• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kapacitet për 120 nxënës”, Rama inspekton konviktin e ri në Dibër

by E B
25/04/2026 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama pas një bashkëbisedimi që zhvilloi me fermerët, ka kryer këtë të shtunë, më 25 prill, një inspektim në konviktin e ri të shkollës së mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në Dibër, ku do të akomodohen 120 nxënës të cilët studiojnë në profile të ndryshme si Ekonomi Biznes, Teknologji Informacioni, Hoteleri Turizëm, Gjeologji Miniera.

Në këtë vizitë, Rama ishte i shoqëruar nga zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, tha se konvikti i ri ka një kapacitet prej 120 vendesh dhe ofron kushte moderne akomodimi, duke garantuar një balancë të mirë gjinore mes nxënësve.

 “Kapaciteti është 120 nxënës, 60 çuna 60 goca. Këtë balancën gjinore e kemi shumë të mire në Dibër, si gjithmonë. Edhe nga 240 nxënësit që janë në shkollë, janë 122 djem dhe 118 vajza. Besoj se është një ndër shkollat e pakta profesionale që e kemi kaq të mirë këtë balancën gjinore.”, u shpreh ajo.

Zëvendësministrja bëri të ditur gjithashtu ngritjen e një qendre të re për të rinjtë, e cila funksionon si një hapësirë inovacioni dhe punësimi në distancë.

“Kemi krijuar këtë qendër këtu, e cila është e treta pas Tropojës dhe Kukësit për punësimin e të rinjve. I gjithë trajnimi dhe punësimi realizohet online. Aktualisht kemi 15 të rinj që kanë nisur punën prej një muaji dhe synojmë ta zhvillojmë më tej si një innovation hub për startup-et e vogla,” u shpreh Manjani.

Kjo qendër është pjesë e iniciativës “Digital Roots”, e mbështetur nga Startup Albania Agency, e cila lidh drejtëpërdrejtë të rinjtë me tregun global përmes trajnimeve praktike dhe punësimit në sektorin digjital. Zyra në Dibër synon të shndërrohet në një Creative Hub rajonal, duke mbështetur sipërmarrjen, zhvillimin e bizneseve të reja dhe ofrimin e shërbimeve digjitale për tregun vendas dhe ndërkombëtar.

Kryeministri pa nga afër edhe ambientet e brendshme të konviktit, përfshirë mjediset e gatimit, si dhe hapësirat e shërbimit, dhomat e akomodimit, si dhe ambiente të dedikuara për personelin kujdestar, të pajisura më së miri, me të gjitha kushtet e nevojshme.

“Kjo është kuzhina, ka zonja që kanë nga 30-40 vite që punojnë këtu. Këtu janë pajisjet, të cilat janë shumë moderne. Këtu është infermieria, zyra, ka shumë ambiente shërbimi. Sipër do ngjitemi te dhomat e konviktit. Dhomat janë pajisura shumë mirë në të gjitha komoditetet. Këtu janë zyrat e kujdestareve, të kompletuara.”, tregoi Manjani.

Shkolla e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti” ofron një gamë të gjerë profilesh, duke përfshirë ekonomi-biznes, teknologji informacioni dhe komunikimi, hoteleri-turizëm dhe gjeologji-miniera. Ajo bashkëpunon me 36 biznese dhe rreth 95% e nxënësve zhvillojnë praktikat profesionale pranë tyre, duke forcuar lidhjen mes arsimit dhe tregut të punës. Gjithashtu, shkolla është pjesë e sistemit dual dhe projekteve ndërkombëtare, përfshirë bashkëpunimin me partnerë zviceranë në fushën e hoteleri-turizmit, një profil me interes në rritje për të rinjtë dhe bizneset lokale.

Gjatë vizitës, Rama u interesua edhe për përfundimin e konvikteve të tjera në zonë, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të investimeve për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në arsimin profesional.

Next Post
“Je i komanduar nga krimi”, Salianji i përgjigjet Berishës: Po shpik armiq për të fshehur frikën nga gara

"Je i komanduar nga krimi", Salianji i përgjigjet Berishës: Po shpik armiq për të fshehur frikën nga gara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

Berisha: Progres-raporti damkos Shqipërinë, do çlirojmë vendin nga narko-shteti

November 8, 2026
Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In