• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Javën Ndërkombëtare të Ujit në Amsterdam: “Dyfishojmë furnizimin me ujë të Tiranës”

by Java News
01/11/2017 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të vizitës së tij në Holandë për të ndjekur Javën Ndërkombëtare të Ujit që u mbajt në Amsterdam, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bë pjesë edhe i Forumit të Lëvizshmërisë dhe Qyteteve të Qëndrueshme. Në fjalën e tij, kryebashkiaku i Tiranës solli në vëmendje sfidën me të cilën u përball kryeqyteti sa i përket situatës së furnizimit me ujë, duke nënvizuar se falë ndërhyrjeve në investime, por edhe në menaxhimin e ndërmarrjes së UKT-së, u arrit jo thjesht tejkalimi i situatës së emergjencës, por nisi puna edhe për furnizimin pa ndërprerje të Tiranës me ujë të pijshëm.

“Jam shumë entuziast që pas dy viteve reforma në rrjetin tonë të ujësjellësit, tashmë Ujësjellësi i Tiranës është një histori suksesi. Histori suksesi sepse nga një kompani e falimentuar, e cila nuk furnizonte më shumë se 7 orë qytetin e Tiranës, sot është një kompani që jo vetëm po nxjerr fitim, jo vetëm e ka çuar në 14 orë furnizimin e qytetit, por po përgatitet për investimet për të sjellë 24 orë ujë në Tiranë. Transformimi ka qenë mbresëlënës, por problemi është që kemi qenë aq mbrapa sa na duhet që të shpejtojmë për të kapur të gjithë kohën e humbur me mënyrën se si është menaxhuar ujësjellësi”, tha Veliaj.

Ai theksoi se rrjedhojë e vendosmërisë dhe vizionit të Bashkisë së Tiranës, UKT-ja është bërë një institucion rentabël dhe i besueshëm edhe për bankat për të marrë kredi dhe për të bërë investimet e mëdha dhe të nevojshme. “Pas gjithë ristrukturimit që i bëmë ndërmarrjes së ujësjellësit, jemi në prag të firmosjes së kredisë me BERZH-in për të kryer dy investime kryesore. Së pari, një tubacion i cili sjell ujin nga Bovilla, në zonën e Astirit dhe të Unazës së Re, aty ku patëm edhe krizën me thatësirën këtë verë, për ta zgjidhur këtë problematikë; së dyti, një investim për rritjen e kapacitetit të filtrimit në Bovillë, që do të na mundësojë dyfishimin e ujit që filtrohet për të furnizuar qytetin e Tiranës”, shtoi Veliaj.

Ai theksoi se me këto dy ndërhyrje i jepet zgjidhje përfundimisht situatës së emergjencës, çka i jep mundësi më pas Bashkisë së Tiranës të mendojë për zgjidhjen përfundimtare dhe sigurimin e furnizimit me uji 24 orë. “Besoj se me këto dy investime zgjidhim çështjet më emergjente, për të vijuar me një sistem kapilar të transformimit të ujësjellësit në të gjithë qytetin. Kemi bërë shumë këto dy vjet, por më vjen mirë që më e mira është përpara”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehu kënaqësinë edhe për memorandumin e bashkëpunimit të arritur me dy nga institucionet kryesore të ujit në Hollandë, çka sipas tij do kontribuojë në përmirësimin e menaxhimit të UKT-së. “Më vjen mirë që e mbyllëm vizitën këtu edhe me një marrëveshje me dy nga agjencitë kryesore të ujësjellësit në Holandë, për ta çuar në një nivel tjetër mënyrën si menaxhohet kompania jonë, e cila më përpara shërbente si parking militantësh, pra në një korporatë të mirëfilltë me bilanc korrekt, që i lejon të marrë kredi dhe të bëjë investime”, shtoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj zhvilloi një vizitë dy ditore në Hollandë me ftesë të Bashkisë së Amsterdamit për të ndjekur punimet e Javës Ndërkombëtare të Ujit, ku morën pjesë ekspertë nga qytete të ndryshme të botës, të cilët diskutuan mbi sfidat e burimeve ujore, ndryshimeve klimaterike dhe energjinë e gjelbër.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Njihuni me këpucën që kushton 15.1 mln USD, që vetëm një zonjë mund t’a vesh

FOTOT/ Njihuni me këpucën që kushton 15.1 mln USD, që vetëm një zonjë mund t'a vesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Serbi, radhë kilometrike në disa pika kufitare

Zgjedhjet në Serbi, radhë kilometrike në disa pika kufitare

October 25, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Tirana në vandalizëm: Dhuna nuk është protestë, dialogu është e vetmja rrugë!

October 25, 2026
“Gati paketa me 6 instrumente kundër anarkisë”, Rama: Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme

“Gati paketa me 6 instrumente kundër anarkisë”, Rama: Mercenarë nga Spanja në protestën e djeshme

October 25, 2026
Rama sfidon opozitën pas protestave të dhunshme: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

Rama sfidon opozitën pas protestave të dhunshme: Kush kërkon dorëheqjen time, gabon nëse mendon se mund të ma imponojë me dhunë

October 25, 2026
“Maskat përfaqësojnë krimin e organizuar”/ Rama: PD doli nga prapavija në ballë të dhunës urbane

“Maskat përfaqësojnë krimin e organizuar”/ Rama: PD doli nga prapavija në ballë të dhunës urbane

October 25, 2026
Plagosja e 28-vjeçarit në protestë, Armand Duka: FSHF e gatshme të ndihmojë për trajtimin dhe rikuperimin e tij

Plagosja e 28-vjeçarit në protestë, Armand Duka: FSHF e gatshme të ndihmojë për trajtimin dhe rikuperimin e tij

October 25, 2026
Rama paralajmëron masa kundër dhunës: Gjobë deri në 500 mijë lekë! Prindërit paguajnë për dëmet e të miturve

Rama paralajmëron masa kundër dhunës: Gjobë deri në 500 mijë lekë! Prindërit paguajnë për dëmet e të miturve

October 25, 2026
Demo pas protestës së dhunshme: Hetim për financuesit dhe nxitësit, në lupën e drejtësisë organizimi i akteve të dhunës

Demo pas protestës së dhunshme: Hetim për financuesit dhe nxitësit, në lupën e drejtësisë organizimi i akteve të dhunës

October 25, 2026
VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane

VIDEO/ Protesta në Tiranë, Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane

October 25, 2026
PS ngre alarmin: Dhuna po dëmton imazhin e turizmit shqiptar, bizneset raportojnë anulime rezervimesh

PS ngre alarmin: Dhuna po dëmton imazhin e turizmit shqiptar, bizneset raportojnë anulime rezervimesh

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In