• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj, (ish) mediatori i pazakontë i aleancës që nuk është më

by Skënder Minxhozi
31/07/2017 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga SKËNDER MINXHOZI

Natën e darkës së famshme të Pazarit të Ri mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, më 2 prill të këtij viti, nga restoranti në lagjen e vjetër tregtare dolën disa njerëz me fytyra të qeshura. Ndër to, më e kënaqura ishte padyshim ajo e Erion Veliajt, kreut të Bashkisë së Tiranës, i cili përgjatë katër orëve të darkës kishte qenë në fakt jo vetëm i zoti i shtëpisë, por edhe faktori vendimtar që i kishte ulur në një tryezë dy bashkëkryetarët mosbesues të së majtës. Atë natë, shumë muaj pasi Veliaj e kishte parë veten si personin kyç, në një proces delikat ndërmjetësimi mes Ramës e Metës, më në fund shqiptarët kishin mësuar edhe “zyrtarisht” se kryebashkiaku i kryeqytetit ishte kanali preferencial i komunikimit mes të mëdhenjve në kohë paqeje dhe lufte. Një luftë e cila, siç u pa në javët e muajt e mëpasëm, do të niste e ashpër dhe pa kompromis. Deri në kalimin spektakolar të LSI-së në opozitë dhe armiqësimin përfundimtar të ish-miqve 4-vjeçarë.

Erion Veliaj diti ta ruajë megjithatë pozitën e “mesit të artë” mes Edi Ramës dhe Ilir Metës, edhe në tallazin elektoral të 25 qershorit, duke qenë qartazi përkrahës besnik i Edi Ramës. Edhe kur këta të dy shaheshin e mallkoheshin nga mëngjesi në darkë nëpër eventet e një fushate të butë e pa ngjyrë, të cilën e mbante gjallë vetëm sherri PS-LSI. Në ato javë, Veliaj e vendosi veten me një përllogaritje më shumë instiktive sesa të ftohë e cinike, në skajin e moderuar të një raporti palësh, që ishte bërë i vështirë, i shëmtuar nga ana verbale dhe i pariparueshëm politikisht.

Kjo qasje e kujdesshme ishte pasqyrimi i një vazhde të gjatë ndërmjetësimi mes dy zyrave më të larta të shtetit, që kreu i Bashkisë e bënte jo vetëm me qëllimin e kuptueshëm lehtësisht të faktorizimit politik të vetvetes, por edhe për hir të ekuilibrave delikatë mbi të cilat ngrihet vendimmarrja në Bashkinë e Tiranës. Ajo vendimmarrje që në vite ka bllokuar më parë Edi Ramën, e më pas edhe Lulzim Bashën, pas vitit 2013, kur drejtonin qeverinë e kryeqytetit shqiptar. Veliaj u ofrua me dëshirë që të bënte lehtësuesin e një marrëdhënieje gjithnjë e më të vështirë e më të koklavitur mes Ramës dhe Metës, pasi e dinte se nga ky operacion ndërmjetësimi e “shkuesie” kishte vetëm për të fituar. Cilido të ishte fati i “dasmës dhe i dasmorëve”.

Nga ana tjetër, edhe afrimi gradual i Ilir Metës me kreun e Bashkisë së Tiranës duket se kishte një anë tjetër medaljeje, e cila nuk ishte e errët, por ishte thjesht e kalkuluar. Meta e lexoi afrimin me Veliajn si një hap me përfitim të shumëfishtë. Së pari, Veliaj shihej nga kreu i Kuvendit si një kanal i sigurt dhe i besuar komunikimi me Ramën, në çdo rrethanë apo situatë kritike. Burime pranë palëve thonë se Meta preferonte t’i niste përmes Erion Veliajt mesazhet për kryeministrin, kur procedura e takimeve të tyre ndërpritej thjesht për shkakun se dy bashkëkryetarët nuk e duronin dot njëri-tjetrin as për të pirë një filxhan kafeje. Së dyti, kreu i LSI e dinte se po investonte tek një figurë, e cila po ngjitej shpejt në hierarkinë socialiste dhe me të cilën do të kishte të bënte edhe në të ardhmen. Së treti, e këtu del në pah kalkulimi i ftohtë dhe cinik i Ilir Metës, duke i dhënë këtë pozicion preferencial Veliajt në sytë e Ramës, ai dukej se po i prishte punë indirekt rivalit të kreut të Bashkisë së Tiranës, ish-ministrit Tahiri.

Megjithatë, kjo është tashmë histori. Sepse dy votat e Genta Mezinit dhe Agim Krajës, kanë qenë dy pikat që kanë bërë të derdhet edhe gota e ujit e Bashkisë së Tiranës. Votimi për ngritjen e çmimit të ujit, një temë delikate në këtë verë të thatë, ka bërë që të “soset” jo vetëm Bovilla, por edhe paqja e gjatë mes Erion Veliajt dhe Ilir Metës. Socialisti kryebashkiak ka zgjedhur atë që dihej se do të zgjidhte, mes dy “bashkëkryetarëve” të aleancës që s’është më: Edi Ramën. Ka qenë vetëm çështje kohe që kjo të ndodhte, sidomos pas rezultatit mëse elokuent të 25 qershorit, i cili nuk la vend për asnjë dilemë, në lidhje me mundësitë e një bashkëpunimi postzgjedhor mes PS e LSI…

Vazhdimin e shkrimit mund ta lexoni ne faqen www.afp.al

Next Post
Plehrat sheshit në Kamëz, qytetarët mësyjnë drejt Bashkisë

Plehrat sheshit në Kamëz, qytetarët mësyjnë drejt Bashkisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

Atentati në Sarandë/ Banorja rrëfen momentet e panikut: Ishim brenda, dëgjuam 6 të shtëna…

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 21 Shtator 2026

September 20, 2026
Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

Atentati në Sarandë, këmbësori që mbeti i plagosur niset drejt Tiranës me helikopter

September 20, 2026
Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj

September 20, 2026
Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet

September 20, 2026
VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

VIDEO / “Për Enverin yll e dritë…”, ja si e manipuloi Saimir Korreshi rrëfimin e Flora Ngucajt

September 20, 2026
I dënuar me mbi 2 vite burg, arrestohet në Morinë 39-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Në kërkim nga Gjermania për trafik narkotikësh, arrestohet 34-vjeçari në Morinë

September 20, 2026
Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Mediat ruse e serbe e paraqesin protestën në Tiranë si “trazira” për shkak të dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

September 20, 2026
“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

“Paketa e Maleve” për agroturizmin, Rama sqaron çfarë përfitojnë familjet

September 20, 2026
“I njohu dy autorët dhe tentoi të largohej”, zbulohen detaje nga atentati që tronditi Sarandën

“I njohu dy autorët dhe tentoi të largohej”, zbulohen detaje nga atentati që tronditi Sarandën

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com