• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vangjeli: Evropa ka ndryshuar, po ashtu dhe qëndrimi i saj ndaj Shqipërisë

by A R
01/10/2026 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH24, se Evropa ka ndryshuar thelbësisht dhe se ky ndryshim ka ndikuar edhe në qëndrimin e saj ndaj Shqipërisë.

Sipas Vangjelit, Evropa e para fillimit të luftës në Ukrainë ishte “cinike, egoiste, ksenofobe dhe arrogante” dhe ndryshe po sillet sot.

“Evropa e djeshme, pra, Evropa e cila kishte filluar të ishte, le të themi, të vendosim edhe një afat kohor përpara fillimit të luftës në Ukrainë, cinike, egoiste, ksenofobe dhe arrogante. Pra, kjo Evropa e djeshme, këtë dikotominë mes korrupsionit dhe luftës së tij, do ta shikonte me një sy tjetër dhe do thoshte, po, Shqipëria ka korrupsion endemik.   Dhe ky është një problem i madh i cili duhet të adresohet.   Evropa e sotme… Jo, jo, jo, jo, dëgjo, Evropa e sotme, për arsye nga më të ndryshmet, por sepse ka ndryshuar natyra e saj, thotë që dakord korrupsioni, por sukses është lufta që ju i bëni asaj. Duket sikur janë dy anë të të njëjtës medalje, dy të vërteta të cilat ekzistojnë veç e veç, por dhe e kundërshtojnë njëra-tjetrën”, deklaroi Vangjeli.

Vangjeli nënvizoi se ndryshimi i Evropës lidhet me luftën në kufijtë e saj lindorë dhe me realitetin gjeopolitik.

“Nuk është e njëjta Evropë, pra, ky është problemi. Sot Evropa, duke nisur, thashë edhe një herë, me problemin shumë të madh të luftës në kufijtë e saj lindorë, me probleme shumë herë më të mëdha, por edhe me filozofinë që nuk ka boshllëk… në gjeopolitikë nuk ka boshllëk.

Dhe në një rajon të trazuar si i Ballkanit, nëse do të mungonin aktorët e Perëndimit, aktorët kryesorë të Perëndimit, pra BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara, fuqi jomiqësore, qoftë me BE-në, qoftë me Shtetet e Bashkuara, do të kishin terren për të hyrë, për të ndërhyrë.

Pra, është një Evropë e ndryshuar, që na jep këtë përqasje të ndryshuar, që kryeministri mund ta marrë për politikën e ditës si një dekoratë, por kjo nuk ndryshon asgjë në realitetin tonë. Dhe mund të thuhet që sërish, edhe një herë, e vërteta alternative e zonjës von der Leyen, është e vërtetë”, tha Vangjeli.

Ai shtoi se, ndërsa Evropa ka ndryshuar tonin, Departamenti Amerikan i Shtetit mbetet më tradicional dhe më afër realitetit, duke vazhduar të vërë theksin te korrupsioni, emigracioni, pastrimi i parave dhe krimi i organizuar.

Next Post
“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

"Liria ka Emër", sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, rëndësia e diagnostikimit të hershëm

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, rëndësia e diagnostikimit të hershëm

October 1, 2026
“Zgjerojmë bashkëpunimin, vizion i përbashkët”- Takimi Wendt-Hoxha, ambasada ndan pamjet dhe mesazhin: Partneriteti SHBA-Shqipëri mbi 100-vjeçar

“Zgjerojmë bashkëpunimin, vizion i përbashkët”- Takimi Wendt-Hoxha, ambasada ndan pamjet dhe mesazhin: Partneriteti SHBA-Shqipëri mbi 100-vjeçar

October 1, 2026
I dërgonte nxënëses 13-vjeçare mesazhe erotike, del para Gjykatës mësuesi 60-vjeçar!

I dërgonte nxënëses 13-vjeçare mesazhe erotike, del para Gjykatës mësuesi 60-vjeçar!

October 1, 2026
Tonelata me peshk ngordhën nga tharja, nis dezinfektimi i rezervuarit të Kasharajt

Tonelata me peshk ngordhën nga tharja, nis dezinfektimi i rezervuarit të Kasharajt

October 1, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Vrima e çelësit u bë kullosë makaronash

October 1, 2026
Dërgonin pacientët nëpër klinika private, SPAK kalon për gjykim dosjen ‘Onkologjiku’

Dërgonin pacientët nëpër klinika private, SPAK kalon për gjykim dosjen ‘Onkologjiku’

October 1, 2026
Videot intime, Policia zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime VIP-at në pamje

Videot intime, Policia zgjeron hetimet, thirren për të dhënë deklarime VIP-at në pamje

October 1, 2026
Drafti për pagat e magjistratëve, Prokuroria e Përgjithshme kundër propozimit të PS

“Rrezikojnë hetimet”, Prokurorët reagojnë të shqetësuar për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

October 1, 2026
“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

“Liria ka Emër”, sot protestë mbarë popullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

October 1, 2026
Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Evropa ka ndryshuar, po ashtu dhe qëndrimi i saj ndaj Shqipërisë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com