• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

by A R
10/08/2026 21:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e Presidentit serb lidhur me mundësinë e devijimit të rrjedhës së lumit Ibër ka sjellë reagime diplomatike mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Pas reagimit zyrtar të Tiranës, ku Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shprehu shqetësimin për një ndërhyrje të mundshme në një sistem ujor ndërkufitar, nga Beogradi kanë ardhur përgjigje si nga Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ashtu edhe nga ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç.

Vuçiç e cilësoi çështjen si një problem të brendshëm të Serbisë, duke vënë në pikëpyetje përse Shqipëria është përfshirë në debat.

“Nuk e di çfarë lidhje ka kjo me Shqipërinë. Çfarë lidhje ka Ibri me Shqipërinë? Çfarë lidhje ka kjo me ndonjërin prej tyre në ndonjë mënyrë? Kjo është çështja jonë e brendshme”, tha Vuçiç

Reagimi ka ardhur edhe nga ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç, i cili përmes një reagimi në rrjetin social X akuzoi Tiranën se po përpiqet të zhvendosë vëmendjen nga çështjet që lidhen me komunitetin serb në Kosovë.

Gjuriç pretendon se Shqipëria nuk ka bazë hidrologjike për t’u përfshirë në mënyrën se si Serbia menaxhon burimet ujore brenda territorit të saj.

“Lumi Ibër nuk kalon nëpër Shqipëri dhe Shqipëria nuk është shtet breglumor në pellgun e tij”, shkruan ai.

Në reagimin e tij, Gjuriç e lidh gjithashtu debatin për lumin Ibër me zhvillimet politike në Kosovë. Ai akuzon institucionet shqiptare se, sipas tij, heshtin ndaj asaj që Beogradi i konsideron si shkelje të të drejtave të serbëve në Kosovë. Ai shton se Serbia nuk do të pranojë ndërhyrje nga jashtë në vendimmarrjen për burimet e saj natyrore.

“Lumi Ibër nuk kalon nëpër Shqipëri dhe Shqipëria nuk është shtet breglumor në pellgun e tij. Për këtë arsye, Shqipëria nuk ka asnjë bazë territoriale apo hidrologjike për të pretenduar një rol në përcaktimin e mënyrës se si Serbia menaxhon burimet ujore brenda territorit të saj, në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe detyrimet e saj ndërkombëtare. Vendimi i Tiranës për t’u përfshirë në këtë çështje, ndërkohë që shpërfill presionin sistematik ndaj popullsisë serbe dhe sulmet ndaj pronës serbe, ngre në mënyrë të pashmangshme pikëpyetje për motivet politike të kësaj ndërhyrjeje. Ai ringjall gjithashtu shqetësime legjitime për koncepte të njohura rajonale që synojnë ta trajtojnë territorin dhe burimet e Serbisë si pjesë të një sfere më të gjerë politike shqiptare.

Serbia është një shtet sovran dhe do të vendosë vetë se si do t’i menaxhojë burimet e saj natyrore. Shqipëria nuk do t’i marrë këto vendime dhe as askush tjetër jashtë Serbisë”, shkruan ndër të tjera Gjuriç.

Por për Tiranën zyrtare një lumë që është pjesë e një sistemi ujor ndërkufitar nuk mund të trajtohet vetëm si çështje e brendshme e një shteti.

Sipas ministrit Hoxha, çdo ndërhyrje që prek ujërat ndërkufitare duhet të bëhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

“Ndryshimi i rrjedhës së një lumi që përbën pjesë të një sistemi ujor ndërkufitar nuk është një çështje thjesht e brendshme apo një vendim që mund të merret në mënyrë të njëanshme, veçanërisht kur pasojat e tij prekin drejtpërdrejt territorin, mjedisin, sigurinë ujore, furnizimin me ujë dhe jetën e qytetarëve të një vendi tjetër. E drejta ndërkombëtare e ujërave është e qartë në këtë drejtim. Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër. Shqipëria mbështet fuqimisht të drejtën e Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të saj ujore”, tha ai.

Next Post
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

September 27, 2026
Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com