• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Shkolla “Kosova”, më e bukura e Tiranës

by Java News
17/09/2018 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas 15 vitesh, shkolla 9-të vjeçare “Kosova” çeli sot dyert e saj për të mirëpritur 400 nxënës, si shkolla më moderne dhe më e bukur e Tiranës

Për të uruar nxënësit dhe stafin pedagogjik në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinise Lindita Nikolla dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Në fjalën përshëndetëse, Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas 15 vitesh merr fund kalvari i një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e dogjën dhe që donin ta kthenin këndin historik të shkollës Kosova në pallat. “Këtu në këtë truall u ngatërruan të gjitha sëbashku që nga babëzia e deri te korrupsioni i gjykatave. Shkolla u dogj trualli u kthye në mënyrë krejtësisht të paligjshme më pas u prenë pishat që ishin këtu më parë dhe territori u kthye në parkim. Nga të katër anët u bë çmos për ta marrë lejen e pallatit që do kishte zënë përfundimisht këtë kënd historik të arsimit të Tiranës. Pastaj administrata e kaluar e bashkisë e vuri në plan të ndërtonte pallat dhe më në fund ky makth mbaroi me ndryshimin në Bashkinë e  Tiranës dhe me futjen në rrugë të projektit të ri që sot nuk është më një projekt në 3D por është një projekt përpara syve tanë. Besoj se është koha dhe sëbahsku me Erionin do ta çlirojmë dhe pjesën djathtas në mënyrë që të kemi një hapësirë të denjë midis shkollës Kosova dhe gjykatës dhe fëmijët të përfitojnë më shumë mjedis publik”, tha Rama teksa dha lajmin e  mirë se është gati dhe nisja e punës për ndërtimin e  17 shkollave të reja në kryeqytet sëbashku me Bashkinë.

“Brenda pak javësh sëbashku me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë projektin e 17 shkollave. Janë 17 shkolla që tanimë janë në fazën finale të fillimit të zbatimit të kontratave, të projektuara nga arkitektë të mëdhenj të huaj që dhe që do jenë në vazhdën e kësaj pamje dhe kësaj cilësie të re për shkollat ku shkojnë fëmijët tanë”, tha Rama.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinise Lindita Nikolla vlerësoi kryebashkiakun Erion Veliaj për ndërtimin e kësja shkolle. “Erion, ti se di sa më rreh zemra për këtë shkollë të re të Tiranës që ke bërë. Sot janë 10 mijë nxënës që po përjetojnë të njëjtin emocion. Investime janë një vlerë e paçmuar dhe ne do të vijojmë vijojmë”, u shpreh Nikolla.

Kryebashkiaku Erion Veliaj uroi nxënësit e shkollës “Kosova” për fillimin e vitit të ri shkollor që këtë vit nuk do të duhet të studiojnë me dy turne të shpërndarë nëpër shkolla të tjera. “Mua sot më gëzon zemra kur shoh ish-shkollën time e transformuar pas një kaluari shumë shumë të gjatë. Jam i sigurt që sot i gëzon zemra jo vetëm atyre që janë nxënës, por atyre që janë prindër, atyre që janë gjyshër dhe gjyshe, atyre që janë dhe fqinjët e këtij komuniteti dhe anëtarët e këtij komuniteti se si shohin një tokë të shkretë, një histori të dhimbshme të tranzicionit tonë të transformuar në një mrekulli. Ne të gjithë kemi qenë krenar dhe kemi thënë, kemi bërë shkollën “Kosova”, u shpreh Veliaj, teksa tha se shkolla Kosova përfaqëson edhe një histori që e përmbledh gjithë tranzicionin e saj në pak metra katrorë, që nga djegia dhe tentativat për të bërë pallat e deri 5tek rindërtimi I saj me kushte moderne.

“Kjo shkollë pa edhe rrumpallën e viteve ’90 edhe ndërtime pa leje rreth saj, madje edhe në oborr kemi pasur disa ndërtime pa leje që ju e dini fare mirë me sa mund janë prishur. Kjo shkollë pa edhe atë kazino-kapitalizmin e dikujt që ishte gati jo vetëm ta digjte shkollën, por të mbyllte letrat në gjykatë me një eficencë që askush se kishte parë ndonjëherë në gjykatat shqiptare dhe ta përgatiste për një grabitje të madhe.

Ja ku jemi sot dhe unë besoj që pavarësisht se çfarë dëgjojmë në fund veprat mbeten dhe ajo që vendosëm me kryeministrin që dua ta falënderoj me gjithë zemër sot, si një nga meraqet e para kur ne fituam Bashkinë e Tiranës për të filluar punën, shkolla “Kosova”. Në fakt bëmë një shpronësim që na vlejti pothuajse sa e gjithë vlera e shkollës e megjithatë thamë, ia vlen, duhet bërë. Është domosdoshmëri që Tiranës t’i japim jo vetëm një shkollë të re, por edhe një simbol të ri se çfarë do të thotë të bësh punë publike”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë falënderoi kryeministrin Rama dhe qeverinë për vendimin e marrë për të mbështetur transformimin e kësaj shkolle ku do edukohen brezat e ardhshëm. “Të falënderoj Edi me gjithë zemër! Juve, Linditën, gjithë Qeverinë, jo vetëm ata që merren ekskluzivisht me arsimin, por të gjithë ata që si një fuqi transformuese vendosën të ndryshonin këtë shkollë. Falënderimi i shkon mësuesve, drejtoreshës, ministres sonë të Arsimit. Ndonjëherë edhe unë harroj sa shpejt ikën koha, mbaj mend që kemi qenë me Edin, Linditën, Mirelën, në krahun tjetër të rrugës, kur para një viti mbaroi Liceu, dhe çfarë transformimi kemi aty tani që po shtohet salla e aktiviteteve dhe koncerteve. Në fakt edhe këtu te shkolla “Kosova” po shtohet salla e aktiviteteve, sapo e kemi mbaruar mbrëmë. Do të thotë se pas mësimit mund ta përdorim, një koncert, një recital, një poezitë, një bandë muzikore, siç po bëjmë aktivitete e tilla në të gjitha shkollat komunitare”, deklaroi Veliaj, i cili ftoi nxënësit dhe fëmijët e këtij komuniteti që pas mësimit të shfrytëzojnë ambientet e shkollës së rindërtuar ‘Kosova” e cila hap dyert edhe si qendër komunitare. “Për herë të parë kemi filluar edhe nga klasat parashkollore, kemi filluar nga kopshtet. Kemi filluar me një klasë parashkollore pilot, e cila më pas do të vazhdojë edhe më tej. Dhe lajmi tjetër i mirë është se nuk është me një shkollë ushtrimore 4-vjeçare, as 6-vjeçare, është në fakt një 9-vjeçare e plotë. Kështu që për herë të parë do të jetë gjenerata e re, të cilët do të thonë jemi te shkolla 9-vjeçare “Kosova” dhe jo shkolla ushtrimore 4-vjeçare”, deklaroi Veliaj.

Shkolla Kosova është një godinë me 4 kate, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ku është vendosur biblioteka e shkollës, një sallë leximi, si dhe një zonë për ruajtjen e librave. Gjithashtu, disa ambiente të shkollës, si auditoriumi, do të jenë edhe në shërbim të komunitetit. Shkolla ka laboratorë dhe të gjitha lehtësirat e tjera për procesin mësimor, ndërsa tarraca është e gjelbëruar, kurse fasadat janë veshur me elementë hidroizolues dhe termoizolues.

a.ç

Next Post
Nuk është fantazi, po shkojmë drejt lidhjes së trurit me kompjuterin

Nuk është fantazi, po shkojmë drejt lidhjes së trurit me kompjuterin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Çupi sulmon Albin Kurtin dhe VLEN: Po veprojnë kundër interesave të Shqipërisë

July 9, 2026
Analizë taktike | Pse Franca e Didier Deschamps është kaq e vështirë për t’u ndalur

Analizë taktike | Pse Franca e Didier Deschamps është kaq e vështirë për t’u ndalur

July 9, 2026
Rikthehen tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani bombardon bazën amerikane në Jordani

Rikthehen tensionet në Lindjen e Mesme/ Irani bombardon bazën amerikane në Jordani

July 9, 2026
Administronin 6 pika këmbimi valutor pa licenca, 4 të arrestuar dhe  7 në ‘detyrim paraqitje’ në Berat! Ja çfarë u sekuestrua

Administronin 6 pika këmbimi valutor pa licenca, 4 të arrestuar dhe 7 në ‘detyrim paraqitje’ në Berat! Ja çfarë u sekuestrua

July 9, 2026
Në Shqipëri nuk je ai që je, por ai që deklarohesh!

Rreziku i kulteve dhe miteve të reja

July 9, 2026
Një pistoletë e personalizuar, Von der Leyen zbulon si do të veprojë me dhuratën e Erdogan

Një pistoletë e personalizuar, Von der Leyen zbulon si do të veprojë me dhuratën e Erdogan

July 9, 2026
Kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë/ Hidhet shorti në GjL, caktohet gjyqtari i çështjes

Kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë/ Hidhet shorti në GjL, caktohet gjyqtari i çështjes

July 9, 2026
Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

July 9, 2026
Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

July 9, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Urrejtësit kanë emra

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In