• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ervin Salianji: Opozita pengohet nga lidershipi i vjetër politik

by A R
16/04/2026 08:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSh, moderuar nga Alba Alishani, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji komentoi situatën politike në Shqipëri duke e krahasuar atë me modelin hungarez.

Salianji u shpreh se modeli i Viktor Orbán është thuajse identik me atë shqiptar, duke e cilësuar liderin hungarez si një autokrat tipik që kishte përqendruar pushtetin në duart e tij.

Ai theksoi se, ndryshe nga Hungaria, në Shqipëri ekzistojnë disa institucione si KLGJ dhe KLP që marrin vendimmarrje, ndërsa në modelin hungarez këto kompetenca ishin përqendruar te një person i vetëm që emëronte gjyqtarët dhe prokurorët.

Në vijim, Salianji theksoi se asnjë pushtet apo autokrat nuk mund t’i bëjë ballë forcës së popullit, duke sjellë si shembull një lider të ri që brenda pak vitesh arriti të përmbyste një sistem të tillë dhe të siguronte një shumicë të konsiderueshme votash.

“Nuk ka modele që i ngjajnë njëra tjetrës por modeli i Hungarisë është thuajse identik me modelin shqiptar, madje Viktor Orban për atë që përfaqësonte është autokrat tipik, kontrollonte 80% të mediave, ekonominë, kontrollonte gjithë sistemin politik, kishte arritur që të ndryshonte sistemin zgjedhor dhe ta përshtaste sipas nevojave të veta ku favorizohej partia e vet, ndryshe nga Shqipëria ku ka disa institucione që marrin vendimmarrjen siç është KLGj, KLP etj. me ndryshimet kushtetuese Orban e përqendroi tek një njeri i përzgjedhur prej tij , praktikisht ishte njeriu që emëronte gjyqtarët dhe prokurorët nga ana tjetër kishte një mbështetje të hapur me presidentin e SHBA por edhe me atë të Rusisë dhe pavarësisht të gjithë këtyre elementëve nuk i bën ballë asnjë autokrat apo pushtet forcës së p9opullit. Një 45 vjeçar për 6 vite arriti ta rrezonte  dhe të merrte 2/3 e votave dhe ky rast mund të merret si model për Shqipërinë”, u shpreh Salianji.

Duke u ndalur te opozita në Shqipëri, ai u shpreh se Partia Demokratike, si forca kryesore opozitare, mund të arrijë ndryshimin nëse reformon lidershipin dhe tejkalon pengesat e një sistemi që e cilësoi gjysmë hibrid. Sipas tij, problemi kryesor mbetet mungesa e epërsisë morale të opozitës dhe prania e një lidershipi të vjetër politik.

“Partia demokratike, si forca kryesore opozitare nëse bën ndryshim të lidershipit dhe arrin të tejkalojë të gjitha këto avantazhet që sjell një sistem gjysmë hibrid arrin që ta mund. E kemi thënë shpesh se pengesa kryesore për të bërë ndryshim në Shqipëri është mungesa e epërsisë morale të opozitës. Kemi një lider shumë të vjetër politik”, tha ai.

Next Post
Libani kundërshton pretendimin e Trump: Nuk dimë asgjë për bisedimet e ardhshme me Izraelin

Libani kundërshton pretendimin e Trump: Nuk dimë asgjë për bisedimet e ardhshme me Izraelin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

Do jetë 10,2 miliardë euro! Ja si ndahet “torta” e buxhetit më të madh në historinë e Shqipërisë, Shëndetësia ‘pjesën e luanit’

October 28, 2026
Eurovision konfirmon kandidatët për vitin 2027, 2 vende të BE-së ende në dilemë për pjesëmarrjen

Eurovision konfirmon kandidatët për vitin 2027, 2 vende të BE-së ende në dilemë për pjesëmarrjen

October 28, 2026
Rama paralajmëron Byronë e Kontrollit të të Ardhurave, do ketë formular të ri për individët me të ardhura të larta!

Rama paralajmëron Byronë e Kontrollit të të Ardhurave, do ketë formular të ri për individët me të ardhura të larta!

October 28, 2026
Kujdes nga videot e falsifikuara me Inteligjencë Artificiale, reklamojnë barna dhe kura të rreme, me rrezikshmëri të lartë…

Kujdes nga videot e falsifikuara me Inteligjencë Artificiale, reklamojnë barna dhe kura të rreme, me rrezikshmëri të lartë…

October 28, 2026
Shkon në 46 numri i të vdekurve nga përplasja e 2 trenave në Spanjë

Shkon në 46 numri i të vdekurve nga përplasja e 2 trenave në Spanjë

October 28, 2026
U mor i pandehur, Veliaj: Asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie! Jam ndarë dhunshëm nga djali, familja dhe qyteti që dua

Transferimi në Fier, reagon Veliaj: Rrëmbim policor, nuk më tregojnë urdhrin! Kërkoj ndërhyrje urgjente

October 28, 2026
Rama zbulon planin e ri fiskal: Nga TVSH-ja më e ulët për 54 produkte bazë te taksat për të pasurit

Rama zbulon planin e ri fiskal: Nga TVSH-ja më e ulët për 54 produkte bazë te taksat për të pasurit

October 28, 2026
Protestat, Rama: S’mund të flasin në emër të popullit! Do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës

Protestat, Rama: S’mund të flasin në emër të popullit! Do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës

October 28, 2026
“A mund të na imponohet një turmë agresive?!”, Rama: Po pengohen njerëzit të lëvizin lirisht në qytet

“A mund të na imponohet një turmë agresive?!”, Rama: Po pengohen njerëzit të lëvizin lirisht në qytet

October 28, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

“Berisha në burg” ndez përplasjen/ Kreu i PD sulmon organizatorët e protestave: Horra dhe puthadorë të qeverisë!

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In