• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Veliaj në Torino, firmoset marrëveshje e bashkëpunimit në 3 fusha

by Aalison Pearse Stevens
12/02/2016 15:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot Bashkia e Tiranës është anëtare e Autoriteteve Metropolitane të Europës dhe do të marrë ndihmën e Bashkisë së Torinos për tre fusha të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e qytetit. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Itali, ku po ndjek edhe punimet e konferencës së Autoriteteve Metropolitane të Europës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u takua me homologun e Torinos, Piero Fassino, të cilët firmosën një marrëveshjeve bashkëpunimi dypalëshe mes dy qyteteve.

Marrëveshja e firmosur sot nga kryebashkiakët Veliaj dhe Fassino parashikon një bashkëpunim në tre fusha të rëndësishme, në çështjet ekonomike dhe tregtare, kulturore dhe akademike. Përmes marrëveshjes, palët zotohen të mbështesin dhe nxisin bashkëpunimin mes sipërmarrjeve të qyteteve respektive në fushën e zhvillimit ekonomik e tregtar. Gjithashtu, kultura është vlerësuar si një pikë e mirë bashkëpunimi mes Torinos dhe Tiranës, ku palët zotohen të promojnë dhe realizojnë aktivitete që mbështesin bashkëpunimin kulturor midis Qendrës së Kulturës Shqiptare në Torino dhe institucioneve kulturore respektive në të dyja qytetet.

Nga ana tjetër, Veliaj dhe Fassino ranë dakord edhe për një bashkëpunim akademik, si dhe për të promovuar miqësinë në nivel ndërkombëtar, duke stimuluar dhe zhvilluar aktivitete ndërkulturore për studentët që vijnë nga Torino dhe Tirana. Marrëveshja parashikon edhe shkëmbime eksperience mes studentëve apo organizime kushtuar studimeve të universiteteve të dy qyteteve.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet në Torino për të marrë pjesë në konferencën e Autoriteteve Metropolitane të Europës, i cili këtë vit drejtohet nga kreu i Bashkisë së Torinos, Piero Fassino. Në këtë organizim janë anëtare edhe disa nga qytetet më të mëdha të Europës, si Barcelona, Parisi, Berlini, Milano, Torino, Oslo etj.

Next Post

Teza e Blushit: 100 mijë > 1 milion

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

February 17, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

February 17, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Zbardhet dosja mbi vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos: Konflikti nisi me një grek, por ekzekutimi u pagua

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Ndërhyrja e Ramës në Kodin e Procedurës Penale për “pezullimet”, reagon Komisioni Europian: Po e ndjekim nga afër amendamentin

February 17, 2026
“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

February 17, 2026
Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

February 17, 2026
“Epsteini” ynë

Kosova si fëmijë jetim i divorcit mes SHBA dhe Evropës

February 17, 2026
Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In