• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama zbulon planin e ri fiskal: Nga TVSH-ja më e ulët për 54 produkte bazë te taksat për të pasurit

by A R
28/10/2026 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama, u ndal në mënyrë të detajuar te pikat e Paketës së re Fiskale, duke dhënë, siç e theksoi ai, lajme të shumëpritura.

Fjala e plotë

“Prandaj, në Buxhetin e vitit 2027 dhe Programin Buxhetor Afatmesëm, i cili përkon me pjesën e dytë të mandatit tonë qeverisës (2027-2029), kemi planifikuar një sërë masash shumë ambicioze të politikës ekonomike, fiskale dhe sociale, duke dhënë një mesazh shumë të qartë, besoj, për të gjithë:

Ne duam më shumë biznese, kompani, investime private të vogla e të mëdha, vendase e të huaja.

Ne duam po ashtu sa më shumë njerëz të pasur në Shqipëri, sepse problemi nuk janë asnjëherë të pasurit, por është hendeku mes atyre që kanë shumë dhe atyre që nuk kanë.

Prandaj, ne mbetemi partizanë të taksimit të ndershëm: kush fiton më shumë, paguan më shumë, dhe jemi këtu për të zbutur sa të mundemi hendeqet sociale që krijon transformimi i shpejtë ekonomik.

Lajmi i parë në listën e lajmeve të mira që kam sot për familjet e zakonshme të këtij vendi është se, falë pikërisht rritjes së ekonomisë dhe mundësive, jemi gati për një hap të shumëdëshiruar dhe të shumëpritur prej tyre:

1. Ulim normën e TVSH-së për ushqimet bazë, nga 20% në 6%, për 54 produkte, të cilat përfshijnë, midis të tjerash, mishin, peshkun, bulmetin, vezët, miellin, vajrat, sheqerin, makaronat, frutat, perimet dhe ushqimet bazë për foshnjat. Vetëm me këtë lëvizje, ne shtojmë në arkën e familjeve shqiptare rreth 150 milionë euro në vit, që deri më sot i merrte shteti. Nga ana tjetër, praktika e re e Pasqyrës së Çmimeve do të zgjerohet e fuqizohet, për të garantuar uljen domethënëse të çmimeve të shportës.

2. Rrisim me 1% normën standarde të TVSH-së si një kompensim të ndershëm të kontributeve nëpërmjet rishpërndarjes, ose, e thënë ndryshe, për të gjitha mallrat jashtë shportës, të gjithë ne do të kontribuojmë që shporta për ata që e kanë më të vështirë fundin e muajit të jetë e garantuar si një shpenzim i arsyeshëm.

3. Nuk rrisim normën e tatimit mbi fitimin e sipërmarrjes, e cila mbetet 15%, ose, e thënë ndryshe, në nivelin më të lartë në rajon. Dëgjojeni mirë: ndryshe nga sa ju rrokanisin, ne i tatojmë të mëdhenjtë me normën më të lartë në Ballkanin Perëndimor. Por sot rrisim në normën më të lartë që ka rajoni edhe tatimin mbi dividendin, i cili, duke shkuar nga 8% në 15%, i ngarkon biznesmenët e mëdhenj me një taksë më të ndershme mbi fitimin e tyre, në funksion të lehtësimit të atyre që kanë më pak.

4. Ulim barrën tatimore për mbi 32 mijë tatimpagues, që janë pjesë vitale e shtresës së mesme, duke rritur pragun e sipërm të tatimit mbi pagën nga 200 mijë në 300 mijë lekë. Me të drejtë, kjo kategori e kërkon prej nesh tash disa vite këtë lëvizje, të cilën sot na e lejon rritja e ekonomisë.

5. Nga ana tjetër, vendosim një prag të ri të tatimit mbi pagën prej 700 mijë lekësh të reja, ku norma e tatimit bëhet 30%, në radhë të parë si një instrument për të mbyllur shtegun e evazionit të dividendit.

6. Po ashtu, ulim pragun e aplikimit të TVSH-së për çdo biznes me xhiro vjetore mbi 5 milionë lekë, pasi nuk mund të lejojmë që shumë biznese të vogla të vazhdojnë të shërbejnë si guaska ku fshihen shumë biznese të mëdha. Kjo lëvizje duhet të shërbejë si paralajmërim edhe për bizneset nën 5 milionë lekë, që të mos luajnë me faturat e të mëdhenjve, nëse nuk duan të hyjnë në regjimin e TVSH-së. Ndërkohë, qëndron i paprekur zotimi ynë publik për taksë zero mbi fitimin për të gjithë biznesin e vogël deri në vitin 2029.

7. Rrisim edhe normën e TVSH-së në hoteleri nga 6% në 10%, duke përjashtuar nga kjo rritje agroturizmin. Është një masë që duhet të jetë një mesazh për pronarët e hoteleve, nga të cilët kërkohet formalizim i plotë, në kushtet kur të ardhurat e tyre vetëm rriten e rriten çdo vit.

8. Ka ardhur koha e një sistemi të ri taksimi të ekonomisë digjitale, duke filluar nga ata që jetojnë me pëlqime e ndjekës dhe duke vazhduar me tregtinë e mirëfilltë digjitale, për të cilën po përgatitet një projekt i veçantë nga Ministria e Financave. Paralelisht, po punohet në ligje e vendime të tjera edhe për disa masa të tjera, si një supertak­së prone për ata që blejnë e mbajnë apartamente bosh, duke refuzuar t’i japin me qira (e drejta e tyre, por duhet të paguajnë, njësoj siç po bëjnë në disa vende të tjera që po përballen me koston e rritur të apartamenteve); një supertak­së prone për vilat në bregdet dhe një çmim i shumëfishtë për ujin e pishinave, ndërsa në këtë paketë fiskale do të ketë edhe një supertak­së për makinat e luksit.

9. Ndërkohë, pranë Ministrisë së Financave do të krijohet edhe Byroja e Kontrollit të Specializuar të të Ardhurave, për faktin se formulari i deklarimit të të ardhurave do të ndryshojë sipas formatit të shteteve të Bashkimit Europian, ose, e thënë më thjeshtë, për të gjithë individët me të ardhura relativisht të larta, formulari do të jetë shumë i ngjashëm me formularin e deklarimit të pasurisë që mbushin prej vitesh funksionarët publikë.”

10. Dhe lashtë të fundit në këtë radhë, një tjetër lajm të shumëpritur nga shumëkënd, të cilin përsëri duhet ta mbani mirë parasysh, nuk e sjell dëshira e qeverisë – se dëshirën e kemi pasur gjithnjë – po e sjell rritja e ekonomisë: Do të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës dhe do të ulim automatikisht 32 lekë në pompë, ndërkohë që taksën do ta rikthejmë tek makina dhe do ta mbledhim përmes Drejtorisë përkatëse të Transportit Rrugor. Nga ana tjetër, do të vendosim një taksë të re qarkullimi, si e gjithë Europa, për makinat e huaja që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Next Post
U mor i pandehur, Veliaj: Asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie! Jam ndarë dhunshëm nga djali, familja dhe qyteti që dua

Transferimi në Fier, reagon Veliaj: Rrëmbim policor, nuk më tregojnë urdhrin! Kërkoj ndërhyrje urgjente

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

October 28, 2026
Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

October 28, 2026
Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

October 28, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

October 28, 2026
Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

October 28, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Veliaj në qeli izolimi pa dritare”/ Avokati Ndreca ngre alarmin: U transferua në Fier pa asnjë akt ligjor

October 28, 2026
Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

Britania e Madhe përgatitet për skenar lufte? Tre nëndetëse nxirren në lundrim

October 28, 2026
Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

Austria nis hetim parlamentar për syzet inteligjente, shqetësime për cenimin e privatësinë

October 28, 2026
Vdes në spitalin e Fierit i arrestuari për narkotikë, reagon Drejtoria e Burgjeve

Avokati i Popullit shkon në burgun e Fierit, inspektohet ligjshmëria e transferimit të Erion Veliajt

October 28, 2026
Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

Google prezanton Gemini 4 Carbon, modelin e ri të IA-së me fokus te kodimi dhe siguria kibernetike

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In