• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj inspekton Pistën Olimpike të Atletikës: Mbajtëm premtimin që i bëmë Luiza Gegës, një investim fantastik për sportistët e rinj

by A R
15/08/2022 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pista Olimpike e vrapit dhe kërcimit është drejt përfundimit të punimeve për të pritur sportistët profesionistë në mes të Parkut të Liqenit të Tiranës. Pista me 6 korsi është realizuar sipas standardeve të atletikës dhe është në pritje të certifikimit për t’u përdorur edhe si hapësirë për aktivitete ndërkombëtare.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet në Pistën Olimpike, u shpreh se Tirana po bën çdo përpjekje që edhe vitin e ardhshëm të jetë kryeqytet i Europës, këtë herë për Sportin, dhe se investime të tilla janë një pajë e vyer për evente që afrojnë të rinjtë me sportin dhe gjithashtu i shërbejnë edhe ekonomisë në kryeqytet. Po ashtu, ai kujtoi se kjo pistë është dhe një premtim i dhënë një prej kampioneve shqiptare si Luiza Gega.

“Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën, jo vetëm për faktin se jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë, por edhe sepse u munduam që, përveç aktiviteteve rinore, të kemi edhe disa investime që do ngelen edhe kur të mbarojë ky titull. Kjo hapësirë është një prej këtyre investimeve që do ngelen edhe kur të mbarojë viti kalendarik i kryeqytetit të Rinisë. Një premtim që ia kam bërë publikisht Luiza Gegës. Tani më vjen mirë që jemi te Pista e Atletikës dhe ajo është duke u përgatitur për Kampionatin Europian të Atletikës në Mynih, ku shpresojmë që të dalë faqebardhë. Gjykoj që kemi bërë një investim fantastik,” tha ai.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk la pa përmendur baltën e politikës që, sipas tij, si kudo, edhe në këtë investim, nuk i ka kursyer shpifjet. “Unë e di që në Tiranë nuk bëhen gjërat kollaj, politika është shumë toksike, të gjithë politikanët, ish-kryeministra, ish-presidentë, duan të bëhen të gjithë brigadierë komunale. Nuk u bë as gradaçelë, nuk u bë asnjë shkulje pemësh. Është ndoshta rasti i dytë, përveç pistës së Nike në Seattle, ku praktikisht natyra gërshetohet me atletikën,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se me këto investime, por edhe me mbështetjen që i bëhet sportistëve sot në vendin tonë, janë të gjitha kushtet për të krijuar edhe kampionë të rinj të cilët do ndjekin rrugën e suksesit të Izmirit dhe Luizës. “Ne kemi Izmirin dhe Luizën si etalonët e arritjeve tona në atletikë, por në fakt na duhet të fillojmë që tani përgatitjet me brezin e ri. Na duhet që në dallim nga ata që u rritën në kushte spartane, pa shpërblime dhe pa infrastrukturë, sot që shpërblimet janë bërë automatike për medaljet, na kanë ikur të gjithë alibitë pse nuk japim dot maksimumin. Duhet vetëm përkushtim dhe disiplinë, një gjë që secili e ka individualisht, pra trajneri dhe sportisti. Pjesa tjetër është zgjidhur nga shteti, si nga qeveria, si nga Bashkia,” përfundoi Veliaj.

Në këtë pistë atletët mund të ushtrojnë disiplina të ndryshme të sportit të atletikës si 100 metra, kërcim së gjati, distancat e mesme, distancat e gjata, vrapim me pengesa, stafetat etj,.

/a.r

Next Post
Pse po vonohet formimi i qeverisë së re serbe?

Pse po vonohet formimi i qeverisë së re serbe?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

November 1, 2026
Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

Kanceri i gjirit, vështirësitë në zona rurale për të ndjekur terapitë dhe trajtimet

November 1, 2026
Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In