• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj i dorëzon “Medaljen e mirënjohjes” violinistit shqiptar: Frymëzim për artistët e rinj

by Aalison Pearse Stevens
16/05/2019 18:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Violinisti shqiptar me famë botërore, Tedi Papavrami dhe pianisti François Frederic-Guy sollën mjeshtërisht për publikun kryeqytetas në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales Orthodokse tingujt e sonatave më të njohura të Ludëig van Beethoven.

Pas koncertit, Papavrami u prit në një takim nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi talentin e violinistit shqiptar, i cili tashmë është edhe një frymëzim i jashtëzakonshëm për artistët e rinj. “Sa herë vjen në Tiranë, kthimin tënd mijëra njerëz e shohin si një kthim tek rrënjët, si një model frymëzimi”, tha Veliaj. Në emër të qytetarëve të Tiranës, ai i dorëzoi artistit “Medaljen e mirënjohjes” dhe e falenderoi për vëmendjen e vazhdueshme që tregon për vendin e tij.

“Si kryetar të jap medaljen e mirënjohjes së Bashkisë së Tiranës. Unë e di që ti i përket gjithë Shqipërisë, gjithë Evropës dhe gjithë botës sot, me aq i madh sa je bërë, por gjithmonë ne të Tiranës na pëlqen të të quajmë më tonin, se sa të tjerët, dhe besoj se mund të mburremi sadopak, që një djalë i qytetit tonë na ka bërë kaq krenarë.

Të falenderoj shumë në emër të të gjithë qytetit sepse pavarësisht sa lart fluturon, gjithmonë i ke sytë, veshët, mendjen mbrapa. Faleminderit që na sjell hir në qytetin tonë, sa herë kthehesh këtu”, u shpreh kreu i Bashkisë së Tiranës. Mes emocioneve për këtë vlerësim, Papavrami falenderoi kryebashkiakun Veliaj për nderimin që iu bë.

“E ndiej veten krenar dhe të prekur nga ky gjest. Shumë faleminderit”, tha ai. Tedi Papavrami ka interpretuar në Europë, Afrikën e Jugut, Turqi, Japoni, Izrael, me orkestra të njohura si Orchestra di Bologna, Bamberger Symphoniker, etj. Ka interpretuar nën drejtimin e dirigjentëve të njohur si K. Sanderling, C. Hogëood, A. Pappano, L. Langree, G. Varga, Z. Macal, J. C. Casadesus, etj./ i.h

Next Post
Trump kërkon marrëveshje me Kinën dhe Rusinë për kontrollin e armëve

Trump ka në plan që të aplikojë sistem meritash për emigrantët në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pedagogët politikë, por pa alternativë politike

October 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 21 Tetor 2026

October 20, 2026
Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

Udhëheqësi i sektit famëkeq shpallet fajtor për vrasjen e 191 personave, shumica e viktimave ishin fëmijë

October 20, 2026
Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

Rafte bosh dhe çmime marramendëse në Itali, domatet importohen nga Shqipëria

October 20, 2026
Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

October 20, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

October 20, 2026
Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

October 20, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!

October 20, 2026
Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

October 20, 2026
Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com