• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët, ja çfarë ndryshon në platformë

by A R
01/10/2026 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet në një grup ose largohet prej tij, të përcaktosh se cilat përditësime të statusit mund të shohë dhe kush mund t’i shohë ato, si dhe të vendosësh përvojën e inteligjencës artificiale më të përshtatshme për një adoleshent.

Këto janë disa nga opsionet e përfshira në “kontrollin prindëror” të WhatsApp, i cili po lançohet në mbarë botën, përfshirë edhe Italinë. Risia vjen në një klimë të vëmendjes në rritje në mbarë botën ndaj sigurisë dhe shëndetit mendor të të miturve. Vetëm pak javë më parë, BE-ja propozoi Kids Act, i cili përcakton kufizime të rrepta moshe për rrjetet sociale dhe u kërkon kompanive teknologjike të dëshmojnë se platformat e tyre janë të sigurta që në fazën e projektimit.

Kontrolli prindëror në WhatsApp i shtohet masave të tjera për adoleshentët, të miratuara më herët nga aplikacionet e tjera të grupit Meta. Në Instagram, Facebook dhe Messenger janë aktivë “llogaritë për adoleshentë”, të destinuara për djemtë dhe vajzat nga 13 deri në 17 vjeç. Ndërsa mjete për mbikëqyrjen prindërore janë të pranishme edhe në platformat e kompanive të tjera, si TikTok, YouTube dhe Snapchat.

Bëhet fjalë për aplikacione në të cilat të rinjtë po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë. Sipas një studimi të Eurostat, të publikuar në gusht, vetëm në Evropë të rinjtë nga 13 deri në 18 vjeç kalojnë mesatarisht 4 orë e gjysmë në ditë online gjatë ditëve të shkollës dhe plot 6 orë në ditë gjatë fundjavës.

Nëse një adoleshent dëshiron të ndryshojë cilësimet, do t’i duhet miratimi i prindit përmes një PIN-i të përcaktuar nga vetë prindi. Sistemi parashikon një PIN të vetëm, si dhe “njoftime të qarta për t’i mbajtur prindërit të informuar”.

Edhe kur kontrollet janë të aktivizuara, sqaron WhatsApp, “telefonatat dhe mesazhet personale të adoleshentëve mbeten private dhe të mbrojtura nga enkriptimi end-to-end. Askush jashtë bisedës, madje as WhatsApp, nuk mund ta shohë apo dëgjojë përmbajtjen e tyre”.

“Ky është vetëm hapi i parë. Po i zhvillojmë këto kontrolle hap pas hapi, bazuar në udhëzimet që marrim nga familjet”, thekson kompania e grupit Meta.

Mjetet e reja për prindërit dhe fëmijët në platformën e Mark Zuckerberg vijnë në një moment kur është rritur ndjeshmëria, si nga institucionet ashtu edhe nga përdoruesit, ndaj çështjeve të sigurisë dhe shëndetit mendor që lidhen me përdorimin e platformave teknologjike dhe inteligjencës artificiale, veçanërisht nga të rinjtë.

Next Post
Ekspertët: Trump nuk do ta fitojë Çmimin Nobel për Paqen, por do të ndikojë në vendimin e Komitetit -

Ekspertët: Trump nuk do ta fitojë Çmimin Nobel për Paqen, por do të ndikojë në vendimin e Komitetit -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In