• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj plotëson stafin, ja emrat e përfolur

by
13/07/2015 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës pas ndarjes se re territoriale dhe pas zgjedhjeve të 21 qershorit do të ketë territorin e saj të ri, siç do të ketë edhe kryetarin e ri të saj.

Natyrisht, bashkë me zgjerimin territorial të saj, Bashkia Tiranë do të pësojë edhe ndryshime strukturore, ku kupola drejtuese do të rritet në numër. Kjo rritje vjen si pasojë e  nevojës për  shërbime në komunat që tanimë janë nën ombrellën e bashkisë së madhe të kryeqytetit.

Kështu Bashkia Tiranë do të ketë plot 24 administratorë lokalë. 11 administratorë janë falë 11 njësive që ishin edhe para reformës se re administrative-territoriale, ndërsa 13 administratorët e rinj do të jenë për komunat e reja që i janë bashkuar Bashkisë Tiranë.

24 administratorët e rinj do të jenë hapi i parë i hyrjes së Veliajt në zyrë. Kjo sepse në të gjitha ish-komunat që ju bashkuan Tiranës zyrat e shërbimit ndaj qytetarëve do të vazhdojë normalisht, siç dhe në të 11 njësitë egzistuese të Tiranës. Burimet pranë stafit të Veliajt bëjnë me dije se vendosja emmërimi i 24 administratorëve  do të jetë hapi i parë i nisjes së punës së Erion Veliajt në krye të bashkisë më të madhe në vend.

Nga ana tjetër, falë shtrirjes së re që ka Bashkia Tiranë, nuk do të ketë më dy nënkryetarë, por katër të tillë.  Nevoja për katër nënkryetarë lind nga shtrirja e madhe që tanimë bashkia e re e Tiranës ka pas reformës, por edhe detyrave të reja që bashkisë do t’i ngarkohen me ligjin e ri të pushtetit vendor.

Ashtu siç do të veprojë më 24 administratorët, kryetari i ri i bashkisë do të ketë në krah të tij edhe 4 nënkryetarët e bashkisë të cilët mesa duket janë duke u disktutuar  intensivisht midis aleatëve të ASHE-së.

Burimet flasin për dy nënkrytarë që i do t’i marrë  Partia Socialistë e Shqipërisë, një nënkryetar i jepet Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe nënkryetari tjetër Frymës së Re Demokratike të Bamir Topit, i cili këto zgjedhje ju bashkua ASHE-së duke marrë një numër të konsiderueshëm votash, që legjitimon në një farë mënyre edhe marrjen e një nënkryetari në bashkinë më të madhe në vend.

Në Partinë Socialiste akoma diskutohet për emrat e dy nënkryetarëve, por mesa duket selia e PS është më e qetë në këtë drejtim për vetë faktin se kanë edhe kryetarin i cili në bashkëbisedim me partinë do të gjejnë një zgjedhje. Interesi më i madh duket se është te dy emrat e tjerë të nënkryetarëve, që do të vijnë nga partitë aleate të PS-së.

Dhe pse emrat e nënkryetarëve të bashkisë që po diskutohen në tryezat politike  janë hermetikë, aludohet se  Fryma e Re Demokratike ka propozuar Andi Seferin për nënkryetar të bashkisë Tiranë. Andi Seferi ishte zgjedhur në vitin 2013 nga strukturat e FRD si  drejtues i Departamentit  të Politikave të Administratës Publike, të Decentralizimit dhe Pushtetit Vendor . Andi Seferi mban aktualisht postin e nënkryetarit të FRD dhe si duket, gëzon besimin e Topit edhe për nënkryetar të bashkisë. Seferi është jurist dhe ekonomist, ka kryer studimet master në qeverisje në Universitetin e Palermos, dhe Universitetin Katolik në Perugjia, Itali. Ka një përvojë të gjatë angazhimi në disa organizata ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri e Kosovë dhe në programe trajnuese si ekspert i metodave bashkëkohore dhe kooperimit ndërkombëtar.

Lëvizja Socialiste për Integrim është gjithashtu duke diskutuar për emrin konkret për nënkryetar të bashkisë së Tiranës. Mesa duket, nga LSI do të jëtë një nenkryetare, pra një grua.

Erisa Xhixho është emri i përfolur në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ajo që është pak por e sigurtë, është se Xhixho është një person i afërt më kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Xhixho ka qenë një drejtuese e mirë e Lëvizjes Rinore për Integrim dhe tani, një zëvendësministre e një prej ministrive të drejtuara nga LSI (Ministria e Inegrimit).

Siç duket Meta ka investuar te Xhixho duke i dhënë asaj poste drejtuese si në parti ashtu edhe në pushtet. Është kjo logjika që edhe për nënkryetare të bashkisë, Meta do të propozojë Xhixhon, si njëriu e tij të besuar por edhe për të përfaqësuar gratë, për të cilat ASHE në fushatë premtoi se do përfaqësoheshin siç e meritojnë.

Xhixho pra mbetet një alternativë e mirë e LSI, duke parë se e gjithë bashkia duket se do të marrë një frymëmarrje të re me njerëz të rinj, ide të reja dhe energji positive.

Erion Veliaj pritet që të “përveshi mëngët” pas datës 20 korrik me stafin e tij që punoi gjatë fushatës  dhe burimet pranë tij bëjë me dije se pas zgjedhjes së katër nënkryetarëve dhe 24 administratorëve lokalë, kryetari i ri i bashkisë do  të nisë punën me pastrimin e qytetit me nismën “Ta pastrojmë Tiranën në 1 ditë”. Ky aksion do të përfshijë punonjësit e ndërmarrjes së pastrimit të bashkisë, ushtrinë, organizatat ekologjike dhe  qytetarë vullnetarë.

Tirana e madhe pra do të drejtohet nga 29 drejtues. Kryetari Veliaj, 4 nënkryetarët dhe 24 administratorët, do të qeverisin Tiranën në katër vitet e ardhshme.

Nga F.M

Next Post

Frika nga sulmet: Shumica e ujësjellësve rajonalë të Kosovës shtojnë masat e sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Caktohet data e zgjedhjeve në Kosovë

Caktohet data e zgjedhjeve në Kosovë

April 30, 2026
U pyet në gjyqin për ‘Partizanin’, Balla: Shpresoj të thirrem si dëshmitar dhe për hetimin për ’21 Janarin’

U pyet në gjyqin për ‘Partizanin’, Balla: Shpresoj të thirrem si dëshmitar dhe për hetimin për ’21 Janarin’

April 30, 2026
Bisedimet SHBA-Iran të bllokuara/ Trump: Incidenti në Washington s’do të na pengojë të fitojmë luftën

Lufta në Iran/ SHBA mund të rinisë sulmet, skenarët në tryezën e Trump

April 30, 2026
Partizani shkarkon trajnerin Oltijon Kërnaja

Partizani shkarkon trajnerin Oltijon Kërnaja

April 30, 2026
Përplasje për panelet fotovoltaike/ Ndërpritet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bulqizë, efektivët pengojnë hyrjen e banorëve në sallë

Përplasje për panelet fotovoltaike/ Ndërpritet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bulqizë, efektivët pengojnë hyrjen e banorëve në sallë

April 30, 2026
Ferit Hoxha me homologët nga Austria, Çekia dhe Sllovakia: Mbështetje e fortë për rrugën europiane të Shqipërisë

Ferit Hoxha me homologët nga Austria, Çekia dhe Sllovakia: Mbështetje e fortë për rrugën europiane të Shqipërisë

April 30, 2026
Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Aplikimi nuk u pranua në seli, Kokalari publikon letrën e kandidimit: PD ka futur kritere të reja, janë antikushtetuese! U firmosën nga Vokshi

April 30, 2026
Çmimi i naftës arrin më shumë se 126 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga viti 2022

Çmimi i naftës arrin më shumë se 126 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga viti 2022

April 30, 2026
Dorëzoi dosjen e kandidimit për kreun e PD, mjekja: Nëse demokratëve u intereson një figurë e papërlyer, të më votojnë

Dorëzoi dosjen e kandidimit për kreun e PD, mjekja: Nëse demokratëve u intereson një figurë e papërlyer, të më votojnë

April 30, 2026
Ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Shqipëria, përparim në negociatat me BE-në

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Shqipëria, përparim në negociatat me BE-në

April 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In