• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i paprecedentë i Agron Zhukrit, që i dorëzoi PD-në Berishës. Të gjithë presin Apelin, ish kryeministri sillet si kryetar

by Java News
06/04/2022 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Report Tv ka siguruar dhe zbardhur vendimin e shumëdebatuar të gjyqtarit Agron Zhukri, i cili në 25 mars të 2022, i dha selinë dhe vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, duke konfirmuar Kuvendin 11 dhjetorit, bashkë statutin e ri të partisë dhe vendimmarrjet e tjera, të cilat shkarkonin Lulzim Bashën dhe lidershipin e tij, duke e kaluar partinë në duart e Berishës.

Referuar përmbajtjes së vendimit dhe procedurave të ndjekura për mbledhjen e Kuvendit të 11 dhjetorit në raport me statutin e PD-së, vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri është i paprecedentë, paradoksal dhe arbitrar. Zhukri justifikon dhe legjitimon dy momente tërësisht të paligjshme: Dorëzimin e firmave të delegatëve në zyrën e Edi Palokës dhe drejtimin e një Kuvendit të 11 dhjetorit nga një komision me anëtarë që duhet të propozoheshin nga Lulzim Basha sipas statutit, por që i propozoi Berisha dhe Paloka.

Duke legjitimuar të gjithë procedurën e ndjekur nga Berisha për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, gjyqtari Zhukri shkruan në vendim se “rezulton nga materialet e depozituara në dosje, se një grup deputetësh dhe politikanësh të tjerë të Partisë Demokratike, në datën 10 Nëntor 2021 kanë depozituar në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD më shumë se 4200 formularë kërkesash të delegatëve të Kuvendit  Kombëtar të Partisë Demokratike, për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PDSH në datën 11.12.2021 në orën 11.00”.

Zhukri ka shqyrtuar dhe justifikuar këtë hap të rëndësishëm procedural, por pa cituar bazën ligjore, pasi në asnjë pikë të statutit të PD-së dhe në asnjë rregullore të brendshme, nuk parashikohet që firmat e mbledhura të delegatëve duhet të depozitohen në zyrën Edi Palokës, që në atë kohë ishte kryetar i Këshillit Kombëtar.

Vetë gjyqtari Zhukri thotë se në asnjë pikë të statutit të tij PD-së nuk parashikohet se ku duhet të depozitohen firmat. Por, me këtë logjikë juridike, gjyqtari Zhukri arsyeton se Berisha dhe grupi i tij mund t’i depozitonin ku të donin firmat, përfshirë edhe në zyrën e Edi Palokës. Sipas tij, ky veprim, edhe pa asnjë bazë statusore, është i ligjshëm. Pra ai thotë se mundon parashikimi ligjor për organin ku duhet të depozitohen firmat e delegatëve, por arsyeton se dorëzimi i firmave tek Edi Paloka është e ligjshme! Çuditërisht ky arsyetim paradoksal përputhet me retorikën e Sali Berishës, për të justifikuar mbledhjen e Kuvendit jashtë parashikimeve statusore.

“Statuti i PDSH në asnjë dispozitë të tij, nuk parashikon organin të cilit kërkuesit e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, duhet t’i drejtojnë kërkesën për mbledhjen e tij, në rastet kur mbledhja e Kuvendit kërkohet nga anëtarësia. Për sa më sipër, edhe në këtë aspekt, formalizimi i këtyre kërkesave dhe përcjellja e tyre pranë Kryetarit të Këshillit Kombëtar, organ ky i cili në bazë të nenit 44 të statutit përcaktohet si organi më i lartë i cili drejton veprimtarinë politike të partisë në periudhën midis dy Kuvendeve, është në vlerësim të gjykatës i ligjshëm dhe i pa kontestueshëm”, thuhet në vendim.

Në vijim, gjyqtari Agron Zhukri del në një konkluzion që tejkalon kompetencat e tij, pasi merr përsipër ligjshmërinë dhe autenticitetin e firmave të 4200 delegatëve, verifikimi i të cilëve është jashtë mundësive dhe tagrave të gjyqtarit.

“Për sa më sipër, Gjykata arrin në përfundimin se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike është thirrur në mënyrë të ligjshme nga një numër anëtarësh/delegatësh më i madh se ¼ e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij”, thuhet në vendim.

Me interes paraqitet se si ka vlerësuar gjyqtari Zhukri momentin e dytë që e bën të pavlefshëm, sipas Lulzim Bashës, Kuvendin e 11 dhjetorit. Bëhet fjalë për parashikimin të paragrafin e dytë të nenit 43 të Statutit të PD, ku thuhet se Kuvendi i PD-së, që thirret nga 1/4 e delegatëve, drejtohet nga një komision me 5 anëtarë, të cilës propozohen nga kryetari i partisë, në rastin konkret nga Lulzim Basha.

Kuvendi i 11 dhjetorit është mbledhur në shkelje të kësaj pike të statutit, pasi anëtarët e komisionit drejtues nuk janë caktuar nga Lulzim Basha, por nga Berisha, në mënyrë arbitrare.

Po si e arsyeton këtë moment gjyqtari Agron Zhukri, bashkëshortja e të cilit ka qenë sekretare personale e Sali Berishës. Sipas gjyqtarit Zhukri, vërtetë kjo e drejtë i takon Bashës, por nëse Basha nuk e ushtron këtë përgjegjësi, komisionin mund të ngrejë kush të dojë dhe si të dojë, pa bazë ligjore.

“Fjalia e fundit e paragrafit të dytë të nenit 43 të Statutit të PDSH, parashikon se “Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të punimeve të tij, me propozim të Kryetarit të Partisë”. Gjykata e vlerëson këtë parashikim jo si një të drejtë por si një përgjegjësi e cila i ngarkohet Kryetarit të partisë,, për të propozuar një Komision i cili pasi aprovohet nga Kuvendi drejton punimet e këtij të fundit. Mosushtrimi i kësaj përgjegjësie, në vlerësimin e gjykatës, nuk pengon organin më të lartë drejtues të PDSH, Kuvendin Kombëtar, në ushtrimin e sovranitetit të tij dhe në emërimin e një Komisioni me 5 anëtarë që drejtojnë punimet e Kuvendit…

Në kushtet e konstatimit të mosushtrimit të kësaj përgjegjësie statutore nëpërmjet mungesës së një përgjigje shkresore si dhe  të mospjesëmarrjes së Kryetarit të PDSH në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të datës 11.12.2021, Kuvendi Kombëtar  me propozim të Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PDSH z. Edi Paloka, i cili çeli edhe Kuvendin, miratoi me votim të hapur dhe me shumicë votash, në prani të më shumë se gjysmës së numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij një Komision të drejtimit të punimeve të tij të përbërë nga 5 anëtarë, si dhe një sekretariat teknik, sipas përbërjes së reflektuar në proces-verbalin e punimeve të Kuvendit Kombëtar dhe akteve të tjera të dala prej tij”, arsyeton Agron Zhukri.

Ashtu si në dorëzimin e formave, edhe këtë hap të rëndësishëm procedural, Zhukri e konsideron si të ligjshëm, edhe pse pa asnjë bazë statutore. Më tej, Zhurki legjitimon verifikimin delegatëve pjesëmarrës si dhe të votimit të vendimeve në Kuvendin e PD-së, duke ngritur lart dorën.

“Për sa më sipër gjykata vlerëson se procedurat e ndjekura për propozimin dhe miratimin e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të PDSH të datës 11.12.2021, janë në përputhje të plotë me parashikimet statutore ne fuqi në momentin e miratimit të tyre, dhe praktika dokumentare shoqëruese e këtyre vendimmarrjeve është e plotë dhe e pakontestueshme.  Vendimet e marra në Kuvendin Kombëtar të PDSH të datës 11.12.2021 janë vendime të marra në përputhje të plotë me tagrin dhe kompetencat statutore të Kuvendit Kombëtar të PDSH, si organi më i lartë vendimmarrës i kësaj force politike dhe si të tilla ato duhet të regjistrohen në regjistrin e partive politike”, thuhet në vendim./shqiptarja.com/m.j

Next Post
“Marina ukrainase nuk ekziston më”/ Moska jep njoftimin: Objektivi ynë është…

Lufta në Ukrainë/ SHBA sanksionon edhe vajzat e Vladimir Putin, u ndalohet…

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Na mërziti Berisha.Boll.Tua këtë vendin të tjerëve.Të rinj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bashkia e Tiranës shton pikat e shpërndarjes për abonetë falas për pensionistët, Ristani: Do të ndërtojmë një sistem të ri

Bashkia e Tiranës shton pikat e shpërndarjes për abonetë falas për pensionistët, Ristani: Do të ndërtojmë një sistem të ri

May 12, 2026
“Akt antikushtetues!”, PD padit KQZ-në mbi rregullat e reja për QV-të e posaçme për zgjedhjet lokale

“Akt antikushtetues!”, PD padit KQZ-në mbi rregullat e reja për QV-të e posaçme për zgjedhjet lokale

May 12, 2026
Akuzohet si agjente e Kinës, jep dorëheqjen kryebashkiakja në SHBA

Akuzohet si agjente e Kinës, jep dorëheqjen kryebashkiakja në SHBA

May 12, 2026
“Synojmë modernizimin dhe integrimin me tregun e BE-së”, MIE prezanton strategjinë e re kombëtare për minierat

“Synojmë modernizimin dhe integrimin me tregun e BE-së”, MIE prezanton strategjinë e re kombëtare për minierat

May 12, 2026
“Ruani ritmin e reformave!”/ Gonzato: Shqipëria do të mbyllë negociatat me BE deri në 2027

“Ruani ritmin e reformave!”/ Gonzato: Shqipëria do të mbyllë negociatat me BE deri në 2027

May 12, 2026
Rama në fermën eksperimentale në Cërrik: Inovacioni do ndryshojë faqen e bujqësisë shqiptare

Rama në fermën eksperimentale në Cërrik: Inovacioni do ndryshojë faqen e bujqësisë shqiptare

May 12, 2026
“EU for Democracy” prezantohet në Kuvend, fokus te forcimi i rolit parlamentar në integrimin europian

“EU for Democracy” prezantohet në Kuvend, fokus te forcimi i rolit parlamentar në integrimin europian

May 12, 2026
Kolumbia arreston shqiptarin e kërkuar për vrasje, dyshohet se përdorte identitet të rremë serb

Kolumbia arreston shqiptarin e kërkuar për vrasje, dyshohet se përdorte identitet të rremë serb

May 12, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

Mërtiri: Shumica në PD të zhgënjyer me Berishën, partia ka prekur fundin

May 12, 2026
Debat për Reformën Territoriale në Fier/ Mazniku: Fokus te kompetencat e bashkive! Boçi: Reforma e 2014-ës ka dështuar në përfaqësim

Debat për Reformën Territoriale në Fier/ Mazniku: Fokus te kompetencat e bashkive! Boçi: Reforma e 2014-ës ka dështuar në përfaqësim

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In