• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj për situatën në Kuvend: Opozita sjellje rrugaçërie, detyra jonë të qeverisim me punë dhe mençuri, që vendi të ecë përpara

by Java News
06/03/2024 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, vijoi turin e anëtarësimeve të reja në Partinë Socialiste në zonën e Kombinatit, nga ku komentoi si akte rrugaçërie sjelljen e opozitës në Kuvend. “Kur shikoj pamjet në Parlament, si mund të ndezësh flakadanë në sallë?! Edhe në një ndeshje futbolli, ti distancohesh nga ata që shajnë. Duaje ekipin tënd, por s’ke nevojë ta shash tjetrin. Edhe në një ndeshje futbolli të vjen zor, se do gjobitesh në momentin që kryen një akt dhune, e jo më kur kjo dhunë shkon në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Nuk e mendoja se do vinte dita që do t’u thoshim fëmijëve: ‘Fike televizorin se ka Parlament’”, tha Veliaj.

Ai u shprehu mirënjohjen të gjithë anëtarëve të hershëm të PS-së, të cilët kanë mundur të ecin përpara edhe në ditët më të vështira. “Nuk ka nevojë të kthehemi tek ’91-shi, por falënderojmë ata që e mbajtën partinë tonë në ditët më të vështira, në ditët më të rrezikshme, në ditët ku dhuna ishte kryefjalë. Ne e kuptojmë se në demokraci, ne nuk do biem dakord, madje disa do shkojnë në akte dhune, por është detyra jonë të qeverisim me punë, me mençuri, me dashuri, me mirëkuptim, vetëm që vendi të ecë përpara”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës u shpreh se PS ka treguar se di të qeverisë dhe të bëjë shtet. “Brenda një muaji erdhën në Shqipëri Sekretari i Shtetit Amerikan, Presidenti Zelenski, erdhën liderët e të gjithë rajonit dhe drejtuesit e BE-së, u hap baza e NATO-s – të gjitha këto kanë ndodhur vetëm në 1 muaj në Tiranë. Kaq mjafton! I dëgjoj ata që rrihem me 60% të votave që ankohen, më vjen çudi dhe them: “Vetëm na thoni një shkollë që keni bërë!”. “Mëk, mëk, mëk”, nuk thonë asgjë. Ne kemi ndërtuar 40 shkolla! Pse? Sepse besojmë që po të jenë fëmijët mirë, qyteti ka të ardhme”, deklaroi Veliaj.

Duke u ndalur të anëtarësimet e reja, Veliaj u shpreh se PS ka ditur gjithmonë të fitojë. “Disa njerëz më kanë pyetur: ‘O Lali, po boll me këto anëtarët! Ju do i merrni të gjithë?’ U them: E di si është kjo punë? Asnjë betejë nuk e fiton dot po nuk ishe në ring. Më thoni: Çunat fitojnë dot nga shkallët e spektatorëve, në një ndeshje boksi? Po nuk zbrite në ring, të grushtosh vetë, të mbrohesh dhe të sulmosh, nuk quhet. Nga shkallët japin mend të gjithë. Por, kur dikush bëhet anëtar i PS, ka zbritur në fushë, ka zbritur në ring”, theksoi Veliaj./m.j

Next Post
‘Kuçova’/ Berisha i ‘tërbuar’: Pa anëtarësimin që i bëmë Shqipërisë në NATO, dita e sotme s’do vinte kurrë

Kreu i Foltores nga arresti shtëpiak: Ky regjim s'ia doli dhe nuk do t’ia dalë dot kurrë të mposhtë Sali Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

September 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 16 Shtator 2026

September 15, 2026
“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

September 15, 2026
Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

September 15, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Kur shahet Zeqineja në Tiranë, por të çan prifti në Korçë

September 15, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

September 15, 2026
“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

September 15, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në qeli prej 2024-ës, lihet në burg ish-presidenti Meta

September 15, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Vendimi për Veliajn/ Avokati: Do përdorim çdo mjet juridik, nuk mund ta mundin politikisht përmes ‘lawfare’-it

September 15, 2026
Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com