• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

“Korriku, afati për Territorialen”, Mazniku: Nëse humbasim kohë, reforma shtyhet për në vitin 2031

by E B
25/04/2026 14:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndarja e hartës territoriale nuk duhet të jetë fokusi kryesor i reformës. Këtë qëndrim mban bashkëkryetari socialist i Komisionit të posaçëm Arbjan Mazniku, i cili thekson se bisedimet në Kuvend duhet të kenë parim kryesor rritjen e cilësisë së shërbimeve të bashkive si dhe shtimin e ekspertëve në institucionet vendore.

“Nëse ne fokusohemi vetëm tek ndarja e hartës territoriale, procesi do të ngecë. E rëndësishme për këtë komision së pari duhet të jetë rritja e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve duke nisur nga infrastruktura, mjedisi, pastrimi apo arsimi. Këto per ne duhet të jenë primare. Ndarja territoriale duhet të jenë me tepër diskutim dytësor”, tha Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Territoriale.

Por si e shikon mazhoranca qasjen e opozitës, e cila është shprehur se nuk deshiron përsëritje të gabimeve të bëra gjatë diskutimeve në vitin 2014.

“Së bashku me opozitën kemi nisur me takimet në terren. Tashmë ne po njihemi me atë ç’ka vërtet i nevojitet qytetarëve. Nuk mund të fokusohemi tek ndarja e hartës sepse kthehet në një lojë kungulleshkash. Pra pse kaq dhe jo aq. Ne si mazhorancë duam diçka cilësore dhe pse jo në përputhje me standarte e unionit”, u shpreh ai.

Megjithatë, debatet dhe mospjesëmarrja e të djathtëve më herët vonoi procesin, ndërsa për Maznikun, korriku mbetet afat i domosdoshëm.

“Nëse ne nuk kemi një produkt në korrik, atëherë reforma do të shtyhet për në 2031-shin. Më pas, bashkive do ti duhen edhe pesë vite të tjera për tu përshtatur me ligjet e ndryshuara. Pra llogaritet rreth një dakadë vonesë. Këtu tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për zgjedhjet e vitit tjetër, por edhe për procesin e integrimit, pra vonesa e korrikut do të vononte dhe procesin e integrimit”, deklaroi Mazniku.

Komisioni i reformës ka nisur turin e takimeve në çdo qytet, një tur që do të vijojë deri në fillim të muajit maj. 

Next Post
Aksidentet me vdekje në Thumanë e Tiranë, vihen në pranga drejtuesit e dy automjeteve

Aksidentet me vdekje në Thumanë e Tiranë, vihen në pranga drejtuesit e dy automjeteve

Comments 1

  1. Bruno says:
    7 months ago

    Futni nji m.. rreformes,reformat tuaja,kane pasqyruar rrealitetin 34 vjecare,ju jeni te njejtit te pa ndreqeshem,reformat tuaja jane ne sherbimin tuaj,jo te popullit.Me komuniste,spiun,rrencake e mashtruesa,ska asnji te mire pozitive.Ju jeni te pa besueshem,prandaj vazhdoni villni e plackitni ato pake pasuri qe kane mbetur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In