• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Tirana do vazhdojë të shkëlqejë, si çdo ditë në këto 8 vjet. Saliu dogji shtëpinë e tij, imagjinoni ç’mund t’i bënte kryeqytetit

by Java News
12/04/2023 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fushata elektorale e zgjedhjeve të 14 Majit, nuk duhet të ndikojë në punën e përditshme të Bashkisë së Tiranës. Kjo ishte porosia e kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili zhvilloi një takim falënderues me punonjësit e institucionit të bashkisë, para hyrjes zyrtarisht në fushatë.

Veliaj shprehu vlerësimin maksimal për stafin dhe bashkëpunëtorët e tij, pa të cilët – tha ai – Tirana nuk do kishte pësuar transformimin e sotëm. “Porosia e parë është që puna duhet të vazhdojë, shërbimi ndaj qytetarëve duhet të vazhdojë, Tirana duhet të jetë çdo ditë xixë, siç ka qenë këto vite. Tirana duhet të shkëlqejë dhe ne duhet të vazhdojmë shërbimin ndaj qytetarëve. Duhet të sigurohemi që, pikërisht se është fushata, nuk duhet ulur ritmi sepse nuk do të doja kurrë që njerëzit ta lidhnin suksesin e Tiranës, suksesin e Bashkisë së Tiranës, me praninë time fizike në çdo veprimtari të qytetit. Madje, merita e kësaj skuadre është se e vazhdon punën me profesionalizëm, pavarësisht se ku është drejtuesi politik i skuadrës së Bashkisë së Tiranës dhe jam i sigurt që kjo do të ndodhë edhe kësaj here”, deklaroi Veliaj.

Nga ana tjetër, ai shtoi se ndihet i keqardhur pasi një pjesë e akuzave politike drejtuar atij, kanë prekur padrejtësisht edhe ata që punojnë në Bashkinë e Tiranës.

“E di që kush punon me mua, ashtu siç merr edhe energjinë dhe pozitivitetin, merr edhe disa nga ciflat e baltës, nga të sharat e pamerituara. E di që, për zonjat që janë këtu, jeni nëna e dikujt, jeni vajza e dikujt, jeni bashkëshortja e dikujt, jeni bija e dikujt, e imagjinoj se çfarë ndodh në familjen tuaj kur diskutohen dhe kur dëgjoni atë lumin e të sharave, kështu që do të doja, së pari, t’ju kërkoj ndjesë për çdo shqetësim që ju kam krijuar, sepse besoj e keni të qartë, nuk e kanë me ju, e kanë me mua. Prej meje edhe ju hani disa nga ciflat e baltës dhe do të doja që ta kuptonit këtë”, tha Veliaj, duke shtuar se, “ky është një vend që mbetet ende toksik në politikë”.

“Ky është një vend ku politika ende trajtohet si një betejë gladiatorësh, ku dikush duhet të poshtërohet patjetër. Ne mund të kemi një debat civil, të fitojë më i miri, të vazhdojë jeta, por qartazi janë disa dinozaurë të vjetër që nuk e lënë vendin të ecë përpara. Ndjesë nëse jeni lënduar ju dhe familja juaj, me shpresë që pas këtyre 30 ditëve marrim vendimin për të ecur përpara në një mandat të tretë dhe të largohemi nga kjo politika e bërjes së gjërave me sherr dhe me dhunë, me sharje e me shpifje, se jam i sigurt që edhe në shtëpitë tuaja diskutohen ato që thotë politika e vjetër: ‘Jo, po këta të bashkisë janë edhe me Sorosin, po edhe me Iranin, edhe me këta, edhe me ata’. Fatmirësisht, për njerëz të tillë që kanë rrjedhur, ne kemi qendra sociale shumë të mira, kemi psikologë, psikiatër dhe punonjës socialë për të gjithë këta që kanë këto lloj deviancash dhe bëni atë që bëj unë, trajtojeni me humor këtë punë, sepse Saliu, imagjinoni, kur dogji shtëpinë e tij, selinë e tij, imagjino ç’mund t’i bëjnë ata Tiranës nëse ua lëmë sërish në dorë”, deklaroi Veliaj.

Veliaj: Këta të sapllakes dhe kalit blu e kishin në dorë dhe s’bënë asnjë punë

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi sot se Tirana do të vazhdojë të modernizohet, duke përmendur edhe disa nga investimet që do bëhen në pjesën e Bulevardit të Ri. “Ne duhet të vazhdojmë modernizimin e qytetit dhe më vjen mirë që nesër kemi disa konkurse, bashkë me Kryeministrin, për Qendrën e re të Panaireve dhe të Konventave në “Bulevardin e Ri”, sepse “Pallati i Kongreseve” është ezauruar dhe është i rezervuar deri në fund të vitit. Ndërkohë, duam të çojmë disa nga gjykatat apo prokuroritë, te “Bulevardi i Ri”; godina e re e Bashkisë do të ketë një qendër administrative, që të mos jemi ca te “Torre Drini”, ca te “Pallati i Kulturës”, e ca te “7-katëshi”, e ca te “Zëri i Popullit”, por të grupohemi e gjithë si administratë në një ndërtesë ultramoderne, siç po bëhet ndërtesa e re e Tatimeve të bashkisë tek “21-shi”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se çfarëdo që bën Bashkia e Tiranës, opozita do të reagojë duke bllokuar dhe duke bërë sherr.

“Ne duhet të vazhdojmë punën për urbanizmin e Tiranës, pa hyrë në debate me një pakicë, që çfarë do që të bëjmë ne, ata gjithmonë do reagojnë. Bëmë lodrat, erdhën me pistoletë te lodrat; bëmë Sheshin, e bllokuan Sheshin; bëmë Pazarin, blloko Pazarin, bëmë Kalanë, blloko Kalanë, bëmë Bulevardin, blloko Bulevardin, shko te “Astiri”, blloko “Astirin”. Po të ishin ata shumica, unë nuk do isha dot kryetar bashkie. Fatmirësisht, shumica e heshtur janë njerëzit që votojnë dhe që në shumicë thonë: ‘Duam që Tirana të ecë përpara dhe të bëhet puna’. Detyra jonë është të vazhdojmë modernizimin dhe drejtoria jonë e planifikimit dhe e zhvillimit të territorit, ka një mision të jashtëzakonshëm. Punët publike të Tiranës, kush punon te punët publike, sidomos gocat, çunat, inxhinierët tanë, e dinë që në Tiranë është punuar përditë. Më thoni një ditë që Tirana ka qenë pushim, një ditë që Tirana s’ka qenë kantier!? Sot mund ta quajnë asfalt elektoral, por do zgjohen në datë 15, ne do jemi prapë duke asfaltuar, në datë 16 prapë duke vijëzuar, në datë 17 prapë duke vënë ndriçim LED, në datë 18 prapë duke hapur një shkollë të re, në datë 19 prapë duke hapur një rrugë, në datën 20 prapë duke hapur një treg. Për sa kohë që përditë kemi punuar sikur të jetë dita më e rëndësishme, puna duhet të vazhdojë. Këta të sapllakes dhe të kalit blu, edhe të zorrës e të fuçisë, e të galixhantit të ËC-së në kat të dytë, e të sahatit që s’punonte, e të bashkisë me grafiti, këta e kishin në dorë dhe s’bënë asgjë”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Deputeti Korreshi ankohet në TV: Jemi në hall! Djemtë e Lushnjes nuk gjejnë dot nuse (VIDEO)

“T’i vëmë flakën hunjve, ose të marrim hunj dhe t’u biem...”/ Deputeti i PD: Rama luan me bukën e gojës së shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putini rikthehet te “arma” e vjetër, pse po puth sërish fëmijë para kamerave?

Putini rikthehet te “arma” e vjetër, pse po puth sërish fëmijë para kamerave?

May 8, 2026
Vetëvendosje, koalicion me tre parti të tjera në zgjedhjet e qershorit

Vetëvendosje, koalicion me tre parti të tjera në zgjedhjet e qershorit

May 8, 2026
“Territorialja”/ PS i jep një shans të fundit PD, Balla: Ejani të Hënën në komision ose ndryshojmë formulën

Këshilli i Integrimit, Balla: Shqipëria në fazën finale, jemi në përputhje 100% me politikën e jashtme të BE

May 8, 2026
Gjykata amerikane rrëzon tarifat doganore 10% të vendosura nga Donald Trump

Gjykata amerikane rrëzon tarifat doganore 10% të vendosura nga Donald Trump

May 8, 2026
Mot i përkeqësuar në Vlorë, ndalohet dalja në det për mjetet e vogla dhe peshkarexhat deri në orën 22:00

Mot i përkeqësuar në Vlorë, ndalohet dalja në det për mjetet e vogla dhe peshkarexhat deri në orën 22:00

May 8, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

“Vendime të rëndësishme dhe emocione të forta për disa shenja”, horoskopi nga Jorgo Pulla

May 8, 2026
Kamala Harris për luftën e Trumpit me Iranin: Është e gjitha thjesht budallallëk!

Kamala Harris për luftën e Trumpit me Iranin: Është e gjitha thjesht budallallëk!

May 8, 2026
Kriza për punëtorë në Jug, bizneset rrisin pagat me 20%. Një pastruese paguhet deri në 1 mijë e 200 euro

Kriza për punëtorë në Jug, bizneset rrisin pagat me 20%. Një pastruese paguhet deri në 1 mijë e 200 euro

May 8, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Lufta nuk fitohet me fjalë…

May 8, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Shkëmbim zjarri SHBA-Iran në Hormuz, Trump: Armëpushimi ende në fuqi!

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In