• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pse po vonohet formimi i qeverisë së re serbe?

by A R
15/08/2022 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pse po vonohet formimi i qeverisë së re serbe, kush do të jetë në të përveç SNS-së së Vuçiçit dhe përfaqësuesve të pakicave dhe çfarë politike do të ndjekë qeveria e re? Pyetje ka shumë, përgjigjet i di vetëm Vuçiçi.

Zvarritje, oferta për emrat e kandidatëve të mundshëm, konflikte reale apo të rreme mediatike brenda koalicionit të ardhshëm dhe përpjekje të ngathëta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për t’u paraqitur si dikush që nuk vendos për përbërjen e qeverinë së ardhshme… Formimi i qeverisë së re serbe po bëhet sipas një recete të parë edhe pas zgjedhjeve të mëparshme.

Afati zyrtar prej 90 ditësh për krijimin e qeverisë ka filluar më 1 gusht dhe, duke gjykuar nga përvojat e kaluara, është e mundur që vendimi do të pritet deri në fund të këtij afat. Në këtë përshtypje kontribuojnë edhe deklaratat e Vuçiqit, i cili fillimisht ka paralajmëruar formimin e qeverisë nga mesi i gushtit, por në deklaratat e fundit ai ka thënë se qeveria mund të formohet edhe më vonë.

Interesat e shumë palëve

Është e qartë, natyrisht, se gjithçka vendoset nga Aleksandar Vuçiqi, ndërsa Partia Përparimtare Serbe (SNS) po krenohet madje me këtë fat, komenton gazetari Nedim Sejdinoviq, në një deklaratë për DW. “Procesi është i komplikuar, sepse Vuçiqi përpiqet të kënaqë interesa të ndryshme – nga faktori ndërkombëtar e deri tek grupet e brendshme të interesit. Kjo e ngadalëson procesin, sepse këtu vendos vetëm një person, por edhe për shkak të situatës komplekse ndërkombëtare dhe të brendshme.”

Serbien Wahl 2022 | Aleksandar Vucic

Nuk është plotësisht e sigurt se i gjithë procesi do të përfundojë deri në fund të gushtit, shton Sejdinoviq, sepse taktika e SNS-së është pikërisht blerja e kohës. “Unë mendoj se shpejtësia e formimit të qeverisë mund të ndikohet vetëm nga ndonjë presion serioz i jashtëm, por të paktën tani për tani duket se Vuçiq nuk po reagon ndaj atij presioni. Ndaj deri në fund të afatit mund të shohim ndonjë reality show, edhe pse të gjitha vendimet do të merren në kabinetin e Presidentit të Serbisë”.

Më shpejt sesa pritet?

Mendoj se SNS nuk ka arsye për të zgjatur procesin, thotë drejtori ekzekutiv i Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), Bojan Klaçar. “Unë nuk mund të gjej më asnjë arsye madhore pse SNS do të vononte qëllimisht formimin e qeverisë, sikur në rastin e sanksioneve kundër Rusisë.” Tani është e qartë se lufta në Ukrainë për fat të keq nuk do të përfundojë së shpejti. Kështu që më duket se shtyrja nuk ka shumë kuptim për momentin”.

SNS pritet të vazhdojë bashkëpunimin e saj në koalicion me Partinë Socialiste të Serbisë (SPS), ndonëse ky bashkëpunim është karakterizuar prej kohësh me intolerancë reciproke. SPS, si një partner i vogël koalicioni, përgjithësisht u soll me përmbajtje, gjë që nuk mund të thuhej për zyrtarët e SNS-së që deklaruan hapur se socialistët nuk kishin vend në koalicionin e ri.

Serbien Belgrad Besuch Montenegro Ministerpräsident Dritan Abazovic mit Ana Brnabic

Nedim Sejdinoviq beson se aktualisht nuk ka alternativë ndaj koalicionit SNS-SPS. “SNS mund të bëjë koalicion me partitë e pakicave vetë, por ato nuk janë mësuar të qeverisin me një shumicë të vogël.”

Bashkëpunimi i atyre partive është shumë i mirë dhe, sipas Bojan Klaçar, posaçërisht bashkëpunimi i dy liderëve, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq është i mirë. “Politikisht, ky bashkëpunim është i qëndrueshëm, në dobi të dyanshme. Ndaj do të ishte befasi nëse diçka ndryshon në këtë kuptim.”

Ndryshimet e mundshme

Kur është fjala për postin e kryeministres, tani për tani favoritja kryesore është kryeministrja aktuale Ana Brnabiq. Emri i Marko Gjuriqit, ambasadorit aktual të Serbisë në SHBA, duket si zgjidhje e mundshme. Si shpjegim, ofrohet fakti që ai arriti të organizojë një takim të shkurtër me Joseph Biden dhe se ky mund të jetë sinjal për lidhje më të forta me Uashingtonin. Por bashkëbiseduesit tanë besojnë se Gjuriq ndodhet për një kohë të shkurtër në SHBA dhe se ndikimi i tij marrëdhëniet serbo-amerikane nuk është kushedi sa i madh.

“Është e qartë se Ana Brnabiq u tregua bashkëpunuese. Ajo është e gatshme të përmbushë gjithçka që thotë shefi kryesor dhe në fund të fundit ka qenë politikania e parë që iu drejtua Aleksandar Vuçiqit si ‘bos’”, thekson Nedim Sejdinoviq.

Bojan Klaçar tërheq vëmendjen se “Ana Brnabiq tashmë ka përvojë serioze politike dhe gëzon besimin e madh personal të Aleksandar Vuçiqit”. Nga ana tjetër, duket se eksperimentimi me disa emra të rinj në këtë moment do të ishte më pak i dobishëm për partinë në pushtet, duke pasur parasysh të gjitha sfidat, me të cilat do të përballet Serbia”.

Ivica Dacic-DW Interview

“Qeverisja konfuze”

Një politikë “balancuese” mund të pritet edhe në qeverinë e re. Praktikisht, kjo do të nënkuptonte se Serbia do të kishte sërish në qeverinë e re politikanë “pro rusë”, “pro amerikanë”, “antievropianë” ose “proeuropianë”.

“Një qeveri konfuze dhe një politikë konfuze është diçka që i përshtatet plotësisht Vuçiqit”, vlerëson Sejdinoviq dhe shton se “në këtë moment, kjo politikë e ngatërruar ka dhënë rezultat në të kaluarën, sepse ajo ka qenë pak pro-evropiane, pak pro-ruse apo pro-kineze, e ndonjëherë pro-arabe apo anti-evropiane”.

Bojan Klaçar është optimist se qeveria e re do të merret shumë më tepër me politikën e jashtme dhe me integrimet evropiane dhe se “për rrjedhojë do të ketë një numër të madh ndryshimesh të ministrave në qeverinë e re”. “Është gjithashtu shumë e mundshme që të ketë edhe surpriza në qeveri”, mendon ai./DW

Next Post
Manastirliu në Orikum: 40 qendra të reja shëndetësore rehabilitohen këtë vit

Manastirliu në Orikum: 40 qendra të reja shëndetësore rehabilitohen këtë vit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In