• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi për “vulën”/ Kthupi: Gjykata e Lartë vendosi konform me kërkesat e PD zyrtare, shkurtoi kohën mbi këtë çështje

by A M
27/12/2023 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i PD për reformën zgjedhore, Rezart Kthupi në një intervistë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Aleksandër Furxhiu, komentoi vendimin e Gjykatës së Lartë lidhur me ‘logon’ e PD.

Si e kupton PD zyrtare vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë mbi “logon” e kësaj force politike?

“Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është në përputhje me kërkesën që ne kemi adresuar në shqyrtimin e ccështjes në Gjykatën e Apelin. Shqyrtimi i çështjes në Gjykatën e Apelit, pretendimi i asaj që ne kemi ngritur ka të bëjë me themelin e çështjes, që do të thotë me ato akte që përbënin thirrjen, mbledhjen dhe vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit. Ajo që ne i kërkuam Gjykatës së Apelit është që të shqyrtonte në këto akte ishin në përputhje me statutin e PD apo partive politike, shqyrtim që Gjykata e Apelit e anashkaloji për çështje proceduriale, duke vendosur rikthimin e çështjes në shkallën e parë. Me vendimin e sotëm Gjykata e Lartë është në të njëjtën linjë me kërkesat që në kishim adresuar në Gjykatën e Apelit dhe thjeshton procedurën e përfundimit të gjykim duke mos pasur më nevojë që kjo procedurë të kalojë në dy shkallë, shkallën e parë e të dytë, por të zgjidhet menjëherë në shkallën e dytë, duke shkurtuar kohën e nevojshme për gjykimin e çështjes”, theksoi ai.

PD ka disa çështje ligjore paralelisht, deri diku të vështira për t’u kuptuar nga qytetarët, cila nga këto ‘beteja ligjore’ është më e rëndësishmja?

“Janë tre procese gjyqësore në gjykatë, procesi më thelbësor është ky që sapo Gjykata e Lartë dha një vendim, procesi i dytë është ai për regjistrimin e statutit të 2 shtatorit të vitit 2022, procesi i tretë është lidhur me disa pretendimi mbi vendimet të pretenduara të marra online në Këshillin Kombëtar në 27 korrik të vitit 2023. Në të gjitha këto çështje, e vetmja çështje që mund të legjitimojë ose shtron për diskutim për PD është çështje që sapo përfundoi në Gjykatën e Lartë”, tha ai.

“Rithemelimi” e ‘lexoi’ vendimin e Gjykatës së Lartë si rimarrje të vulës apo siç njihet ndryshe rikthim të vendimit “Zhukri”. Cili është mendimi juaj mbi këtë qëndrim?

“Ky është opinion i gjorë i tyre, është në vrazhdën e të gjithë opinioneve të gjora që ato kanë mbi vendimet e gjykatave. Ligji shqiptar është i qartë në raport përsa i përket efektit ligjor që një vendim gjykate ka”, tha ai duke nenvizuar se për aq kohë sa një ccështje është nën hetim kjo nuk mund të pretendohet.

/a.d

Next Post
“Hermes”, “Lacoste”, ndante pakot e drogës në bazë të cilësisë/ Kush është Xhevdet Plaku, përdoruesi i 25 identiteteve

“Hermes”, “Lacoste”, ndante pakot e drogës në bazë të cilësisë/ Kush është Xhevdet Plaku, përdoruesi i 25 identiteteve

Comments 1

  1. Yp foltorja.yp nevojtorja.yp uturaku. says:
    3 years ago

    Mbieme muti kthupi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
Macron i del në krah Zelenskyt, Franca do t’i dërgojë Ukrainës raketa të reja interceptuese pas sulmit rus

Macron i del në krah Zelenskyt, Franca do t’i dërgojë Ukrainës raketa të reja interceptuese pas sulmit rus

August 22, 2026
BBC: SHBA dhe Kanadaja në terren të panjohur! Tarifat e reja përshkallëzojnë luftën tregtare mes dy aleatëve

BBC: SHBA dhe Kanadaja në terren të panjohur! Tarifat e reja përshkallëzojnë luftën tregtare mes dy aleatëve

August 22, 2026
“Tregoni kujdes! Po shkrumboni malet e Shqipërisë”, kleriku katolik apel shqiptarëve për zjarret

“Tregoni kujdes! Po shkrumboni malet e Shqipërisë”, kleriku katolik apel shqiptarëve për zjarret

August 22, 2026
“Për mua, vetëm ti ke rëndësi”, letrat intime të asistentes së Trumpit ndezin polemika në Shtëpinë e Bardhë

“Për mua, vetëm ti ke rëndësi”, letrat intime të asistentes së Trumpit ndezin polemika në Shtëpinë e Bardhë

August 22, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

August 22, 2026
Zbardhet dëshmia e çiftit turk për vrasjen e turistit: E futa në bagazh pa i treguar të dashurës!  Dikush telefonoi dhe na tha ‘keni polici përpara…

Zbardhet dëshmia e çiftit turk për vrasjen e turistit: E futa në bagazh pa i treguar të dashurës! Dikush telefonoi dhe na tha ‘keni polici përpara…

August 22, 2026
VIDEO/ Sulmet masive të Ukrainës ndaj “Amazonës së Rusisë”, Putin reagon për herë të parë: Nuk ka dhe s’do të ketë pasoja kritike!

Putin zbulon çfarë po ndodh në Kiev: Situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë!

August 22, 2026
Kredia merr hov në Shqipëri! Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

Kredia merr hov në Shqipëri! Rritet me 14% brenda një viti, bizneset dhe individët marrin më shumë financime

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com