• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i Venecias për Vettingun dhe frika e Saliut

by Spartak Ngjela
30/11/2016 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Gjithçka po ecën drejt ristrukturimit të Shqipërisë moderne
Por Lilzim Basha i kërkoi Edi Ramës sot “bashkim” kundër ristrukturimit demokratik të Shqipërisë, kur i tha që të “mos priste mendimin e Komisionit të Venecias për vetingun, por ta amendonin bashkë atë”. Ky ishte thelbi i kërkesës. Por, kuptohet sak që në këto çaste Saliu, po ndihet i trembur nga takimi i Berlinit, dhe po kërkon ndihmën e Ramës.
Kurse Rama i tha – Jo!…
Duhet thënë se Venecia ndërkohë e ka marrë vendimin: ajo ka vendosur që “vetingu është një ligj plotësisht sipas kushtetutës shqiptate”; por pritet që ta shpallë pas disa ditësh. Këtë ka marrë vesh Bashë ziu, përkatësisht Saliu, prandaj kërkojnë një mënyrë të re të bllokimit të vetingut. Çdo keqbërës, kur është drejt ndëshkimit, bie në gropën e profanitetit.
Vetingu është në fakt mbështetja ligjore për fillimin e goditjes së korrupsionit në Shqipëri. Pa miratimin e vetingut, kjo goditje nuk mund të fillojë.
Këta të korruptuar, deri në minutën e fundit, janë me ethe kundër shqiptarëve. Nuk e pret dot “gjëmën” qetësisht tabori i Saliut, por, kështu, të trembur dhe në veprim kundër, janë hedhur edhe gjyqtarët – ky është turp historik! Po si, vërtet mendojnë këta mjeranë se historia demokratike e Shqipërisë, në aleancë sot me Amerikën dhe Gjermaninë, mund të ndalojë me disa vendime gjyqtarësh që nuk i pyet askush?
*
* *
Gjithçka po flet në favor të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor. Fqinjët që e shpërbënë Shqipërinë në copa, nuk i kanë më me vete Fuqitë e Mëdha që t’i përkrahin kundër shqiptarëve, por s’kanë ndërkohë as shitësit e mëdhenj të interesit kombëtar shqiptar, siç i kanë pasur rëndom në politikën shqiptare.
Vetingu erdhi më në fund: ai është vendosja e moralitetit në shtetin shqiptar.
Historia jonë ka qënë deri tani një turp i madh i brendshëm, sepse sunduesit tanë janë autorët e varfërisë shqipatare: pse, nuk e nxori Enver Hoxha Shqipërinë jashtë nga Plani Marshall për pushtetin e tij, në vitin 1946, dhe e la jashtë zhvillimit modern të Europës?
Pse, nuk i dëboi dhe s’i pranoi edhe Berisha të gjitha kompanitë e mëdha multinacionale që kërkuan të hynin në Shqipëri gjatë sundimit të tij, se donte një Shqipëri të varfër që ta sundonte?
Pse, a nuk u bashkua Berisha me terrorizmin islamik për t’iu shërbyer fqinjëve e sidomos Beogradit? Pse, a nuk eshtë sërish ky që nuk po i pranon sot kushtet e Bashkimit Europian me pretekste “demokratike”; dhe, a nuk po i “mëson” demokracinë amerikanëve?
Pse, a nuk e bëri edhe Enver Hoxha këtë: nuk pretendoi ai që t’i mësonte lirinë perëndimorëve, kur masakronte popullin e vet?
Është e njëjta sëmundje në njëqind vjet.. kurse sot ka ardhur koha që kjo sëmumdje të shërohet përfundimisht
Çfarë po pritet të ndodhë tani?
Tani, të gjithë këta grabitës të mëdhenj që janë gjallë dhe dridhen, do t’i shohin të gjitha me sytë e tyre: edhe dorëzimin e gjësë së vjedhur, edhe ndëshkimin për gjithçka kanë bërë kundër shqiptarëve. Dhe mos mendoni se jane pak: janë shumë… dhe ka kohë që ka filluar hetimi ndërkombëtar intensiv kundrejt tyre. Pas vetingut fillon procesi i moralitetit shqiptar.
U desh një shekull që të vinim këtu… në një luftë ndërkombëtare për të sjellë pavarësinë e Kosovës, në fillim, dhe tani do të duhet rivendosja e dinjitetit shqiptar në Ballkan, dhe ngritja e personalitetit të shtetit shqiptar kudo në botë.
*
* *
Politika amerikane dhe ajo gjermane, janë për aleancë me Shqipërinë në zhvillimet politike dhe ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Gjermania ka qënë që në vitin 1912 aleate e vendosur e shqiptarëve për pavarësinë e shtetit shqiptae; kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpëtuar Shqipërinë nga asgjësimi që nga viti 1919.
Historia nuk mund të ndryshojë rrjedhë nga forca politike të çoroditura grabitësish. Kjo kohë që po vjen në favor të shqiptarëve, nuk është një e papritur, ajo është rezultati i vuajtjes dhe luftrave të përgjakshme që kanë bërë shqiptarët për mbijetesën e tyre; dhe është edhe shpërblimi i sakrificës së figurave të mëdha të këtij populli: që nga Gjergj Kastrioti e deri te Ismail Qemali e Isa Buletini; që nga Jeronim de Rada e deri te Naim Frashlri e Fan Noli; që nga Frang Bardhi e Pjetër Bogdani, e deri te Gjergj Fishta; që nga martirët e Kishës Katolike e deri te shenjtoria Nënë Tërezë.
Nuk janë pak
Por, këtej e tutje do jenë më shumë.
Po fillon ristrukturimi modern i Shqipërisë mijëvjeçare. Shqiptarët duhet të jenë shumë të vëmendshëm në këtë kohë. Ka shumë korrente në Shqipëri sot që punojnë kundër shqiptarëve. Por megjithatë, interesi i politikës së madhe perëndimore kërkon aleancën e Shqipërisë, dhe Shqipëria ua ka dhënë këtë aleancë, se shqiptarët tani janë popull tërësisht perëndimor. Ky është fakti i ri historik që e solli më në fund, deri në zgrip të mosekzistencës, lufta shekullore e shqiptarëve për mbijetesë.

Next Post
(FOTO) Rosie Jones, të pasmet më të bukura për vitin e ri

(FOTO) Rosie Jones, të pasmet më të bukura për vitin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Netanyahu paralajmëron iranianët: Teherani nuk ka nxjerrë mësime, po përpiqet që të zhvillojë armën bërthamore!

October 21, 2026
“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

October 21, 2026
Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

October 21, 2026
Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

Rusia liron amerikanin Stephen Hubbard, reagon Trump: Nuk pati nevojë për shkëmbim të burgosurish!

October 21, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Rektorati, pedagogët dhe hija e politikës kur universiteti bëhet skenë opozitare

October 21, 2026
Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë! Ekspertët: Garë e ngushtë, rrezik edhe për trazira pas zgjedhjeve

October 21, 2026
E bija e aktores Angelina Jolie tërheq vëmendjen në rrugët e Los Angeles, ngjashmëria me të ëmën bie në sy

E bija e aktores Angelina Jolie tërheq vëmendjen në rrugët e Los Angeles, ngjashmëria me të ëmën bie në sy

October 21, 2026
U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

U arrestua në Rinas dy muaj më parë, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë! Mësuesja njihet si anti-Erdogan

October 21, 2026
Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

Lufta, territoret dhe siguria, Finlanda bën apel: Ukraina, Rusia dhe SHBA të zhvillojnë bisedime direkte!

October 21, 2026
Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

Mijëra studentë e mësues në protestë në Greqi, kundërshtojnë koston e jetesës dhe dështimet në arsim

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In