• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqiptarët paguan rreth 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm nga shtrenjtimi i naftës

by A R
16/04/2026 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditët e para të marsit, përdoruesit e makinave u përballën me rritjen e parë të çmimit të naftës në vend, që kërceu nga 175 lekë, nivel që qëndronte i pandryshuar prej gati dy vitesh, në 179 lekë për litër.

Rritja e çmimeve në ditët në vijim ishte e pandalshme, si rrjedhojë e shtrenjtimit të naftës në bursa pas nisjeve të sulmeve ndaj Iranit, që shkaktoi kaos në tregjet globale.

Në 17 mars, nafta kërceu në 200 lekë dhe vetëm dy ditë më pas arriti në 214 lekë. Ndonëse qeveria riaktivizoi Bordin e Transparencës, çmimet u ulën vetëm për dy ditë në 203 lekë, për të kërcyes në fund të marsit në 218 lekë. Mesatarisht, një litër naftë kushtoi 200 lekë në mars, ose 14% më shumë se më parë.

Pavarësisht rritjes së çmimeve, kërkesa jo vetëm që nuk ra, por u rrit, duke provuar se nafta është një produkt i domosdoshëm me kërkesë jo elastike (d.m.th. që nuk ndikohet nga çmimi).

Të dhënat zyrtare nga Dogana bënë të ditur se konsumi i naftës në mars ishte 35.8 mijë ton, nga 33.8 mijë ton në të njëjtin muaj të një viti më parë, me një rritje prej gati 6%.

Edhe operatorët e tregut pohuan se nuk kanë konstatuar rënie të konsumit në mars, pavarësisht shtrenjtimit të çmimeve. Sistemi i dobët i transportit publik, i përqendruar vetëm tek autobusët, bën që shumë individë të përdorin makinat personale për të shkuar në punë, apo për të shoqëruar fëmijët në shkollë. I lartë mbetet konsumi edhe për të lëvizur në fundjavë.

Të dhëna të tjera nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), treguan të njëjtën tendencë se kriza në Lindjen e Mesme dhe shtrenjtimi i karburanteve nuk ka ndikuar në prirjen në rritje të shqiptarëve për të blerë automjete, të paktën për muajt e parë të vitit.

Në mars u regjistruan për herë të parë 7,891 automjete në vend, me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ky është dhe rekordi historik i regjistrimeve të reja të automjeteve që është shënuar ndonjëherë në mars.

E njëjta tendencë konstatohet për të gjithë tre mujorin e parë. Përveç janarit, kur regjistrimet ranë me 7.6%, në shkurt ato u rritën me 20.6%. Në tremujorin e parë, në vend janë shtuar në rrugë gjithsej rreth 22 mjete të reja, pjesa më e madhe të cilave autovetura, me një rritje prej 8.4% me bazë vjetore. 60% e këtyre makinave që u regjistruan për herë të parë ishin me naftë.

10 milionë euro më shumë, vetëm nga shtrenjtimi i çmimit

Në mars, konsumi ishte 35.8 mijë ton, ose rreth 42.4 milionë litra. Për të blerë këtë sasi, përdoruesit e mjeteve kanë shpenzuar rreth 8.5 miliardë lekë, ose rreth 87 milionë euro, me një çmim mesatar prej 200 lekë për litër. Nëse këtë sasi do e kishin blerë me çmimin prej 175 lekë, shpenzimi do të ishte 7.4 miliardë lekë, ose 1.05 miliardë lekë (rreth 11 milionë euro) më pak.

Në Shqipëri, konsumi i naftës mbetet i lartë, teksa pjesa më e madhe e makinave që qarkullojnë në vend përdorin këtë karburant si lëndë djegëse. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) deri në fund të shkurtit, në vend kishte aktive 1.06 milionë mjete.

Nga këto, rreth 732 mijë, ose gati 70% e totalit përdorin naftën si lëndë djegëse. Rreth 210 mijë automjete, ose gati 20% përdorin vetëm benzinën.

Rreth 84 mijë përdorues i kanë automjetet me gaz, apo 8% e totalit. Ndonëse regjistrimi i makinave elektrike po vjen në rritje, sidomos në mars, pas shtrenjtimit të naftës, pesha e tyre ndaj totalit mbetet minimale, në vetëm 1.3%, me rreth 15 mijë mjete elektrike që qarkullojë në vend, nga mbi 1 milionë në total dhe 8 mijë të tjera që janë hibride (karburant +elektrike)./ Marrë nga Monitor.al

 

Next Post
Natë terrori në Ukrainë, sulmet me dronë dhe raketa lënë 13 të vdekur

Natë terrori në Ukrainë, sulmet me dronë dhe raketa lënë 13 të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bien rezervat e naftës në SHBA, BE thërret ambasadorët

Bien rezervat e naftës në SHBA, BE thërret ambasadorët

April 16, 2026
“Do themi e gjetëm në rrugë”, vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, si u transportua dhe u braktis nga tre të rinjtë

“Do themi e gjetëm në rrugë”, vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, si u transportua dhe u braktis nga tre të rinjtë

April 16, 2026
“Unë thjesht hodha firmën, e solli Ina Rama…” Garanti (i munguar) i ligjshmërisë dhe Kutia e Pandorës në Gjykatën Administrative

“Unë thjesht hodha firmën, e solli Ina Rama…” Garanti (i munguar) i ligjshmërisë dhe Kutia e Pandorës në Gjykatën Administrative

April 16, 2026
Rryma e Atlantikut drejt kolapsit: Alarm global për një katastrofë të afërt

Rryma e Atlantikut drejt kolapsit: Alarm global për një katastrofë të afërt

April 16, 2026
I dënuar në Shqipëri me 18 vite burg për vrasje, arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari

I dënuar në Shqipëri me 18 vite burg për vrasje, arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari

April 16, 2026
Pse flamuri shqiptar u gris dje në Kosovë?

Pse Shqipëria nuk i jep diasporës pasaportë dhe shtetësi shqiptare?

April 16, 2026
Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet 23-vjeçari në Bajram Curri

Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet 23-vjeçari në Bajram Curri

April 16, 2026
Investigimi / Emigrantët po pretendojnë se janë viktima të dhunës për të qëndruar në Britaninë e Madhe

Investigimi / Emigrantët po pretendojnë se janë viktima të dhunës për të qëndruar në Britaninë e Madhe

April 16, 2026
FMN ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare, pret shtrenjtim çmimesh

FMN ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare, pret shtrenjtim çmimesh

April 16, 2026
Libani kundërshton pretendimin e Trump: Nuk dimë asgjë për bisedimet e ardhshme me Izraelin

Libani kundërshton pretendimin e Trump: Nuk dimë asgjë për bisedimet e ardhshme me Izraelin

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In