• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me fermerët në Kavajë: Ne i çojmë punët vetëm përpara me punë dhe mund; Ata i përdorin njerëzit si ‘mish për top’

by Java News
03/05/2023 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i PS per qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, pari sot një takim me fermerët në Kavajë. Veliaj tha se një fermer punon vetëm për të ecur përpara dhe jo mbrapa.

“Po mendoja për sloganin tonë, teksa po binte shi, dhe thashë: Shyqyr zotit, gjithë ky bereqet, edhe për ne që merremi me Ujësjellësin, si une, Redi apo Edisoni, që duam të mbushen rezervuarët, por edhe për ata që kanë produkte. Ndërkohë, për ata që janë rritur në ish Bllok dhe kanë qenë me Partinë e Punës që në vakt, sigurisht që shiu i shkrin, se ata janë prej sheqeri. Ndaj edhe ata nuk bëjnë fushatë në ditë me shi, dhe nja dhjetë ditë nuk kemi për t’i parë se do jetë bereqet. Isha duke menduar për punën që bën një bujk: Keni parë traktor që e lëron tokën mbrapsht? Keni parë ndonjë që e përdor shatin mbrapsht? A keni parë njeri që e vjel frutin mbrapsht? Çdo proces, edhe proceset tona jetike, edhe mënyra si ecim, edhe mënyra si i japim zetorit, edhe mënyra si prashisim, edhe mënyra si vadisim, është vetëm duke ecur përpara”, tha Veliaj.

Ndërsa, ai shtoi se pala kundërshtare i sheh qytetet dhe njerëzit që jetojnë në to si “mish për top”, për t’i përdorur që të mbushin autobusët dhe t’i nxjerrin nëpër protesta.

“E kam dëgjuar edhe palën tjetër që thotë po të na jepni bashkinë e Rrogozhinës dhe Kavajës, ne që ditën e hënë do mbushin autobusët për të shkuar në Tiranë të rrëzojmë Fridën dhe Edi Ramën. Ku është logjika këtu? Çfarë do me thënë me e pas bashkinë si kontingjent për protesta ne Tiranë? Pse pa punë janë njerëzit? Këta mendojnë që janë akoma njerëzit në 92-93-in, që janë komplet pa punë dhe bëjnë xhiro me autobus për në Tiranë. Kryetari i bashkisë së Tiranës e ka ndjerë shumë këtë punë. Mbaronte një grup protestën dhe thoshte tani do protestojmë te këndi i lojërave kundër Lalit. Sot e kishte Rrogozhina, nesër do mbushin autobusët e Kavajës. Dhe vinin njerëzit e shkretë, se kryetarët e bashkive ishin vetëm për të mbushur autobusët dhe për t’i sjellë në Tiranë. Filluan punën te sheshi. Sot e kishte Shkodra. Nesër do vijnë ata të Kavajës. Ç’punë kanë ata te sheshi Skënderbej? Pse pak punë ka për të bërë në Kavajë? Pastaj filluan te Pazari i ri. Sot e ka Librazhdi, nesër e kanë ata të Kavajës. Gjithmonë, duke e parë Kavajën, duke i parë qytetet, si një mënyrë për të mbushur autobusët dhe për t’i çuar si mish për top”, u shpreh Veliaj./m.j

Next Post
Një sulm tjetër i përgjakshëm në shkollë: 30-vjeçari hyn me thikë në klasë dhe godet dy nxënëset

Një sulm tjetër i përgjakshëm në shkollë: 30-vjeçari hyn me thikë në klasë dhe godet dy nxënëset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com