• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Çlirimi” i akseve kombëtare, mbi një mijë subjekte të identifikuara në rrugët e vendit

by E B
25/04/2026 14:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej datës 13 prill, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Shtetit kanë ndërmarrë një aksion për lirimin e brezit të sigurisë dhe krijimin e hapësirës së gjelbër në akset kryesore të vendit.

Gjatë kësaj faze të parë të aksionit, subjektet po njoftohen për zënien e hapësirës dhe po ju jepet kohë të reagojnë vetë, pa ndërhyrjen e autoriteteve.

Nëse pas 5 ditësh hapësira ende nuk është liruar, në terren do të ndërhyjnë forcat e policisë dhe të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit për të shembur apo hequr çdo objekt është është brenda kufirit rrugor.

Deri tani, janë njoftuar 1.046 subjekte në akset kryesore. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, reagimi i qytetarëve ka qenë pozitiv dhe një pjesë e tyre kanë reaguar në kohë, duke i hequr vetë objektet.

“Njerëzit në shumicën e rasteve janë të bindur që kanë bërë një veprim abuziv në ndërtime, në pjesët përbërëse të rrugës. Por gjithçka ka ndodhur në neglizhencë për shfrytëzimin e këtyre hapësirave. Kjo avllia nuk ka qenë aty, është lejuar që të ndërtohet, nëse personi e ka këtë avlli pa dokumente, rikthehet në gjendjen e mëparshme”, tha Arben Luzi, ekspert i qarkullimit rrugor.

Rikthimi i brezit të sigurisë në rrugë do të thotë edhe më shumë siguri për qarkullimin.

“Brezi i sigurisë është pjesë e projektit të rrugës, është që në fillim kur ndërtohet rruga. Nga vetë emri është brez sigurie, që siguron kalimin e mjeteve në rrugë. Rruga është një pjesë e përshtatur për kalimin e njerëzve, mjeteve dhe kafshëve dhe brezi i sigurisë garanton më shumë siguri”, u shpreh Luzi.

Numri më i lartë i subjekteve të njoftuara gjatë këtij aksioni është në Drejtorinë Rajonale të Tiranës, me 616 raste të tilla, pasuar Drejtoria Rajonale e Korçës me 213 raste, e Gjirokastrës me 123 raste dhe Drejtoria Rajonale e Shkodrës me 94 raste.

Next Post
Rrjetet kriminale “pushtojnë” kufirin, Venezuela dhe Kolumbia bashkëpunim ushtarak kundër bandave

Rrjetet kriminale “pushtojnë” kufirin, Venezuela dhe Kolumbia bashkëpunim ushtarak kundër bandave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In