• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendet Balltike dhe Polonia: “Ne folëm, por Perëndimi nuk na dëgjoi”

by Java News
19/03/2022 20:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për vite me radhë, evropianët perëndimorë kanë shpërfillur politikanët nga Polonia dhe vendet baltike sa herë që kanë dhënë alarmin mbi kërcënimin ekspansionist të paraqitur nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Ata tani e kuptojnë se duhet të kishin dëgjuar vendet me një njohuri shumë më të thellë për Kremlinin dhe një kujtesë të hidhur historike të dhunës që Moska është e gatshme të përdorë për të ndjekur qëllimet e saj.

Në vend të kësaj, perëndimorët ndoqën një rrugë të qetësimit tregtar dhe politik të Putin-it, të udhëhequr nga ish-kancelarja, gjermane Angela Merkel.

Kjo rrugë çoi në pushtimin e Ukrainës, bombardimin e qyteteve të saj dhe emigracionin masiv.

“Perëndimorët për këto 30 vitet e fundit na ironizuan. Për vite ata na shikonin shtrembër për qëndrimin tonë”, thotë Radosłae Sikorski, një ish-ministër i Jashtëm polak.

Lindorët shprehen se u përplasën me një mur me tulla, kur bënë thirrje për shtimin e dislokimeve të NATO-s, tërhoqën vëmendjen ndaj sulmeve kibernetike dhe i bënë thirrje Berlinit që të mos e linte BE-në peng nga tubacionet gjigante që pomponin gaz drejt në Gjermani.

Sikorski i hapur dhe i ashpër, në atë kohë ministër i Mbrojtjes, shkaktoi zemërim në qarqet diplomatike në vitin 2006, kur guxoi të krahasonte projektin e gazsjellësit Rusi-Gjermani, Nord Stream, i cili anashkaloi Poloninë, me paktin Molotov-Ribbentrop të vitit 1939 që ndau Poloninë midis nazistëve dhe sovjetikëve.

Udhëheqësit polakë dhe baltikë e panë pushtimin rus të Krimesë në vitin 2014 si një prag përcaktues që sinjalizonte se Putin-i duhej të ndalohej me një shfaqje të vërtetë të forcës nga Perëndimi, ose përndryshe ai do të vazhdonte të sulmonte më shumë objektiva.

Megjithatë, në takimet e pafrytshme në Bruksel, diplomatët polakë dhe baltikë zbuluan se shumica e Bashkimit Evropian hezitonte të vendoste sanksione të rënda ndaj Moskës, pavarësisht pushtimit të një aleati të BE-së.

Vetëdija e tyre ndaj Moskës ka rrënjë shekullore.

Polonia humbi pavarësinë e saj në shekullin e XIII-të nga një koalicion sulmuesish të udhëhequr nga Rusia.

Ajo luftoi Rusinë në dy kryengritje të përgjakshme dhe të dështuara në shekullin e XIX-të dhe fitoi kundër sovjetikëve komunistë në 1920.

BRSS-ja mori hakmarrjen e saj në 1939, me kapjen e gjysmës së Polonisë dhe ndëshkimin e përgjakshëm, ekzekutimin e 20 mijë të burgosurve të luftës dhe deportimin e qindra mijëra civilëve përpara se të nënshtrohej Polonia e pasluftës në katër dekada të diktaturës komuniste.

Vendet baltike gëzonin dy dekada pavarësi midis luftërave përpara se të aneksoheshin nga Bashkimi Sovjetik.

Mijëra u vranë dhe shumë të tjerë u deportuan thellë në BRSS.

Vendet e tyre u kolonizuan nga rusët dhe ata mezi mbijetuan për të rifituar pavarësinë e tyre pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Cikli më i fundit i agresionit rus ishte në vitin 2007.

Atë vit, Putin-i mbajti një fjalim në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, që siguroi një themel për shumë nga vendimet që pasuan.

Në fjalimin, ai sulmoi SHBA-të për krijimin e një bote unipolare “në të cilën ka një mjeshtër, një sovran”, kritikoi zgjerimin e NATO-s drejt lindjes dhe sfidoi rendin e pas Luftës së Ftohtë në Evropë.

Sikorski, i cili u bë kryediplomati i Polonisë në të njëjtin vit, filloi të kërkonte më shumë forca të NATO-s në vendin e tij.

Në fund të fundit, Gjermania kishte 35 mijë trupa amerikane të stacionuara atje dhe një përpjekje e mëtejshme drejt ribalancimit të fuqisë përballë fushatave të modernizimit ushtarak të Rusisë dukej se kishte kuptim.

Jo të gjithë në NATO menduan kështu në atë kohë.

“Kur kërkova në shumë raste që anëtarësimi ynë në NATO të përmbushej me praninë fizike – dhe kërkova vetëm dy brigada, që do të thotë 10 mijë trupa amerikane – kjo u konsiderua si e egër. Gjermania në veçanti, por edhe të tjerët, për herë të parë në histori e gjetën veten të rrethuar nga shtete ekskluzivisht miqësore. Dhe ata nuk e ndjenë dhimbjen tonë për të qenë një vend krahu, për të qenë në skaj të botës së demokracisë, sundimit të ligjit dhe sigurisë”, tha Sikorski.

Pas kohës së Sikorskit në Qeveri, mesazhet për Moskën nga Varshava kanë qenë shumë më të turbullta që kur partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi mori pushtetin në vitin 2015.

Ajo fitoi falë një teorie të pavërtetë konspirative se Rusia ishte përgjegjëse për një aksident të një avioni në vitin 2010 që vrau presidentin e Polonisë dhe shumë zyrtarë të lartë.

Qeveria polake e shpenzoi energjinë e saj duke e ngjyrosur Gjermaninë si një armike, duke u përfshirë në luftë me BE-në për sundimin e ligjit, duke nisur sulme ndaj njerëzve LGBTQ+ dhe duke u përballur me aleatët e krahut të djathtë të Putin-it si Matteo Salvini i Italisë dhe Marine Le Pen e Francës.

‘Ti nuk di asgjë’
Estonezët kujtojnë një episod tjetër të vitit 2007.

Në prill, serverët e kompjuterëve të vendit baltik u goditën nga një valë masive sulmesh në faqet e internetit publike dhe private, duke mbyllur në thelb të gjithë vendin në mënyrë digjitale për javë të tëra.

Ndërsa qeveria ruse në mënyrë të përsëritur mohoi përfshirjen në sulmet kibernetike, Estonia nuk ishte e bindur.

“Na u tha nga disa nga aleatët tanë të NATO-s në Evropë se: Oh, ju nuk e dini se për çfarë po flisni, ju thjesht po tregoheni ruso-fobik”, tha Toomas Hendrik Ilves, i cili ishte presidenti estonez në kohën e sulmeve kibernetike.

Për arsye gjuhësore dhe historike – si dhe frikë e pastër nga rreziku përtej kufirit – shtetet baltike shpesh kanë inteligjencë dhe analiza të shkëlqyera të aktivitetit rus, por mund të gjenden plotësisht të injoruar.

Rihard Kols, kryetar i komitetit të punëve të Jashtme të parlamentit të Letonisë, tha se Riga ishte përfshirë në paralajmërimin e NATO-s për ambiciet ruse përpara pushtimit të Gjeorgjisë në vitin 2008.

Por Kols theksoi se e kishte të vështirë të bindte homologët e tij në Perëndim se sa i rrezikshëm mund të ishte Putin-i.

“Në përgjithësi, vendet baltike i kanë paralajmëruar kolegët tanë në Perëndim që të jenë vigjilentë dhe të mos bien në naivitet të bazuar në mendimet e dëshiruara. Gatishmëria e vazhdueshme për të rifilluar marrëdhëniet me Rusinë, pavarësisht nga shkeljet e saj, është ajo që na ka sjellë deri më sot, për fat të keq”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara, nën administratën e Barack Obamës, zgjodhën gjithashtu një “rivendosje” me Rusinë në vitin 2009.

Gjesti në mënyrë të famshme nisi, kur Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton i dha homologut të saj rus Sergey Lavrov një buton të madh të kuq, por me fjalë e gabuar ruse e shkruar në të.

Pavarësisht nga rusishtja e keqe, ishte një vendim që Ilves e quajti “katastrofik”.

I vetmi lider evropian që e “surprizoi” gjithmonë ishte Merkel.

Ajo ishte ngritur pas perdes së hekurt, por u tregua enigmatike nëse e kuptonte vërtet rrezikun.

“Privatisht”, tha Ilves, “ajo dukej se kishte pak iluzione, por mendoj se e pa këtë publikisht, kjo ishte diçka që ajo duhej të bënte. Ose ajo po më thoshte gjëra në të cilat nuk besonte. Nuk e di. Nuk mund të them”.

Tani sytë e të gjithëve janë hapur ndaj natyrës së vërtetë të Putin-it.

Uniteti në rrezik
Në gusht të vitit 2014, disa muaj pasi Rusia aneksoi Krimenë, ministrat e Jashtëm të BE-së ishin në debate të ashpra rreth asaj se sa larg të shkonte për të sanksionuar Kremlinin.

Baltikët, si zakonisht, u bashkuan me polakët, britanikët dhe suedezët për të kërkuar sanksione më të ashpra.

Kampi kundërshtar erdhi nga shtetet ish-komuniste, Hungaria dhe Sllovakia – të dyja të qeverisur nga populistët pro-Kremlinit.

“Politika e sanksioneve e ndjekur nga Perëndimi na shkakton më shumë dëm sesa Rusisë”, tha kryeministri hungarez Viktor Orbán.

Ministri i Jashtëm i atëhershëm i Lituanisë, Linas Linkevičius, u përgjigj duke thënë se ishte më mirë të qëlloje veten në këmbë sesa të lije veten të të qëllohej në kokë.

Mesazhi ishte i qartë: nëse Putin-i do të lejohej të ikte me Krimenë, ai do të vazhdonte me luftërat e tij të zgjerimit.

Në një intervistë në Vilnius, Linkevičius u ankua për mungesën e veprimit nga Perëndimi gjatë 15 viteve të fundit në përgjigje të ekspansionizmit të Putin-it.

Ai kujtoi takimin e Këshillit të NATO-s Rusia në Rumani në vitin 2008, ku Putin tashmë po e përshkruante Ukrainën si “një krijim artificial”.

Termi nuk kaloi pa u vënë re.

Anders Fogh Rasmussen, në atë kohë kryeministër danez përpara se të bëhej Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, iu përgjigj Putin-it duke thënë se kjo nuk ishte mënyra për të folur për partnerët.

Kur trupat ruse u grumbulluan rreth Ukrainës një muaj më parë, presidenti francez, Emmanuel Macron, ishte një nga udhëheqësit e Evropës Perëndimore që fluturoi për në Moskë në përpjekje për ta larguar Putin-in nga e pashmangshmja.

Linkevičius nuk ishte i impresionuar.

“Kjo është si psikoterapi. Të gjitha këto bisedime deri më tani ishin një iluzion”.

Ai theksoi se Perëndimi nuk ka asnjë faj për atë që po ndodh sot në Ukrainë, pasi kjo është tërësisht vepër e Rusisë.

Megjithatë, tha ai, nëse “ata që do të kishin pasur mundësi me kohë për të bërë diçka, nuk bënë asgjë, ata duhet të ndajnë përgjegjësinë”.

Lufta që po shpërthen tani në Ukrainë, thotë Ilves, duhet t’i mësojë Evropës Perëndimore një mësim:

“Mos bëni politikën e Rusisë pa u konsultuar me njerëz që dinë shumë më tepër për Rusinë sesa ju. Mos u mbështetni te njerëzit që janë trajnuar si diplomatë, por nuk kanë kuptim të vërtetë të modeleve të sjelljes ruse”.

Politico

Next Post
Prostitucion në ‘qendra masazhi’ me masa të rrepta anti-Covid

Eskortat e Tiranës/ Investigimi i medias: Ja si vajzat e reja shkojnë me biznesmenë e politikanë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shpërthen” në thirrje Artan Fuga: Shtet fejsbukist! Hiqni të drejtat dhe liritë me kod penal, orar xhiro për gratë e virgjëra

Puthja e Robertit!

May 11, 2026
“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

“Dosja nuk ekziston”, Kryemadhi i përgjigjet Haxhiut për “200 mijëshen” e mesazhit të Metës

May 11, 2026
“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

“Mos harro, më duhen 200 mijë patjetër!”, Hoxha shpjegon mesazhin e Ilir Metës: U asgjësua, por…

May 11, 2026
Sot në 12:00 skadon afati për kandidaturat, Berisha ‘garon me veten’ për kreun e PD-së

A do të ketë garë të ndershme në PD? Sondazhi: Mbi 70% thonë se nuk u intereson fare!

May 11, 2026
Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

Plan për sulm terrorist në Paris? Arrestohet 27-vjeçari tunizian, pyeste ChatGPT-në si të bënte bomba

May 11, 2026
Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

Ndrenika puthi në ballë Veliajn në sallën e gjyqit, avokati Ndreca: Nuk e dinte që po filmohej!

May 11, 2026
“Sistemi zgjedhor gjithmonë për interesa momentale”, Mërtiri: Jo në funksion të stabilitetit të vendit

Mërtiri: Ndërkombëtarët nuk janë shkaktarët e rrënimit tonë. “Vrasja e demokracisë” produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar

May 11, 2026
Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

Presion i madh ndaj Starmerit, 57 deputetë kërkojnë largimin e tij. Japin dorëheqjen 3 ndihmës të qeverisë

May 11, 2026
S’ia shembi dot shtëpinë tërmeti, por tritoli i pallatit pranë! E moshuara në qiell të hapur, ç’i tha Rama

S’ia shembi dot shtëpinë tërmeti, por tritoli i pallatit pranë! E moshuara në qiell të hapur, ç’i tha Rama

May 11, 2026
“Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë

“Më kanë sulmuar edhe nga familja”, Ndrenika: Shtëpinë e kam që nga koha e Zogut. S’kam përfituar asgjë

May 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In