermanisë.

Të pakta ishin pritshmëritë nga takimi. Në javët e fundit, Trump ankohej në Twitter për praktikat “e padrejta” të europianëve, BE-në e quajti kundërshtar të SHBA dhe paralajmëroi tarifa ndëshkuese për automjetet nga BE. Qarqet europiane në Bruksel nuk prisnin sukses.

Rezistencë kundër Trump edhe në SHBA
Por Junker pati edhe fat: Në momentin që ai erdhi në Uashington, lëvizja kundër Trumpit arriti një përmasë të re. Krahas kundërshtimit të partnerëve tregtarë, u shtuan kritikat edhe në Kongresin Amerikan, edhe nga radhët e partisë së Trumpit. Madje edhe fermerët amerikanë nga zona e mesme perëndimore, që njihen si përkrahës të Trumpit dolën kundër. Ata i ndjejnë pasojat që presidenti i tyre matet në të njëjtën kohë me kinezët, japonezët, kanadezët, meksikanët dhe europianët. Sigurisht Trump nuk do të pranonte gabimet, por me sa duket populisti në Shtëpinë e Bardhë ka arritur në përfundimin, se ky është një moment i mirë për të propaganduar kooperimin e jo konfrontimin. Këtë ai ua shet përkrahësve si fitore.

Sukses përmes unitetit
Në të vërtetë kjo është fitore e Bashkimit Europian. Europianët qëndruan të bashkuar, kur Trump me fyerjet e kërcënimet kërkoi t’i detyrojë ata për lëshime. Ata reaguan me kundërpresion dhe nuk u përkulën as kur ai paralajmëroi tarifa për automjetet europiane.

Po, BE bëri disa lëshime: Ajo do të importojë më shumë gaz të lëngshëm nga SHBA, sojë dhe prodhime të tjera agrare. Këtë pjesë Trumpi mund ta paraqesë si sukses të madh. Edhe tek bisedimet për një marrëveshje të tregtisë së lirë për produktet industriale, që Trump e përmendi para disa ditësh, ai mund të thotë: i detyrova europianët në tryezën e bisedimeve.

Përpjekje e re për marrëveshjen e ngrirë dikur?
Por e vërteta është se një marrëveshje e tillë është ajo që BE dëshiron. Negociatat që do të fillojnë shkojnë në drejtim të një TTIP-light- pra një formë e zbutur e marrëveshjes transatlantike të tregtisë së lirë, të cilën Trump në vitin 2017 e nxori nga skena. Si një fëmijë i zemëruar, Trump e hedh nga tavolina atë që kanë arritur të tjerët, për të mbledhur copëza të saj më pas dhe për t’i paraqitur ato me krenari si sukses të tijin. Jean-Claude Juncker e anashkaloi këtë sjellje si një gjysh i mirë e zemërgjerë me nipin. Bravo, nëse me këtë ai ndihmon ekonominë europiane dhe shpëton atë që ka mbetur nga marrëdhëniet transatlantike.

Por këtë leksion nga shou me Donald Trump europianët duan ta fiksojnë mirë; Vendosmëria dhe uniteti i sollën BE-së suksesin. Trump është ai tip që amerikanët e quajnë “i forti i shkollës” (schoolyyard bully), pra një tip që nuk zbutet lehtë duke i treguar kompromisin e duke i bërë apele. Atë e impresionojnë forca dhe përvoja, që në përpjekjen për të bërë shantazh e shtyrë me bërryla të tjerët mund të marrësh vetë ndonjë grusht hundëve. Këtë nuk duhet ta harrojnë europianët, kur i zemëruari në Shtëpinë e Bardhë sërish ta kapi ndonjë atak i ri e ta hedhë poshtë atë që është arritur. Ndoshta nesër me tweetin e ri.

Next Post
“Magjistratura”, PS i shtrin sërish dorën opozitës

“Magjistratura”, PS i shtrin sërish dorën opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
Shpërthime në një depo municionesh në shtetin anëtar të NATO-s

Shpërthime në një depo municionesh në shtetin anëtar të NATO-s

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com