• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

by A R
10/08/2026 22:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ali Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, në një intervistë për gazetarin e njohur Arbër Vllahiu, deklaroi se ka ekzistuar një plan i qartë për ndarjen e Maqedonisë.

Ahmeti, në intervistën për televizionin 21 deklaroi se ky plan ka ardhur para marrëveshjes së Ohrit nga aktorë të rëndësishëm politikë si shqiptarë apo edhe maqedonas. Ahmeti theksoi se si atij ashtu edhe dy politikanëve kryesorë të Shqipërisë, Fatos Nanos e Sali Berishës i ishte dërguar një plan për ndarjen e Maqedonisë në baza etnike.

Sipas kreut të BDI, si Fatos Nano ashtu edhe Sali Berisha e kanë refuzuar ndarjen e Maqedonisë në baza etnike. Duke qenë kështu në një plan me SHBA dhe vendet e Perëndimit që e kanë refuzu ndarjen.

Ali Ahmeti i ftuar në emisionin Click në RTV21, kritikoi VLEN-in për hyrjen në Qeveri, siç thotë Ahmeti pa legjitimitet. Ahmeti tha se ky le të jetë gabimi i fundit që partitë shqiptare hyjnë në Qeveri pa legjitimitet. Ahmeti tha se VLEN-i e shiti lëkurën shumë lirë. Mes tjerash Ahmeti theksoi se si BDI ka udhëhequr një dekadë me VMRO-në dhe një dekadë me LSDM, por siç tha pa marrëveshje nuk ka hyrë në Qeveri.

“Fatkeqësia është pse shqiptarët të jenë pjesëmarrës në këto lojëra kaq denigruse për shqiptarët dhe uroj dhe lus Zotin që këtë gabim partitë politike shqiptare të mos e përsërisin në të ardhmen. Se sa e kanë kuptuar ata duhet të sqarohen, sepse e shitën lëkurën aq lirë. Unë kam qeverisur një dekadë me VMRO-në dhe një dekadë me LSDM, por pa marrëveshje unë nuk kam hyrë në bashkëqeverisje. Mbase nuk kam shkuar me hapa gjigand, por kam shkuar me hapa aritmetikor, për çdo mandat kam zgjeruar të drejtat që u takojnë shqiptarëve duke pasur për bazë Marrëveshjen e Ohrit. Dhe nuk kam shkuar duke i minimizuar të drejtat për shqiptarët. Në vazhdimësi ka shkuar përfaqësimi i shqiptarëve, nga 1-2% përfaqësimi i shqiptarëve në institucione sot është 22-23% që ka akoma hapësirë pët t’u avancuar, por këta kanë shkuar dhe kanë denigruar sepse i kanë hequr shqiptarët jo rezident i kanë hequr nga përqindja nga 29,7% zyrtarisht sa është rezultati i regjistrimit i kanë kthyer në 23-24%. Po të kishin lëvizuar, apo pa ta kishin mbajtur situatën aty ku e lam do të ishte sukses për shqiptarët. Mirëpo situata ka degraduar aq shumë dhe neve na duhet shumë energji për të harxhuar për të arritur gjendjen e dëshirueshme brenda vendit. Unë nuk kërkoj të bëjnë sa kishim bë na, sepse e gjeta me zero këtë pushtet e lash me kryeministër shqiptar”, tha mes tjerash kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në Click në RTV21.

Next Post
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Flakët dalin jashtë kontrollit në një grumbull mbetjesh në Lezhë, rrezikohen banesat

September 28, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

“Shpresoj të mos na lini sërish në baltë”, Rama: Shqiptarët ende e duan BE-në, ndryshe nga vendet anëtare

September 28, 2026
Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

September 28, 2026

“Drejtësia” refuzoi tryezën për pagat, përgjigjet Qeveria: Mirëkuptojmë kërkesën, nesër nisim punën për ligjin e ri

September 28, 2026
“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

“I thashë ‘Mos më turpëro’ në vend të…”, Jay-Z zbulon si nisi gjithçka me Beyoncé-n

September 28, 2026
Pyetjet e porositura të PD-së dhe regjia që po e bën Berishën qesharak

Sali Berisha në Strasburg, zbardhet axhenda e takimeve të kryedemokratit

September 28, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi sipas Jorgo Pullës, kujdes me financat dhe lidhjet sentimentale, ja shenjat me fat

September 28, 2026
Emërimet e reja në qeveri! Mario Keputa, zv.ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit

Tryeza e pagave, magjistratët refuzojnë ftesën e Ramës, në mbledhje do të shkojë vetëm Gjykata e Lartë

September 28, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Kur ka qenë më problematik SHISH/SHIK?

September 28, 2026
“SHBA penalizuan simbolin e tranzicionit shqiptar”/ Minxhozi: Goditën një figurë simbol të kulturës së urrejtjes. Kapën prej brirësh dashin që…

Rasti “Hyseni” na çon në të njëjtën krizë të përjetshme

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com